Manualet dhe Thirrjet
9. Shoqata e Ndihmës


“9. Shoqata e Ndihmës”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).

“9. Shoqata e Ndihmës”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm

gra duke studiuar shkrimet e shenjta

9.

Shoqata e Ndihmës

9.1

Qëllimi dhe Organizimi

9.1.1

Qëllimi

Profeti Jozef Smith dha mësim se qëllimi i Shoqatës së Ndihmës është të shpëtojë shpirtrat dhe të lehtësojë vuajtjen.

Motoja e Shoqatës së Ndihmës është “Dashuria [hyjnore] nuk lig[ë]shtohet kurrë” (1 Korintasve 13:8).

9.1.2

Anëtarësia në Shoqatën e Ndihmës

Një e re mund ta fillojë frekuentimin e Shoqatës së Ndihmës kur mbush moshën 18 vjeçe. Kur mbush moshën 19 vjeçe ose kur largohet nga shtëpia, si në rastet kur ndjek një universitet apo kur shërben në mision, ajo duhet të marrë pjesë në Shoqatën e Ndihmës.

Gratë e martuara nën moshën 18 vjeçe gjithashtu janë anëtare të Shoqatës së Ndihmës.

9.2

Pjesëmarrja në Veprën e Perëndisë për Shpëtimin dhe Ekzaltimin

3:31

9.2.1

Të Jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit

9.2.1.2

Mësimdhënia e Ungjillit në Mbledhjet e Shoqatës së Ndihmës

Mbledhjet zhvillohen të dielat e dyta dhe të katërta të muajit. Ato zgjatin 50 minuta. Këto mbledhje i planifikon presidenca e Shoqatës së Ndihmës. Një anëtare e presidencës drejton.

Mbledhjet e Shoqatës së Ndihmës përqendrohen tek temat në një ose më shumë biseda nga konferenca e përgjithshme më e fundit.

9.2.1.3

Aktivitetet

Presidencat e Shoqatave të Ndihmës mund të planifikojnë aktivitete. Shumica e aktiviteteve nuk zhvillohen të dielave ose në mbrëmjet e të hënave.

9.2.2

Përkujdesja për Njerëzit Nevojtarë

2:46

9.2.2.1

Dhënia e Shërbesës

Motrat marrin nga presidenca e Shoqatës së Ndihmës caktimet për dhënien e shërbesës. Për më shumë informacion, shihni te kapitulli 21.

9.2.2.2

Nevojat Afatshkurtra

Motrat shërbestare përpiqen t’i kuptojnë dhe t’u përgjigjen nevojave të njerëzve të cilëve u shërbejnë. Anëtareve mund t’u nevojitet ndihmë afatshkurtër në kohë sëmundjeje, lindjeje, vdekjeje, humbjeje të punësimit dhe rrethana të tjera.

Kur nevojitet, motrat shërbestare i kërkojnë ndihmë presidencës së Shoqatës së Ndihmës.

9.2.2.3

Nevojat Afatgjata dhe Mbështetja te Vetja

Siç bashkërendohet nga peshkopi, presidencat e Shoqatës së Ndihmës dhe të kuorumit të pleqve i ndihmojnë anëtarët për nevojat afatgjata dhe mbështetjen te vetja.

Presidentja e Shoqatës së Ndihmës, presidenti i kuorumit të pleqve ose një udhëheqës tjetër e ndihmon personin ose familjen që të zhvillojë një Plan të Mbështetjes te Vetja.

9.2.2.4

Kur Vdes një Anëtar/e i/e Lagjes

Kur vdes një anëtar/e i/e lagjes, presidencat e Shoqatës së Ndihmës dhe të kuorumit të pleqve ofrojnë ngushëllim dhe ndihmë. Nën udhërrëfimin e peshkopit, ato mund të ndihmojnë për ceremoninë e varrimit.

Për më shumë informacion, shihni te 38.5.8.

9.2.3

Ftesa ndaj të Gjithë Njerëzve që ta Pranojnë Ungjillin

Presidentja e Shoqatës së Ndihmës cakton një anëtare të presidencës që të ndihmojë për të udhëhequr përpjekjet për të shpërndarë ungjillin në lagje. Ajo punon me anëtarin e caktuar nga presidenca e kuorumit të pleqve për t’i bashkërenduar këto përpjekje (shihni te 23.5.2).

