Manualet dhe Thirrjet
10. Kuorumet e Priftërisë Aarone


“10. Kuorumet e Priftërisë Aarone”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).

“10. Kuorumet e Priftërisë Aarone”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm

të rinj në kishë

10.

Kuorumet e Priftërisë Aarone

10.1

Qëllimi dhe Organizimi

10.1.1

Qëllimi

Qëllimi i një kuorumi është që t’i ndihmojë mbajtësit e priftërisë të punojnë së bashku për të marrë pjesë në veprën Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin.

10.1.2

Tema e Kuorumeve të Priftërisë Aarone

“Unë jam një bir i dashur i Perëndisë dhe Ai ka një punë për mua që ta bëj.

Me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën time, unë do ta dua Perëndinë, do t’i mbaj besëlidhjet e mia dhe do ta përdor priftërinë e Tij që t’u shërbej të tjerëve, duke filluar nga vetë shtëpia ime.

Teksa përpiqem fort të shërbej, të ushtroj besim, të pendohem dhe të përmirësohem çdo ditë, unë do të kualifikohem që të marr bekimet e tempullit dhe gëzimin e përhershëm të ungjillit.

Unë do të përgatitem që të bëhem një misionar i zellshëm, një bashkëshort besnik dhe një atë i dashur duke qenë një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit.

Unë do të ndihmoj për ta përgatitur botën për kthimin e Shpëtimtarit duke i ftuar të gjithë që të vijnë te Krishti dhe të marrin bekimet e Shlyerjes së Tij.”

10.1.3

Kuorumet

10.1.3.1

Kuorumi i Dhjakëve

Të rinjtë bashkohen me kuorumin e dhjakëve duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 12 vjeç. Në këtë kohë, ata gjithashtu kanë të drejtën të shugurohen dhjakë, në qoftë se janë të përgatitur dhe të denjë.

Detyrat e një dhjaku përshkruhen te Doktrina e Besëlidhje 20:57–59; 84:111. Detyra të tjera përfshijnë shpërndarjen e sakramentit dhe të ndihmuarit e peshkopit në “administrimin e të gjitha gjërave tokësore” (Doktrina e Besëlidhje 107:68).

10.1.3.2

Kuorumi i Mësuesve

Të rinjtë bashkohen me kuorumin e mësuesve duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 14 vjeç. Në këtë kohë, ata gjithashtu kanë të drejtën të shugurohen mësues, në qoftë se janë të përgatitur dhe të denjë.

Mësuesit kanë të njëjtat detyra sikurse dhjakët. Ata gjithashtu përgatitin sakramentin dhe shërbejnë si vëllezër shërbestarë. Detyrat shtesë përshkruhen te Doktrina e Besëlidhje 20:53–59; 84:111.

10.1.3.3

Kuorumi i Priftërinjve

Të rinjtë bashkohen me kuorumin e priftërinjve duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 16 vjeç. Në këtë kohë, ata gjithashtu kanë të drejtën të shugurohen priftërinj, në qoftë se janë të përgatitur dhe të denjë.

Priftërinjtë kanë të njëjtat detyra sikurse dhjakët dhe mësuesit. Detyrat shtesë përshkruhen te Doktrina e Besëlidhje 20:46–52, 73–79.

10.1.4

Çelësat e Priftërisë

Për më shumë informacion rreth këtyre çelësave, shihni te 3.4.1.

10.1.5

Përshtatja e Kuorumeve sipas Nevojave Vendore

Në një lagje ose degë me pak të rinj, kuorumet e Priftërisë Aarone mund të mblidhen së bashku për udhëzim dhe aktivitete.

10.2

Pjesëmarrja në Veprën e Perëndisë për Shpëtimin dhe Ekzaltimin

10.2.1

Të Jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit

10.2.1.2

Të Mësuarit e Ungjillit

Mbledhjet e kuorumeve zhvillohen në të dielat e dyta dhe të katërta të muajit. Ato zgjatin 50 minuta. Një anëtar i presidencës së kuorumit (ose njëri nga ndihmësit e peshkopit në kuorumin e priftërinjve) e drejton mbledhjen. Ai e udhëheq kuorumin në përsëritjen e temës dhe këshillimin së bashku rreth caktimeve, detyrave dhe çështjeve të tjera.

Një anëtar i kuorumit ose një udhëheqës në moshë madhore më pas udhëheq mësimdhënien për ungjillin.

10.2.1.3

Shërbimi dhe Aktivitetet

Shërbimi dhe aktivitetet duhet të krijojnë dëshmitë, të forcojnë familjet, të krijojnë unitet në kuorume dhe të sigurojnë mundësi për t’i bekuar të tjerët.

Disa shërbime dhe aktivitete duhet të përfshijnë si të rinj edhe të reja, veçanërisht për të rinjtë e të rejat më të mëdhenj në moshë.

Aktivitetet Vjetore. Përveç aktiviteteve të rregullta të rinisë, çdo vit të rinjtë mund të marrin pjesë edhe në sa vijon:

  • Një kamp për kuorumet e Priftërisë Aarone (shihni te Udhëzuesi për Kampin e Kuorumeve të Priftërisë Aarone).

  • Një konferencë lagjeje ose kunji për rininë ose një konferencë Për Forcën e Rinisë (FSY).

10.2.1.4

Zhvillimi Vetjak

Gjatë përpjekjeve të tyre për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari, të rinjtë dhe të rejat ftohen të vendosin synime që të rriten nga ana shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale (shihni te Lluka 2:52).

Për më shumë informacion, shihni te ChildrenandYouth.ChurchofJesusChrist.org.

