“32. Pendimi dhe Këshillat e Kishës për Anëtarësinë”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).
“32. Pendimi dhe Këshillat e Kishës për Anëtarësinë”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm
32.
Pendimi dhe Këshillat e Kishës për Anëtarësinë
32.0
Parathënia
Pjesa më e madhe e pendimit ndodh midis një individi, Perëndisë dhe atyre që janë prekur nga mëkatet e personit. Sidoqoftë, nganjëherë nevojitet që një peshkop ose president kunji t’i ndihmojë anëtarët e Kishës në përpjekjet e tyre për t’u penduar.
Kur i ndihmojnë anëtarët për pendimin, peshkopët dhe presidentët e kunjeve tregojnë dashuri dhe kujdes. Ata ndjekin shembullin e Shpëtimtarit, i cili i lartësoi shpirtërisht individët dhe i ndihmoi të largohen prej mëkatit dhe të kthehen drejt Perëndisë (shihni te Mateu 9:10–13; Gjoni 8:3–11).
32.1
Pendimi dhe Falja
Për ta realizuar planin e Tij të mëshirës, Ati Qiellor dërgoi Birin e Tij të Vetëmlindur, Jezu Krishtin, që të shlyente për mëkatet tona (shihni tek Alma 42:15). Jezusi vuajti dënimin që ligji i drejtësisë e kërkon për mëkatet tona (shihni te Doktrina e Besëlidhje 19:15–19; shihni edhe tek Alma 42:24–25). Nëpërmjet këtij flijimi, si Ati ashtu edhe Biri treguan dashurinë e Tyre të pafundme për ne (shihni te Gjoni 3:16).
Kur ushtrojmë “besim deri në pendim”, Ati Qiellor na fal, duke na dhënë mëshirë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit (Alma 34:15; shihni edhe tek Alma 42:13). Kur pastrohemi dhe falemi, ne më së fundmi mund të trashëgojmë mbretërinë e Perëndisë (shihni tek Isaia 1:18; Doktrina e Besëlidhje 58:42).
Pendimi është më shumë se ndryshim i sjelljes. Është largimi nga mëkati dhe kthimi drejt Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ai çon drejt një ndryshimi të zemrës dhe të mendjes (shihni te Mosia 5:2; Alma 5:12–14; Helamani 15:7). Nëpërmjet pendimit, ne bëhemi njerëz të rinj, të pajtuar me Perëndinë (shihni te 2 Korintasve 5:17–18; Mosia 27:25–26).
Mundësia për t’u penduar është njëri nga bekimet më të mëdha që Ati Qiellor na ka dhënë nëpërmjet dhuratës së Birit të Tij.
32.2
Qëllimet e Kufizimeve ose të Heqjes së Anëtarësisë në Kishë
Nëse një anëtar/e kryen një mëkat të rëndë, peshkopi ose presidenti i kunjit e ndihmon atë që të pendohet. Si pjesë e këtij procesi, ai mund të ketë nevojë që t’i kufizojë disa privilegje të anëtarësisë në Kishë për njëfarë kohe. Në disa situata, mund të nevojitet që ai ta heqë anëtarësinë e një personi për njëfarë kohe.
Kufizimi ose heqja e anëtarësisë së një personi nuk ka për qëllim që të ndëshkojë. Përkundrazi, këto veprime nganjëherë janë të nevojshme për ta ndihmuar një person që të pendohet dhe të përjetojë një ndryshim të zemrës. Gjithashtu i japin kohë një personi për t’u përgatitur shpirtërisht që t’i ripërtërijë dhe t’i mbajë sërish besëlidhjet e tij ose të saj.
Tri qëllimet e kufizimeve ose të heqjes së anëtarësisë janë si vijojnë.
32.2.1
Ndihmojnë për t’i Mbrojtur të Tjerët
Qëllimi i parë është për të ndihmuar për mbrojtjen e të tjerëve. Nganjëherë një person përbën një kërcënim fizik ose shpirtëror. Sjelljet grabitqare, dëmtimi fizik, keqtrajtimi seksual, abuzimi me substancat, mashtrimi dhe braktisja fetare janë disa prej mënyrave se si mund të ndodhë kjo. Sipas frymëzimit, një peshkop ose president kunji vepron për t’i mbrojtur të tjerët kur dikush përbën një kërcënim në këto dhe në mënyra të tjera të rënda (shihni tek Alma 5:59–60).
