Manualet dhe Thirrjet
33. Dokumentet dhe Raportet


“33. Dokumentet dhe Raportet”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).

“33. Dokumentet dhe Raportet”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm

burra duke parë te kompjuteri

33.

Dokumentet dhe Raportet

33.0

Parathënia

Mbajtja e dokumenteve ka qenë gjithmonë e rëndësishme në Kishën e Zotit. Për shembull:

Adami mbajti “një libër kujtimesh” (Moisiu 6:5).

Moroni dha mësim se emrat e atyre që u pagëzuan në Kishën e Zotit, u regjistruan në mënyrë që të “kujtoheshin dhe të ushqeheshin nga fjala e mirë e Perëndisë” (Moroni 6:4).

Jozef Smithi udhëzoi që në çdo lagje duhej të thirrej një regjistrues për të “bë[r]ë një anal të një të vërtete përpara Zotit” (Doktrina e Besëlidhje 128:2).

33.1

Vështrim i Përgjithshëm i Dokumenteve të Kishës

Dokumentet e Kishës janë të shenjta. Informacioni në to është me ndjeshmëri dhe duhet të ruhet. Sistemet e Kishës për dokumentet e autorizojnë hyrjen në informacionin e anëtarësisë në bazë të thirrjeve.

Dokumentet mund t’i ndihmojnë udhëheqësit që:

  • Të përcaktojnë se kush mund të ketë nevojë për kujdes të posaçëm.

  • Të përcaktojnë se cilat ordinanca i ka marrë ose për cilat mund të ketë nevojë një person.

  • Të përcaktojnë vendndodhjen e anëtarëve.

Në njësitë e Kishës mbahen llojet e mëposhtme të dokumenteve:

  • Raportet e pjesëmarrjes së anëtarëve (shihni te 33.5)

  • Dokumentet e anëtarësisë (shihni te 33.6)

  • Dokumentet historike (shihni te 33.7)

  • Dokumentet financiare (shihni te kapitulli 34)

33.2

Udhëzime të Përgjithshme për Nëpunësit

Ata duhet të kenë një rekomandim aktual tempulli.

Nëpunësit i ndjekin me kujdes rregulloret aktuale për të ruajtur fondet e Kishës dhe për t’u siguruar që dokumentet e Kishës të jenë të sakta. Nëpunësit i njoftojnë menjëherë udhëheqësit e priftërisë për çfarëdo parregullsi. Nëse lindin vështirësi për zgjidhjen e parregullsive, nëpunësit duhet të vihen në kontakt me Zyrën e Dokumenteve Konfidenciale në zyrat qendrore të Kishës.

Telefoni: 1–801–240-2053 ose 1–800–453–3860, numri i brendshëm 2–2053

Telefoni pa pagesë (telefoni i GSD-së): 855–537–4357

Adresa e postës elektronike: ConfidentialRecords@ChurchofJesusChrist.org

Kohëzgjatja e shërbimit të nëpunësve duhet të jetë e mjaftueshme që ata t’i mësojnë detyrat e tyre dhe të ruajnë vijueshmërinë në punën e tyre. Ngaqë nuk janë anëtarë të presidencës së kunjit apo të peshkopatës, ata nuk nevojitet të lirohen kur riorganizohet një presidencë kunji apo peshkopatë.

33.4

Dokumentet dhe Raportet e Lagjeve

33.4.1

Peshkopata

Peshkopi mbikëqyr mbajtjen e dokumenteve të lagjes.

33.4.2

Nëpunësi i Lagjes

Çdo lagje duhet të ketë një nëpunës të lagjes të kualifikuar dhe funksionues. Ai rekomandohet nga peshkopata dhe thirret e veçohet nga një anëtar i presidencës së kunjit ose nga një këshilltar i lartë i caktuar. Ai duhet të mbajë Priftërinë Melkizedeke dhe të ketë një rekomandim aktual tempulli. Ai është anëtar i këshillit të lagjes. Ai merr pjesë në mbledhjet e lagjes siç tregohet te 29.2.

