Manualet dhe Thirrjet
17. Mësimdhënia e Ungjillit


“17. Mësimdhënia e Ungjillit”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).

“17. Mësimdhënia e Ungjillit”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm

një nënë duke mësuar të birin

17.

Mësimdhënia e Ungjillit

Ne e japim mësim ungjillin për t’i ndihmuar njerëzit që ta forcojnë besimin e tyre tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

17.1

Parimet e Mësimdhënies si të Krishtit

Kur e japin mësim ungjillin, prindërit, mësuesit dhe udhëheqësit ndjekin shembullin e Jezu Krishtit, i cili është Mësuesi Mjeshtër.

Udhëheqësit u flasin për parimet vijuese të mësimdhënies si të Krishtit mësuesve në organizatat e tyre. Këto parime shpjegohen me më shumë hollësi te manuali Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit.

3:46

17.1.1

Duajini Njerëzit të Cilëve u Jepni Mësim

Gjithçka që bën Shpëtimtari, është shprehje e dashurisë së Tij (shihni te 2 Nefi 26:14).

3:20

17.1.2

Jepni Mësim me Anë të Shpirtit

Mësuesit kërkojnë udhërrëfimin e Shpirtit teksa përgatiten, japin mësim dhe përpiqen fort të jetojnë të denjë për ndikimin e Tij çdo ditë.

3:47

17.1.3

Jepeni Mësim Doktrinën

Duke ndjekur shembullin e Shpëtimtarit, mësuesit përqendrohen tek të vërtetat thelbësore, shpëtuese të ungjillit. Ata japin mësim duke përdorur shkrimet e shenjta, mësimet e profetëve të ditëve të mëvonshme dhe materialet e miratuara të programit mësimor.

3:33

17.1.4

Ftoni të Mësuarit me Zell

Mësuesit i nxitin anëtarët që të jenë të përgjegjshëm për të mësuarit e tyre vetjak.

17.2

Të Mësuarit dhe Mësimdhënia e Ungjillit të Përqendruar te Shtëpia

Udhëheqësit dhe mësuesit e Kishës nxitin dhe përkrahin të mësuarit dhe mësimdhënien e ungjillit të përqendruar te shtëpia.

Udhëheqësit dhe mësuesit i nxitin anëtarët që të kërkojnë frymëzimin e tyre vetjak rreth mënyrës se si ta studiojnë dhe japin mësim ungjillin. Burimet e tyre kryesore duhet të jenë shkrimet e shenjta dhe mesazhet e konferencave të përgjithshme.

3:36

17.3

Përgjegjësitë e Udhëheqësve

  • Të japin një shembull duke e mësuar vetë dhe duke e dhënë mësim ungjillin sipas mënyrës së Shpëtimtarit.

  • Të sigurohen që mësimdhënia në organizatat e tyre ndërton besim dhe është e saktë nga ana doktrinore.

  • T’u japin përkrahje të vazhdueshme mësuesve në organizatat e tyre.

17.4

Mbledhjet e Këshillit të Mësuesve

Në mbledhjet e këshillit të mësuesve, mësuesit këshillohen së bashku rreth parimeve të mësimdhënies si Krishti. Ata gjithashtu këshillohen rreth mënyrës se si ta përmirësojnë të mësuarit dhe mësimdhënien e ungjillit. Ata përdorin si burim manualin Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit.

Mbledhjet e këshillit të mësuesve mbahen çdo tre muaj gjatë orës mësimore 50‑minutëshe të dielën.

6:7