Manualet dhe Thirrjet
34. Financat dhe Kontrollet Financiare


“34. Financat dhe Kontrollet Financiare”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).

“34. Financat dhe Kontrollet Financiare”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm

fëmijë duke mbajtur një zarf

34.

Financat dhe Kontrollet Financiare

34.0

Parathënia

Të dhjetat dhe ofertat lejojnë që Kisha të vijojë me punën e Zotit për shpëtimin dhe ekzaltimin (shihni te 1.2). Këto fonde janë të shenjta. Ato përfaqësojnë sakrificën dhe besimin e anëtarëve te Kisha (shihni te Marku 12:41–44).

34.2

Udhëheqja për Financat e Lagjes

34.2.1

Peshkopata

Peshkopi ka përgjegjësitë vijuese për financat e lagjeve. Ai ia delegon një pjesë të kësaj pune këshilltarëve dhe nëpunësve të tij.

Peshkopi:

  • U mëson anëtarëve dhe i frymëzon ata që të paguajnë një të dhjetë të plotë dhe të japin oferta bujare (shihni te 34.3).

  • Sigurohet që fondet e lagjes trajtohen siç duhet dhe për to jepet llogari (shihni te 34.5).

  • Shqyrton deklaratën financiare çdo muaj dhe sigurohet që çfarëdo problemi të zgjidhet menjëherë.

  • Sigurohet që udhëheqësit dhe nëpunësit e organizatave të mësojnë përgjegjësinë e tyre për fondet e shenjta të Kishës.

  • Përgatit dhe administron buxhetin vjetor të lagjes (shihni te 34.6).

  • Takohet me anëtarët e lagjes çdo vit për të marrë deklarimin e tyre të së dhjetës.

34.2.2

Nëpunësit e Lagjes

Peshkopi cakton nëpunësin e lagjes ose një ndihmësnëpunës të lagjes që të ndihmojë për mbajtjen e dokumenteve financiare të lagjes. Nëpunësit i ndjekin me kujdes rregulloret aktuale për të ruajtur fondet e Kishës dhe për t’u siguruar që dokumentet e Kishës të jenë të sakta.

Nëpunësi ka përgjegjësitë vijuese:

  • Regjistron dhe depoziton me një anëtar të peshkopatës çdo fond që merret.

  • Shqyrton deklaratën financiare çdo muaj dhe sigurohet që çfarëdo problemi të zgjidhet menjëherë.

  • Ndihmon peshkopatën të përgatitë buxhetin vjetor të lagjes (shihni te 34.6.1 dhe 34.6.2).

  • Sigurohet që anëtarët të kenë të drejtë hyrjeje në deklaratat e kontributeve të tyre dhe ndihmë sipas nevojës.

Nëpunësit duhet të mbajnë Priftërinë Melkizedeke dhe të kenë një rekomandim aktual tempulli.

34.3

Kontributet

34.3.1

E Dhjeta

E dhjeta është dhurimi i një të dhjetës së të ardhurave Kishës së Perëndisë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 119:3–4; interes kuptohet se do të thotë e ardhura). Të gjithë anëtarët që kanë të ardhura, duhet ta paguajnë të dhjetën.

34.3.1.2

Deklarimi i së Dhjetës

Peshkopi takohet me secilin anëtar gjatë dy muajve të fundit të çdo viti për të marrë deklarimin e tij ose të saj të së dhjetës.

Të gjithë anëtarët ftohen të takohen me peshkopin që:

  • T’i deklarojnë peshkopit gjendjen e tyre si pagues të së dhjetës.

  • Të sigurohen që dokumentet e kontributeve janë të sakta.

Kurdoherë që është e mundur, të gjithë pjesëtarët e një familjeje, përfshirë fëmijët, duhet të marrin pjesë së bashku.

34.3.2

Ofertat e Agjërimit

Udhëheqësit e Kishës i nxitin anëtarët që ta jetojnë ligjin e agjërimit. Kjo përfshin dhënien e një oferte agjërimi bujare (shihni te 22.2.2).

Orientimet për të përdorur fondet e ofertave të agjërimit jepen te 22.5.2.

34.3.3

Fondet për Misionarët

Kontributet për fondin e misionarëve të lagjes përdoren kryesisht për të përmbushur zotimet për kontribut për misionarët kohëplotë nga lagjja.

Kontributet për Fondin e Përgjithshëm të Misionarëve përdoren nga Kisha në përpjekjet e saj të përgjithshme misionare.

34.3.7

Kontributet Nuk Mund të Rikthehen

Kur të dhjetat dhe oferta të tjera i jepen Kishës, ato i përkasin Zotit. Ato i janë kushtuar Atij.

Presidentët e kunjeve dhe peshkopët i informojnë ata që kontribuojnë të dhjeta dhe oferta, se këto kontribute nuk mund të rikthehen.