Nëpunësi i lagjes punon nën drejtimin e peshkopatës. Ndihmësnëpunësit e lagjes mund të thirren për të ndihmuar.

33.4.2.1

Përgjegjësitë për Mbajtjen e Dokumenteve

Nëpunësi i lagjes, ose ndihmësnëpunësi i caktuar, ka përgjegjësitë në vijim:

  • Mban një dokument të detyrave dhe vendimeve që merren në mbledhjet e udhëheqjes së lagjes.

  • Sigurohet që dokumentet dhe raportet të jenë të sakta dhe në kohë.

Nëpunësi i lagjes duhet të familjarizohet me mjetet për mbajtjen e dokumenteve të Kishës (shihni te 33.0). Ai i përdor këto mjete për t’i ndihmuar udhëheqësit të përcaktojnë:

  • Nevojat e anëtarëve dhe organizatave.

  • Burimet në dispozicion, përfshirë financat.

Nëpunësit e lagjes i nxitin anëtarët ta raportojnë çdo gabim në informacionin e tyre të anëtarësisë.

Detyrat e tjera të mbajtjes së dokumenteve mund të përfshijnë:

  • Sigurimin që ordinancat regjistrohen siç duhet dhe menjëherë.

  • Përgatitjen e formularit Drejtuesit e Mbështetur për konferencën e lagjes.

  • Regjistrimin e informacionit për këshillat për anëtarësinë në lagje.

  • Mbajtjen e dokumenteve financiare (shihni te 34.2.2).

33.5

Raportet mbi Pjesëmarrjen e Anëtarëve

Raportet mbi pjesëmarrjen e anëtarëve i ndihmojnë udhëheqësit të përqendrohen te përparimi dhe nevojat e anëtarëve.

33.5.1

Llojet e Raporteve

33.5.1.1

Raportet e Pjesëmarrjes

Pjesëmarrja në mbledhjet e sakramentit dhe në mbledhjet e priftërisë dhe të organizatave të dielën regjistrohet në mënyrë elektronike duke përdorur programin BUN [LCR] ose Mjetet e Anëtarit.

Mbledhja e Sakramentit. Pjesëmarrja në mbledhjen e sakramentit regjistrohet çdo javë nga nëpunësi i lagjes ose një ndihmësnëpunës i lagjes. Numërimi është numri i njerëzve që marrin pjesë në mbledhje me prani fizike ose nëpërmjet transmetimit, përfshirë vizitorët.

Mbledhjet e Kuorumit dhe të Organizatave të Dielën. Pjesëmarrja regjistrohet çdo javë nga sekretarët e kuorumit dhe të organizatave dhe këshilluesit. Udhëheqësit e të rinjve dhe udhëheqëset e të rejave mund të ndihmojnë gjithashtu për regjistrimin e pjesëmarrjes. Numërimi është numri i njerëzve që marrin pjesë në mbledhje me prani fizike ose nëpërmjet transmetimit, përfshirë vizitorët. Anëtarët që shërbejnë në Fillore ose si udhëheqës/e të rinisë brenda lagjes, gjithashtu përfshihen si pjesëmarrës.

Nëpunësi i lagjes mund ta regjistrojë pjesëmarrjen në emër të çdo organizate.

33.5.1.2

Raportet për Intervistat për Dhënien e Shërbesës

Shihni te 21.3.

33.5.1.3

Raporti Tremujor

Çdo numër në një raport përfaqëson një person të vërtetë që ka nevoja unike (shihni te Helamani 15:13).

Raporti Tremujor përmban informacione të dobishme që mund t’u japin njohuri udhëheqësve ndërsa kërkojnë frymëzim rreth përpjekjeve të tyre për dhënien e shërbesës.

Udhëheqësit e kunjit dhe të lagjes i referohen rregullisht Raportit Tremujor për të shqyrtuar përparimin e individëve.