32.2.2
E Ndihmojnë një Person për ta Përdorur Fuqinë Shëlbuese të Jezu Krishtit nëpërmjet Pendimit
Qëllimi i dytë është ta ndihmojnë një person për ta përdorur fuqinë shëlbuese të Jezu Krishtit nëpërmjet pendimit. Nëpërmjet këtij procesi, ai ose ajo mund të bëhet përsëri i/e pastër dhe i/e denjë për të marrë të gjitha bekimet e Perëndisë.
32.2.3
Mbrojnë Integritetin e Kishës
Qëllimi i tretë është që të mbrojnë integritetin e Kishës. Kufizimi ose heqja e anëtarësisë së një personi në Kishë mund të jetë e nevojshme nëse sjellja e tij ose e saj e dëmton Kishën në mënyrë domethënëse (shihni tek Alma 39:11). Integriteti i Kishës nuk mbrohet nga fshehja ose zvogëlimi i mëkateve të rënda – por duke i trajtuar ato.
32.3
Roli i Gjykatësve në Izrael
Peshkopët dhe presidentët e kunjeve thirren dhe veçohen që të jenë gjykatës në Izrael (shihni te Doktrina e Besëlidhje 107:72–74). Ata mbajnë çelësa të priftërisë që të përfaqësojnë Zotin për t’i ndihmuar anëtarët e Kishës që të pendohen (shihni te Doktrina e Besëlidhje 13:1; 107:16–18).
Shpesh peshkopët dhe presidentët e kunjeve ndihmojnë për pendimin nëpërmjet këshillimit vetjak. Kjo ndihmë mund të përfshijë heqjen në mënyrë joformale të disa privilegjeve të anëtarësisë në Kishë për njëfarë kohe.
Për disa mëkate të rënda, udhëheqësit ndihmojnë për pendimin duke mbledhur një këshill për anëtarësinë (shihni te 32.6). Kjo ndihmë mund të përfshijë kufizimin në mënyrë formale të disa privilegjeve të anëtarësisë në Kishë ose heqjen e anëtarësisë së personit për njëfarë kohe.
Peshkopët dhe presidentët e kunjeve janë të dashur dhe të kujdesshëm teksa i ndihmojnë anëtarët të pendohen. Ndërveprimi i Shpëtimtarit me gruan e kapur duke shkelur kurorën është një udhërrëfyes (shihni te Gjoni 8:3–11). Edhe pse nuk i tha që mëkatet e saj u falën, Ai nuk e dënoi atë. Në vend të kësaj, Ai i tha që të “mos mëkato[nte] më” – të pendohej dhe ta ndryshonte jetën e saj.
Këta udhëheqës na mësojnë se ka “në qiell … gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet” (Lluka 15:7). Ata janë të duruar, përkrahës dhe pozitivë. Ata frymëzojnë shpresë. Ata japin mësim dhe dëshmojnë se për shkak të flijimit shlyes të Shpëtimtarit, të gjithë mund të pendohen dhe të bëhen të pastër.
Peshkopët dhe presidentët e kunjeve kërkojnë udhërrëfim nga Shpirti për të ditur se si ta ndihmojnë secilin person që të pendohet. Vetëm për mëkatet më të rënda Kisha ka një standard të caktuar se çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin udhëheqësit e saj (shihni te 32.6). Nuk ka dy situata që të jenë njësoj. Këshillimi që japin udhëheqësit, dhe procesi i pendimit që ata bëjnë të mundur, duhet të jenë të frymëzuar dhe mund të jenë të ndryshëm për çdo person.
32.4
Rrëfimi, Konfidencialiteti dhe Raportimi tek Autoritetet Qeveritare
32.4.1
Rrëfimi
Pendimi kërkon që mëkatet t’i rrëfehen Atit Qiellor. Jezu Krishti tha: “Në këtë mënyrë ju mund të dini nëse një njeri pendohet për mëkatet e tij – vini re, ai do t’i rrëfejë ato e do t’i braktisë ato” (Doktrina e Besëlidhje 58:43; shihni edhe te Mosia 26:29).
Kur anëtarët e Kishës kryejnë mëkate të rënda, pendimi i tyre gjithashtu përfshin rrëfimin te peshkopi ose presidenti i tyre i kunjit. Ai është në gjendje më pas të ushtrojë çelësat e ungjillit për pendimin në emër të tyre (shihni te Doktrina e Besëlidhje 13:1; 84:26–27; 107:18, 20). Kjo i ndihmon të shërohen dhe të kthehen te shtegu i ungjillit nëpërmjet fuqisë së Shlyerjes së Shpëtimtarit.