34.4

Konfidencialiteti për të Dhjetën dhe Ofertat e Tjera

Shuma e së dhjetës dhe ofertave të tjera të paguara nga një dhurues është konfidenciale. Vetëm peshkopi dhe ata që autorizohen për t’u marrë me këto kontribute ose për t’i parë ato, duhet të lejohen për ta përdorur këtë informacion.

34.5

Trajtimi i Fondeve të Kishës

Presidenti i kunjit dhe peshkopi sigurohen që të gjitha fondet e Kishës trajtohen siç duhet. Peshkopatat dhe nëpunësit nxiten të rishikojnë materialin filmik: “Fonde të Shenjta, Përgjegjësi të Shenjta” të paktën një herë në vit.

23:4

34.5.1

Parimi i Shoqërimit

Parimi i shoqërimit kërkon dy persona – një anëtar të peshkopatës dhe një nëpunës ose dy anëtarë të peshkopatës – që të përfshihen aktivisht kur regjistrohen dhe shpërndahen fondet e Kishës.

Udhëheqësit duhet t’i mbrojnë dhe të mos i tregojnë asnjëherë fjalëkalimet e tyre (shihni te 33.9.1.1).

34.5.2

Marrja e Së Dhjetës dhe Ofertave të Tjera

Zoti u ka dhënë peshkopëve mirëbesimin e shenjtë për të marrë të dhjetat dhe ofertat e tjera të shenjtorëve dhe për të qenë përgjegjës për to (shihni te Doktrina e Besëlidhje 42:30–33; 119). Vetëm peshkopi dhe këshilltarët e tij mund t’i marrin të dhjetat dhe ofertat e tjera. Në asnjë rrethanë nuk duhet t’i marrin këto kontribute bashkëshortet e tyre, pjesëtarë të tjerë të familjeve të tyre, nëpunësit ose anëtarë të tjerë të lagjes.

34.5.3

Verifikimi dhe Regjistrimi i Së Dhjetës dhe Ofertave të Tjera

Kontributet duhet të verifikohen dhe regjistrohen të dielën që merren. Një anëtar i peshkopatës dhe një nëpunës, ose dy anëtarë të peshkopatës, e hapin së bashku çdo zarf. Ata verifikojnë se fondet e futura aty janë të njëjta me shumën e shkruar në formularin “E Dhjeta dhe Oferta të Tjera”. Ata e regjistrojnë siç duhet çdo dhurim. Nëse fondet dhe shuma e shkruar ndryshojnë, ata vihen në kontakt me dhuruesin sa më shpejt që të jetë e mundur për ta zgjidhur mospërputhjen.

34.5.4

Depozitimi i Së Dhjetës dhe Ofertave të Tjera

Një depozitim duhet të përgatitet pasi të sigurohet që shumat e regjistruara përputhen me fondet e marra.

Atje ku një depozitim bankar 24‑orësh është në dispozicion, anëtari i peshkopatës dhe një mbajtës tjetër i Priftërisë Melkizedeke, i depozitojnë fondet në bankë në të njëjtën ditë kur fondet hapen dhe verifikohen.

Atje ku një depozitim bankar 24‑orësh nuk është në dispozicion dhe banka është e mbyllur të dielën, peshkopi cakton një mbajtës të Priftërisë Melkizedeke që ta bëjë depozitimin ditën tjetër të punës. Ai duhet:

  • Të sigurohet që fondet të mbahen të sigurta derisa të depozitohen.

  • Të marrë një dëftesë depozitimi që tregon datën dhe shumën e depozitimit.

34.5.5

Ruajtja e Fondeve të Kishës

Anëtarët që janë përgjegjës për fondet e Kishës, duhet të mos i lënë ato kurrë në shtëpinë e mbledhjeve gjatë natës ose t’i lënë të pambikëqyrura për ndonjë çast, të tillë si gjatë mbledhjeve dhe aktiviteteve.

34.5.7

Administrimi i Pagesave të Kunjeve dhe Lagjeve

Asnjë shpenzim i kunjit apo i lagjes nuk mund të ndodhë ose të paguhet pa autorizimin e drejtuesit kryesues.

Dy udhëheqës të autorizuar duhet ta miratojnë çdo pagesë. Njëri prej tyre duhet të jetë anëtar i presidencës së kunjit ose i peshkopatës. Ndonëse këshilltarët mund të autorizohen që t’i miratojnë pagesat, presidenti i kunjit ose peshkopi mund ta shqyrtojnë çdo pagesë. Udhëheqësit nuk duhet ta miratojnë një pagesë për veten e tyre.