Çdo lagje plotëson dhe u dorëzon një Raport Tremujor zyrave qendrore të Kishës. Nëpunësi e shqyrton raportin me peshkopin dhe e dorëzon atë përpara datës 15 të muajit, pas përfundimit të çdo tremujori.

33.5.2

Listat e Anëtarësisë

Mjetet për mbajtjen e dokumenteve të Kishës u sigurojnë udhëheqësve të drejtën e hyrjes te listat e anëtarësisë. Këto lista mund t’i ndihmojnë udhëheqësit të përcaktojnë:

  • Se cilët anëtarë nuk i kanë marrë ende ordinancat për të cilat kualifikohen.

  • Se cilët të rinj e të reja kanë të drejtë për të shërbyer në një mision.

  • Se cilët të rinj e të reja nuk kanë një rekomandim aktual tempulli.

  • Se cilët të rinj e të reja duhet të planifikohen për takime me një anëtar të peshkopatës.

Udhëheqësit e kuorumit dhe të organizatave duhet të kenë të drejtë përdorimi të listave të atyre që i përkasin kuorumit apo organizatës së tyre.

33.6

Dokumentet e Anëtarësisë

Dokumentet e anëtarësisë përfshijnë emrat, informacionin e kontaktit, hollësitë për ordinancat dhe informacione të tjera për të dhënat mbi jetën të anëtarëve.

Dokumentet e anëtarësisë duhet të mbahen në lagjen ku jeton anëtari. Përjashtimet, të cilat duhet të jenë të rralla, kërkojnë miratimin e peshkopëve dhe të presidentëve të kunjeve të përfshira. Për të kërkuar një përjashtim, presidenti i kunjit përdor sistemin BUN [LCR] për t’ia dorëzuar kërkesën Zyrës së Presidencës së Parë.

Është jetike të bëni menjëherë gjërat që vijojnë:

  • Regjistrojeni informacionin për ordinancën.

  • Lëvizini dokumentet e anëtarëve që vijnë ose ikin nga lagjja.

  • Krijoni dokumente për anëtarët e rinj dhe fëmijët e rinj që i kanë prindërit anëtarë.

  • Regjistrojeni vdekjen e një anëtari.

  • Regjistrojeni informacionin e martesës dhe të vatrës familjare.

Peshkopi ose presidenti i kunjit sigurohet që dokumenti i anëtarësisë është në lagjen e duhur përpara se një anëtar të intervistohet për të marrë:

  • Një thirrje në Kishë.

  • Një rekomandim tempulli.

  • Priftërinë Melkizedeke ose të shugurohet në një detyrë në atë priftëri.

Ai gjithashtu sigurohet që dokumenti nuk përfshin asnjë nga sa vijojnë:

  • Një shënim shpjegues

  • Një koment rreth një kufizimi për vulosje apo ordinancë

  • Kufizime formale të anëtarësisë

Në asnjë rrethanë dokumentet e anëtarësisë nuk duhet t’i jepen apo tregohen ndonjë njeriu përveç peshkopit apo një nëpunësi.

Anëtarët mund ta shohin informacionin e anëtarësisë për veten dhe për cilindo fëmijë në ngarkim që jeton në shtëpi, në programin Mjetet e Anëtarit. Ata gjithashtu mund të kërkojnë nga nëpunësi kopje të shtypura të Përmbledhjeve të Ordinancave të tyre Individuale. Nëse gjenden gabime, një nëpunës sigurohet që ato të korrigjohen në dokumentet e anëtarësisë.

33.6.1

Emrat e Përdorur në Dokumentet e Kishës

Në dokumentet e anëtarësisë dhe në certifikatat e ordinancave duhet të përdoret emri i plotë ligjor i një personi, siç përcaktohet nga ligji apo tradita vendore.