Qëllimi i rrëfimit është t’i nxitë anëtarët që ta heqin barrën nga vetvetja, që të mund të kërkojnë tërësisht ndihmën e Zotit për të ndryshuar dhe për t’u shëruar. Zhvillimi i një “zem[re] të thyer dhe një shpirt[i] të penduar” ndihmohet nga rrëfimi (2 Nefi 2:7). Rrëfimi me dashje tregon se një person dëshiron të pendohet.
Kur një anëtar rrëfehet, peshkopi ose presidenti i kunjit ndjek orientimet për këshillimin te 32.8. Ai me lutje kërkon udhërrëfim për mjedisin e duhur për ta ndihmuar anëtarin të pendohet. Ai merr parasysh nëse do të ishte i dobishëm një këshill për anëtarësinë. Nëse rregullorja e Kishës kërkon një këshill për anëtarësinë, ai e shpjegon këtë (shihni te 32.6).
Nganjëherë një anëtar/e ka gabuar ndaj një bashkëshorteje/i ose një personi tjetër në moshë madhore. Si pjesë e pendimit, ai ose ajo zakonisht duhet t’ia bëjë rrëfimin atij personi dhe të kërkojë falje. Një i ri ose e re që kryen një mëkat të rëndë, zakonisht nxitet që të këshillohet me prindërit e vet.
32.4.4
Konfidencialiteti
Peshkopët, presidentët e kunjeve dhe këshilltarët e tyre kanë një detyrë të shenjtë që ta mbrojnë të gjithë informacionin konfidencial që u jepet atyre. Ky informacion mund të vijë nga intervistat, këshillimi dhe rrëfimet. E njëjta detyrë për konfidencialitet zbatohet për të gjithë ata që marrin pjesë në këshillat për anëtarësinë. Konfidencialiteti është thelbësor ngaqë anëtarët nuk mund të rrëfejnë mëkate ose të kërkojnë udhërrëfim, në qoftë se ajo që do të tregojnë, nuk do të mbahet konfidenciale. Nxjerrja e një gjëje konfidenciale e tradhton mirëbesimin e anëtarëve dhe bën që ata ta humbasin besimin tek udhëheqësit e tyre.
Në përputhje me detyrën e tyre për konfidencialitet, një peshkop, një president kunji ose këshilltarët e tyre mund ta tregojnë një informacion të tillë vetëm si më poshtë:
-
Atyre iu nevojitet të diskutojnë me presidentin e kunjit, presidentin e misionit ose peshkopin e anëtarit/es rreth mbledhjes së një këshilli për anëtarësinë ose për çështje që lidhen me të.
-
Personi shpërngulet në një lagje të re të Kishës (ose udhëheqësi i priftërisë lirohet nga detyra), ndërkohë që po mbeten pezull veprimi për anëtarësinë ose shqetësime të tjera të rënda.
-
Një peshkop ose president kunji mëson se një anëtar/e i/e Kishës që jeton jashtë kufijve të lagjes ose kunjit, mund të jetë përfshirë në një mëkat të rëndë.
-
Është e nevojshme që ta paraqitni informacionin gjatë një këshilli për anëtarësinë.
-
Një anëtar/e zgjedh të japë leje që udhëheqësit t’ua tregojnë informacionin personave të caktuar.
-
Mund të jetë e nevojshme që të tregohet informacion i kufizuar rreth vendimit të një këshilli për anëtarësinë.
Për t’i ndihmuar udhëheqësit në mbrojtjen e të tjerëve dhe veprimin në pajtim me ligjin, Kisha siguron ndihmë nga profesionistë të trajnuar. Për ta marrë këtë orientim, udhëheqësit menjëherë marrin në telefon shërbimin telefonik të Kishës për ndihmën ndaj keqtrajtimit kudo ku ai është në dispozicion (shihni te 38.6.2.1). Atje ku nuk është në dispozicion, presidenti i kunjit vihet në kontakt me këshillin ligjor të zonës në zyrën zonale.
Vetëm në një situatë duhet një peshkop ose president kunji të tregojë informacion konfidencial pa kërkuar fillimisht një orientim të tillë. Kjo ndodh kur dhënia e informacionit është e nevojshme për të parandaluar lëndimin me rrezik për jetën ose dëmtim të rëndë dhe nuk ka kohë për të kërkuar orientim. Në raste të tilla, detyra për t’i mbrojtur të tjerët është më e rëndësishme sesa detyra e konfidencialitetit. Udhëheqësit duhet të vihen në kontakt menjëherë me autoritetet civile.