10.2.2

Përkujdesja për Njerëzit Nevojtarë

Mbajtësit e Priftërisë Aarone e ndihmojnë peshkopin në “administrimin e të gjitha gjërave tokësore” (Doktrina e Besëlidhje 107:68). Ata duhet të kenë mundësi të rregullta për t’u shërbyer të tjerëve në familjet e tyre, si dhe të shërbejnë me familjet e tyre, gjatë aktiviteteve të rinisë dhe kur janë vetëm.

10.2.2.1

Dhënia e Shërbesës

Mbajtësit e Priftërisë Aarone marrin detyra për dhënie shërbese duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 14 vjeç. Për më shumë informacion, shihni te kapitulli 21.

10.2.3

Ftesa ndaj të Gjithë Njerëzve që ta Pranojnë Ungjillin

Mbajtësit e Priftërisë Aarone kanë një detyrë që t’i “ftojnë të gjithë të vijnë te Krishti” (Doktrina e Besëlidhje 20:59).

Prindërit dhe udhëheqësit i nxitin të rinjtë që të përgatiten për të shërbyer në misione kohëplota dhe për ta shpërndarë ungjillin gjatë gjithë jetës së tyre.

10.2.4

Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë

Mbajtësit e Priftërisë Aarone mund të ndihmojnë në shumë mënyra për t’i bashkuar familjet për përjetësinë.

  • Të nderojnë prindërit e tyre dhe të japin një shembull të të jetuarit si Krishti në shtëpinë e tyre.

  • Të përgatiten për të marrë ordinanca në tempull, përfshirë martesën e përjetshme.

  • Të përcaktojnë paraardhësit që kanë nevojë për ordinanca në tempull (shihni te FamilySearch.org).

  • Të marrin pjesë në pagëzime dhe konfirmime për të vdekurit aq shpesh sa ta lejojnë rrethanat.

10.3

Peshkopata

Përgjegjësia kryesore e peshkopit është të kujdeset për brezin e ri në lagjen e tij. Ai i mëson emrat e tyre dhe i kupton rrethanat në shtëpitë e tyre. Ai i frekuenton rregullisht aktivitetet e tyre dhe mbledhjet e tyre të dielën.

Peshkopi është presidenti i kuorumit të priftërinjve.

Këshilltari i parë në peshkopatë ka përgjegjësi për kuorumin e mësuesve. Këshilltari i dytë ka përgjegjësi për kuorumin e dhjakëve.

Peshkopata ka përgjegjësitë e mëposhtme shtesë për kuorumet e Priftërisë Aarone:

  • Të takohet me secilin të ri të paktën dy herë në vit (shihni te 31.3.1).

  • T’i ndihmojë të rinjtë për të marrë Priftërinë Melkizedeke.

  • Të mbikëqyrë dokumentet, raportet dhe financat e kuorumeve të Priftërisë Aarone.

Këshilluesit dhe specialistët e kuorumeve ndihmojnë për këto përgjegjësi siç kërkohet.

10.4

Udhëheqësit e Kuorumeve të Të Rinjve

10.4.1

Thirrja, Mbështetja dhe Veçimi

Peshkopi thërret një ose dy priftërinj që të jenë ndihmësit e tij në udhëheqjen e kuorumit të priftërinjve.

Një anëtar i peshkopatës thërret presidentët e kuorumeve të dhjakëve dhe të mësuesve. Kur ka mjaft mbajtës të Priftërisë Aarone që të shërbejnë, këta të rinj me lutje i marrin në konsideratë anëtarët e kuorumit për t’i rekomanduar si këshilltarë dhe një sekretar.

Pas dhënies së këtyre thirrjeve, një anëtar i peshkopatës i paraqet udhëheqësit e kuorumeve të të rinjve për mbështetje në mbledhjen e kuorumeve të tyre. Peshkopi i veçon ndihmësit e tij dhe presidentët e kuorumeve të dhjakëve dhe të mësuesve. Ai ua jep çelësat e priftërisë presidentëve të kuorumeve. Ai mund t’i caktojë këshilltarët e tij që të veçojnë anëtarët e tjerë të presidencave dhe sekretarët.

10.4.2

Përgjegjësitë

  • Të udhëheqin përpjekjet e kuorumit për të marrë pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin (shihni te kapitulli 1).

  • Të arrijnë ta njohin dhe t’i shërbejnë secilit anëtar të kuorumit, përfshirë ata që nuk i frekuentojnë mbledhjet e kuorumit.

  • Të shërbejnë në këshillin e lagjes për rininë (shihni te 10.4.4).

  • T’u mësojnë anëtarëve të kuorumit detyrat e tyre të priftërisë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 107:85–88).

  • Të planifikojnë e të drejtojnë mbledhje të kuorumit (shihni te 10.2.1.2).

  • Të planifikojnë e të kryejnë shërbimin dhe aktivitete të kuorumit (shihni te 10.2.1.3).

10.4.3

Mbledhja e Presidencës së Kuorumit

Presidencat e kuorumeve të Priftërisë Aarone mblidhen rregullisht. Presidenti i kuorumit i drejton këto mbledhje. Të paktën dy persona në moshë madhore janë të pranishëm – një anëtar i peshkopatës, një këshillues ose një specialist.

10.4.4

Këshilli i Lagjes për Rininë

Shihni te 29.2.6 për më shumë informacion rreth këshillit të lagjes për rininë.

10.8

Orientime dhe Rregullore Shtesë

10.8.1

Mbrojtja e Rinisë

Kur personat në moshë madhore po ndërveprojnë me rininë në mjediset e Kishës, duhet të jenë të pranishëm të paktën dy persona të përgjegjshëm në moshë madhore.

Të gjithë personat në moshë madhore që punojnë me rininë, duhet ta kryejnë trajnimin për mbrojtjen e fëmijëve dhe rinisë brenda një muaji nga dita e mbështetjes (ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org).