33.6.2

Anëtarë prej Dokumentit

Individët në vijim janë anëtarë prej dokumentit dhe duhet të kenë një dokument anëtarësie:

  • Ata të cilët janë pagëzuar dhe konfirmuar

  • Ata nën moshën 9 vjeç të cilët janë bekuar, por nuk janë pagëzuar

  • Ata të cilët nuk janë të përgjegjshëm për shkak të aftësive të kufizuara intelektuale, pavarësisht nga mosha

  • Fëmijët nën moshën 9 vjeç që nuk kanë marrë bekimin, kur të dyja gjërat që vijojnë gjejnë zbatim:

    • Të paktën njëri prind ose njëri gjysh është anëtar i Kishës.

    • Të dy prindërit japin leje që të krijohet një dokument. (Nëse vetëm njëri prind ka kujdestari ligjore për fëmijën, leja e atij prindi është e mjaftueshme.)

Një person i moshës 9 vjeç e lart që ka një dokument anëtarësie, por që nuk është pagëzuar dhe konfirmuar, nuk është anëtar prej dokumentit. Megjithatë, lagjja në të cilën jeton personi, e mban dokumentin e anëtarësisë derisa personi të jetë 18 vjeç. Në atë kohë, nëse personi zgjedh që të mos pagëzohet, peshkopi e anulon dokumentin e anëtarësisë. Kërkohet leja e presidentit të kunjit.

Nuk anulohen dokumentet për ata që nuk janë pagëzuar për shkak të një aftësie të kufizuar intelektuale, në qoftë se nuk kërkohet nga vetë personi ose kujdestari ligjor, përfshirë një prind.

33.6.3

Dokumentet e Anëtarëve të Rinj në Lagje

Nëpunësi i lagjes ose një ndihmësnëpunës i lagjes vihet në kontakt me anëtarët e rinj në lagje pak kohë pasi të mbërrijnë dokumentet e tyre të anëtarësisë, për të shqyrtuar për saktësi Përmbledhjen e Ordinancave Individuale.

33.6.6

Dokumentet e Anëtarëve që Shërbejnë jashtë Lagjes së Tyre Gjeografike

33.6.6.2

Dokumentet e Misionarëve Kohëplotë

Shihni te 24.6.2.8.

33.6.13

Dokumentet e Fëmijëve me Prindër të Shkurorëzuar

Në të gjitha dokumentet e anëtarësisë përdoret emri ligjor i personit, siç përcaktohet nga ligji apo tradita vendore. Kjo përfshin fëmijët e prindërve që janë shkurorëzuar.

Fëmijët me prindër të shkurorëzuar shpesh marrin pjesë në mbledhjet e Kishës në lagjet e të dy prindërve. Ndërkohë që vetëm një njësi mund të mbajë e të përditësojë një dokument zyrtar të anëtarësisë të fëmijës, mund të krijohet një dokument i anëtarit jashtë njësisë në lagjen tjetër që frekuenton ai apo ajo. Kjo lejon që emri i fëmijës dhe informacioni i kontaktit të përfshihen në listat dhe regjistrat e klasave të lagjes.

Fëmijët me një dokument të anëtarit jashtë njësisë, mund të marrin një thirrje në atë njësi.

33.6.15

Kufizimet e Lëvizjes në Dokumentet e Anëtarësisë

Nëse një anëtar shpërngulet ndërsa kufizimet formale të anëtarësisë ose një shqetësimin tjetër serioz ka mbetur pezull, peshkopi ose një nëpunës i autorizuar mund të vendosë një kufizim të lëvizjes në dokumentin e anëtarësisë. Ai përdor sistemin BUN [LCR] për ta bërë këtë.

Një dokument që ka një kufizim lëvizjeje, nuk transferohet në një njësi të re derisa udhëheqësi i priftërisë që e vendosi kufizimin, të autorizojë heqjen e tij.

33.6.17

Regjistrimi dhe Korrigjimi i Informacionit të Ordinancës

Shihni te kapitulli 18.