Kërkohet miratimi me shkrim i presidentit të kunjit përpara se një peshkop të mund t’i përdorë ofertat e agjërimit ose të miratojë një fletëporosi të peshkopit për veten ose familjen e tij. Kërkohet miratimi me shkrim nga një anëtar i Presidencës së Zonës para se një peshkop të mund t’i përdorë ofertat e agjërimit ose të miratojë fletëporosinë e peshkopit për presidentin e kunjit ose familjen e tij. Shihni te 22.5.1.2 për orientime.

Një anëtar që kërkon rimbursim, jep një kopje fizike ose elektronike të çdo fature apo dëftese. Ai ose ajo gjithashtu përfshin qëllimin, shumën dhe datën e blerjes.

Nëse një anëtari i jepen fonde paradhënie, ai dorëzon një formular për kërkesë pagese, duke vënë në dukje qëllimin, shumën dhe datën. Pasi është paguar shpenzimi, anëtari më pas: 1) jep dëftesat ose faturat për fondet e shpenzuara dhe 2) rikthen çfarëdo fondesh të pashpenzuara. Fondet e rikthyera duhet të ridepozitohen.

34.5.9

Mbajtja e Dokumenteve Financiare

Çdo kunj dhe lagje duhet të mbajë dokumente të përditësuara e të sakta financiare.

Për informacion rreth përdorimit dhe ruajtjes së dokumenteve dhe raporteve, nëpunësit duhet t’u referohen udhëzimeve nga zyrat qendrore të Kishës ose zyra e zonës. Dokumentet financiare duhet të ruhen për të paktën tre vjet plus vitin aktual.

34.6

Buxheti dhe Shpenzimet

Programi për buxhetin e lejuar siguron që fondet e përgjithshme të Kishës të paguajnë për aktivitetet dhe programet e kunjeve dhe të lagjeve.

Pjesa më e madhe e aktiviteteve duhet të jenë të thjeshta dhe të kenë kosto të vogël ose të jenë pa kosto.

34.6.1

Buxhetet e Kunjeve dhe të Lagjeve

Çdo kunj dhe lagje përgatit dhe mban një buxhet vjetor. Presidenti i kunjit administron buxhetin e kunjit dhe peshkopi administron buxhetin e lagjes.

Orientimet renditen më poshtë:

  • Shqyrtojnë shumat e shpenzuara gjatë vitit të mëparshëm për t’u siguruar se janë marrë parasysh shpenzimet që përsëriten rregullisht.

  • U kërkojnë organizatave t’i vlerësojnë nevojat e tyre buxhetore me hollësi.

  • Përpilojnë buxhetin duke përdorur praktikat e miratuara për buxhetin.

34.6.2

Buxheti i Lejuar

34.6.2.1

Shpërndarja e Buxhetit

Fondet buxhetore shpërndahen çdo tre muaj bazuar në pjesëmarrjen në kategoritë në vijim:

  • Mbledhja e sakramentit

  • Të rinjtë

  • Të rejat

  • Fëmijët e Fillores të moshave 7–10 vjeç

  • Të rinjtë në moshë madhore beqarë

Është e rëndësishme të raportohet pjesëmarrja me saktësi dhe në kohë (shihni te 33.5.1.1).

34.6.2.2

Përdorimi i Duhur i Buxhetit

Presidentët e kunjeve dhe peshkopët sigurohen që fondet e buxhetit të lejuar shpenzohen me urtësi.

Fondet e buxhetit të kunjit dhe të lagjeve duhet të përdoren për të paguar të gjitha aktivitetet, programet, manualet dhe pajisjet.

34.6.2.3

Buxheti i Tepërt

Fondet e tepërta të buxhetit të lejuar nuk duhet të shpenzohen. Fondet e tepërta të lagjes duhet t’i kthehen kunjit.

34.7

Kontrollet Financiare

34.7.1

Komiteti i Kontrollit Financiar të Kunjit

Presidenti i kunjit cakton një komitet të kontrollit financiar të kunjit. Ky komitet sigurohet që financat e kunjit dhe të lagjeve trajtohen sipas rregullores së Kishës.

34.7.3

Kontrolli Financiar

Kontrollorët financiarë të kunjit bëjnë kontrollin e dokumenteve financiare të kunjit, të lagjeve dhe qendrave të programit FamilySearch dy herë në vit.

Drejtuesi kryesues i njësisë dhe nëpunësi i caktuar për financat duhet të jenë në dispozicion që t’u përgjigjen pyetjeve gjatë kontrolleve financiare.

34.7.5

Humbja, Vjedhja, Përvetësimi ose Keqpërdorimi i Fondeve të Kishës

Presidenti i kunjit ose kryetari i komitetit të kontrollit financiar të kunjit duhet të njoftohet menjëherë nëse:

  • Fondet e Kishës kanë humbur ose janë vjedhur.

  • Një udhëheqës i ka përvetësuar ose keqpërdorur fondet e Kishës.