32.6
Gjendja sa i Rëndë Është Mëkati dhe Rregullorja e Kishës
Gjendja sa i rëndë është një mëkat, është një gjë e rëndësishme për t’u marrë parasysh që të përcaktohet mjedisi i cili 1) do të ndihmojë për t’i mbrojtur të tjerët dhe 2) do ta ndihmojë një person të pendohet. Zoti ka thënë se Ai “nuk mund ta shoh[ë] mëkatin as me shkallën më të vogël të lejimit” (Doktrina e Besëlidhje 1:31; shihni edhe te Mosia 26:29). Shërbëtorët e Tij nuk duhet ta shpërfillin provën për një mëkat të rëndë.
Mëkatet e rënda janë një fyerje e paramenduar dhe e madhe kundër ligjeve të Perëndisë. Kategoritë e mëkateve të rënda renditen më poshtë.
-
Veprimet e dhunshme dhe keqtrajtimi
-
Imoraliteti seksual
-
Veprimet mashtruese
-
Shkeljet e mirëbesimit
-
Disa veprime të tjera
Rastet kur Mund të Kërkohet ose Mund të Jetë i Nevojshëm një Këshill për Anëtarësinë
|
Lloji i Mëkatit |
Kërkohet Këshilli për Anëtarësinë |
Mund të Jetë i Nevojshëm një Këshill për Anëtarësinë |
|---|---|---|
Lloji i Mëkatit Veprimet e Dhunshme dhe Keqtrajtimi | Kërkohet Këshilli për Anëtarësinë
| Mund të Jetë i Nevojshëm një Këshill për Anëtarësinë |
Lloji i Mëkatit Imoraliteti Seksual | Kërkohet Këshilli për Anëtarësinë
| Mund të Jetë i Nevojshëm një Këshill për Anëtarësinë
|
Lloji i Mëkatit Veprimet Mashtruese | Kërkohet Këshilli për Anëtarësinë
| Mund të Jetë i Nevojshëm një Këshill për Anëtarësinë
|
Lloji i Mëkatit Shkeljet e Mirëbesimit | Kërkohet Këshilli për Anëtarësinë
| Mund të Jetë i Nevojshëm një Këshill për Anëtarësinë
|
Lloji i Mëkatit Disa Veprime të Tjera | Kërkohet Këshilli për Anëtarësinë
| Mund të Jetë i Nevojshëm një Këshill për Anëtarësinë
|
32.6.3
Rastet kur Presidenti i Kunjit Këshillohet me Presidencën e Zonës mbi Faktin nëse një Këshill për Anëtarësinë ose Ndonjë Veprim Tjetër Është i Nevojshëm
Disa çështje kërkojnë ndjeshmëri dhe udhërrëfim shtesë. Që të dijë se si të ndihmojë më së miri, presidenti i kunjit duhet të këshillohet me Presidencën e Zonës për situatat në këtë pjesë.
32.6.3.2
Braktisja Fetare
Çështjet e braktisjes fetare shpesh kanë ndikim përtej kufijve të një lagjeje ose kunji. Nevojitet që ato të shqyrtohen menjëherë për t’i mbrojtur të tjerët.
Peshkopi këshillohet me presidentin e kunjit nëse e ndien se veprimi i një anëtari/eje mund të përbëjë braktisje fetare.
Siç përdoret këtu, termi braktisje fetare i referohet përfshirjes së një anëtari/eje në njërën nga sa vijojnë:
-
Veprimin në mënyrë të përsëritur, të qartë dhe me dashje në kundërshtim të hapur ndaj Kishës, doktrinës së saj, rregullores së saj apo udhëheqësve të saj
-
Ngulmimin që të japë mësim si doktrinë të Kishës atë që nuk është doktrinë e Kishës, pasi të jetë korrigjuar nga peshkopi ose presidenti i kunjit
-
Shfaqjen e një zakoni të të punuarit qëllimisht për ta dobësuar besimin dhe statusin aktiv të anëtarëve të Kishës
-
Vazhdimin e ndjekjes së mësimeve të sekteve braktisëse pasi të jetë korrigjuar nga peshkopi ose presidenti i kunjit
-
Bashkimin formalisht me një kishë tjetër dhe nxitjen e mësimeve të saj
32.6.3.3
Përvetësimi i Fondeve të Kishës
Në qoftë se një anëtar përvetëson fonde të Kishës ose vjedh gjëra me vlerë të Kishës, presidenti i kunjit këshillohet me Presidencën e Zonës nëse mund të jetë i nevojshëm një këshill për anëtarësinë ose ndonjë veprim tjetër.