33.6.19

Kontrollet e Dokumenteve të Anëtarësisë

Çdo vit, nëpunësi i kunjit ose një ndihmësnëpunës i kunjit sigurohet që të kryhet një kontroll i dokumenteve të anëtarësisë në çdo lagje duke përdorur sistemin BUN [LCR]. Kontrollet duhet të përfundohen deri më 30 qershor të çdo viti.

33.7

Dokumentet Historike

33.7.1

Historitë e Lagjeve dhe të Kunjeve

Zoti ka urdhëruar të shkruhet dhe mbahet “një histori [e] të gjith[a çështjeve] të rëndësishme” lidhur me Kishën e Tij (Doktrina e Besëlidhje 69:3; shihni edhe te vargu 5; Alma 37:2).

Çdo njësi në Kishë duhet t’i dokumentojë të gjitha çështjet e rëndësishme që lidhen me njësinë.

Mbajtja e një historie është një punë shpirtërore që do ta forcojë besimin e atyre që e shkruajnë dhe lexojnë atë.

Udhëheqësit e priftërisë dhe organizatave të kunjeve dhe lagjeve kontribuojnë teksa shkruajnë ndodhitë duke përdorur Mjetin Historia e Njësisë te ChurchofJesusChrist.org. Nëpunësit e kunjeve dhe të lagjeve kanë përgjegjësinë kryesore për ta organizuar dhe bashkërenduar këtë përpjekje. Udhëzime shtesë janë në dispozicion në mjetin Udhëzuesi për Fillimin e Shpejtë.

33.8

Konfidencialiteti i Dokumenteve

Dokumentet e Kishës janë konfidenciale, qoftë nëse janë në letra ose formate digjitale. Këto përfshijnë:

  • Dokumente të anëtarësisë.

  • Dokumente financiare.

  • Shënime nga mbledhjet.

  • Formularë dhe dokumente zyrtare (përfshirë dokumente të këshillave për anëtarësinë).

Udhëheqësit sigurojnë që informacioni që mblidhet nga anëtarët:

  • Kufizohet në atë që kërkon Kisha.

  • Përdoret vetëm për qëllime të miratuara nga Kisha.

  • U jepet vetëm atyre që janë të autorizuar për ta përdorur atë.

Informacioni që arkivohet në mënyrë elektronike, duhet të mbahet i sigurt dhe i mbrojtur siç duhet (shihni te 33.9.1).

33.9

Administrimi i Dokumenteve

33.9.1

Mbrojtja

Të gjitha dokumentet, raportet dhe të dhënat e Kishës duhet të mbrohen nga përdorimi, ndryshimi, shkatërrimi apo deklarimi i paautorizuar. Ky informacion duhet të mbahet në një vend të sigurt.

Pajisjet ose mjetet e arkivimit, të humbura ose të vjedhura, në pronësi të Kishës duhet të raportohen menjëherë te incidents.ChurchofJesusChrist.org. Duhet të raportohet edhe keqpërdorimi i informacionit të Kishës.

33.9.1.1

Emrat e Përdoruesve dhe Fjalëkalimet

Presidentët e kunjeve, peshkopët dhe udhëheqësit e tjerë nuk duhet t’ua tregojnë asnjëherë emrin e tyre të përdoruesit dhe fjalëkalimin e Kishës këshilltarëve, nëpunësve, sekretarëve ekzekutivë ose të tjerëve.

33.9.1.3

Privatësia e të Dhënave

Shumë vende kanë miratuar ligje për mbrojtjen e të dhënave që rregullojnë përpunimin e të dhënave personale. Kjo përfshin informacionin në dokumentet e anëtarësisë dhe dokumente të tjera të Kishës që përcaktojnë individët. Udhëheqësit që kanë pyetje lidhur me zbatimin e ligjeve për mbrojtjen e të dhënave në administrimin vendor të dokumenteve të Kishës, mund të vihen ne kontakt me zyrën e Kishës për privatësinë e të dhënave te DataPrivacyOfficer@ChurchofJesusChrist.org.