9.2.4

Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë

Presidentja e Shoqatës së Ndihmës cakton një anëtare të presidencës që të ndihmojë për ta udhëhequr punën për në tempull dhe për historinë familjare në lagje. Ajo punon me anëtarin e caktuar nga presidenca e kuorumit të pleqve për t’i bashkërenduar këto përpjekje (shihni te 25.2.2).

9.3

Udhëheqëset e Shoqatës së Ndihmës

9.3.1

Peshkopi

Peshkopi zakonisht takohet me presidenten e Shoqatës së Ndihmës të paktën një herë në muaj. Ata diskutojnë për veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin, përfshirë shërbimin e motrave shërbestare.

9.3.2

Presidenca e Shoqatës së Ndihmës

9.3.2.1

Thirrja e një Presidence të Shoqatës së Ndihmës

Peshkopi thërret një grua që të shërbejë si presidente e Shoqatës së Ndihmës të lagjes. Nëse njësia është mjaft e madhe, ajo i rekomandon atij një ose dy gra që të shërbejnë si këshilltaret e saj.

Disa njësi të vogla mund të mos kenë një presidente të Të Rejave ose të Fillores. Në këto njësi, presidentja e Shoqatës së Ndihmës mund t’i ndihmojë prindërit që të planifikojnë udhëzimet për rininë dhe fëmijët.

9.3.2.2

Përgjegjësitë

Presidentja e Shoqatës së Ndihmës ka përgjegjësitë vijuese. Këshilltaret e saj e ndihmojnë atë.

  • Shërben në këshillin e lagjes.

  • Udhëheq përpjekjet e Shoqatës së Ndihmës për të marrë pjesë në veprën e shpëtimit dhe të ekzaltimit (shihni te kapitulli 1).

  • Organizon dhe mbikëqyr shërbimin e motrave shërbestare.

  • Nën udhërrëfimin e peshkopit, këshillohet me anëtarë në moshë madhore të lagjes.

    3:16
  • Bashkërendon përpjekjet e Shoqatës së Ndihmës për t’i forcuar motrat e reja në moshë madhore në lagje, si beqare edhe të martuara.

  • Takohet me secilën anëtare të Shoqatës së Ndihmës individualisht të paktën një herë në vit.

  • Mbikëqyr dokumentet, raportet dhe financat e Shoqatës së Ndihmës (shihni te LCR.ChurchofJesusChrist.org).

9.3.2.3

Mbledhja e Presidencës

Presidenca e Shoqatës së Ndihmës dhe sekretarja takohen rregullisht. Këto mbledhje i drejton presidentja. Rendi i ditës mund të përfshijë pikat vijuese:

  • Të planifikojnë se si t’i forcojnë motrat dhe familjet e tyre.

  • Të bashkërendojnë punën misionare, punën në tempull dhe për historinë familjare.

  • T’u përgjigjen detyrave nga mbledhjet e këshillit të lagjes.

  • Të rishikojnë informacionin nga intervistat për dhënien e shërbesës.

  • Të marrin në konsideratë motra që të shërbejnë në thirrjet dhe caktimet e Shoqatës së Ndihmës.

  • Të planifikojnë mbledhje dhe aktivitete të Shoqatës së Ndihmës.

9.3.3

Sekretarja

Presidenca e Shoqatës së Ndihmës mund të rekomandojë një motër që të shërbejë si sekretarja e Shoqatës së Ndihmës.

9.4

Ndihma ndaj Të Rejave që të Përgatiten për të Marrë Pjesë në Shoqatën e Ndihmës

Presidenca e Shoqatës së Ndihmës punon me të rejat, prindërit e tyre dhe udhëheqëset e Të Rejave për t’i ndihmuar të rejat që të përgatiten për të marrë pjesë në Shoqatën e Ndihmës.

Udhëheqëset gjithashtu sigurojnë mundësi të vazhdueshme që të rejat dhe motrat e Shoqatës së Ndihmës të zhvillojnë marrëdhënie. Shërbimi së bashku si motra shërbestare është një mënyrë e vlefshme për të krijuar lidhje.

9.6

Orientime dhe Rregullore Shtesë

9.6.2

Shkrim e Këndim

Sipas nevojës, presidenca e Shoqatës së Ndihmës punon me peshkopin, presidencën e kuorumit të pleqve dhe këshillin e lagjes për t’i ndihmuar anëtarët/et të mësojnë të shkruajnë e të lexojnë.