“6. Udhëheqja e Kunjit”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).
“6. Udhëheqja e Kunjit”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm
6.
Udhëheqja e Kunjit
6.1
Qëllimet e një Kunji
Isaia e përshkroi Sionin e ditëve të mëvonshme si një tendë ose tabernakull që sigurohej nga kunje (shihni tek Isaia 33:20; 54:2).
Zoti krijon kunje për “mbledhj[en] së bashku” të popullit të Tij dhe “për mbrojtje e … strehim” nga bota (Doktrina e Besëlidhje 115:6).
6.2
Presidenca e Kunjit
Presidenti i kunjit mban çelësat e priftërisë për të udhëhequr punën e Kishës në kunj (shihni te 3.4.1). Ai dhe këshilltarët e tij formojnë një presidencë kunji. Ata kujdesen për anëtarët e kunjit me dashuri, duke i ndihmuar të bëhen pasues të vërtetë të Jezu Krishtit.
Presidenti kunji ka katër përgjegjësi kryesore:
-
Ai është prifti i lartë kryesues në kunj.
-
Ai udhëheq veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin në kunj.
-
Ai është një gjykatës i përbashkët.
-
Ai mbikëqyr dokumentet, financat dhe pronat.
6.3
Ndryshimet midis Autoritetit të Presidentëve të Distrikteve dhe Autoritetit të Presidentëve të Kunjeve
Në çdo distrikt anëtarësh, një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke thirret si president distrikti. Ai shërben gati njësoj si një president kunji me ndryshimet vijuese:
-
Ai nuk është president i një kuorumi të priftërinjve të lartë. Kuorume të tilla organizohen vetëm në kunje.
-
Me miratimin e presidentit të misionit, presidenti i distriktit mund të intervistojë një vëlla që të shugurohet plak. Një president distrikti ose dikush nën drejtimin e tij gjithashtu mund 1) ta paraqesë një vëlla për mbështetje dhe 2) të kryejë shugurimin (shihni te 18.10.1.3, 18.10.3 dhe 18.10.4). Sidoqoftë, një president distrikti nuk mund të shugurojë patriarkë, priftërinj të lartë apo peshkopë.
-
Me miratimin e presidentit të misionit, një president distrikti mund të veçojë presidentë degësh (shihni te 18.11).
-
Ai nuk i liron misionarët kohëplotë.
-
Ai nuk kryen intervista për rekomandime tempulli ose nuk nënshkruan rekomandime tempulli (shihni te 26.3.1).
-
Ai nuk mbledh një këshill për anëtarësinë nëse nuk autorizohet nga presidenti i misionit.
6.5
Këshilli i Lartë
Presidenca e kunjit thërret 12 priftërinj të lartë për të formuar këshillin e lartë të kunjit (shihni te Doktrina e Besëlidhje 102:1; 124:131).
6.5.1
Përfaqësojnë Presidencën e Kunjit
Presidenca e kunjit cakton një këshilltar të lartë në secilën lagje në kunj.
Presidenca e kunjit cakton gjithashtu një këshilltar të lartë për çdo kuorum pleqsh në kunj.
Presidenca e kunjit mund të caktojë këshilltarë të lartë për të udhëzuar njerëzit e mëposhtëm në përgjegjësitë e tyre për punën në tempull dhe për historinë familjare dhe punën misionare:
-
Presidencat e kuorumeve të pleqve
-
Udhëheqësit e misionit të lagjes
-
Udhëheqësit e lagjes për tempullin dhe historinë familjare
6.7
Organizatat e Kunjeve
Secila prej organizatave të Shoqatës së Ndihmës, të Të Rejave, të Fillores, të Shkollës të së Dielës dhe të Të Rinjve të kunjit udhëhiqen nga një president/e. Këta/o presidentë/e shërbejnë nën drejtimin e presidencës së kunjit.
Përgjegjësitë kryesore të këtyre udhëheqësve/eve janë që t’i vijnë në ndihmë presidencës së kunjit dhe t’i udhëzojnë e t’i përkrahin presidencat e organizatave të lagjeve.
6.7.1
Presidencat e Shoqatës së Ndihmës, të Të Rejave, Fillores dhe të Shkollës të së Dielës për Kunjin
Anëtarët e këtyre presidencave kanë përgjegjësitë vijuese:
-
Shërbejnë në këshillin e kunjit (vetëm presidentët).
-
Orientojnë presidencat e sapothirrura të organizatave të lagjeve.
-
Ofrojnë përkrahje dhe udhëzim të vazhdueshëm. Komunikojnë rregullisht me presidencat e organizatave të lagjeve për të mësuar mbi nevojat e tyre, diskutojnë mbi nevojat e anëtarëve të cilëve u shërbejnë dhe komunikojnë informacionet nga presidenca e kunjit.
-
Udhëzojnë presidencat e organizatave të lagjeve gjatë mbledhjeve të udhëheqjes së kunjit (shihni te 29.3.4).
6.7.2
Presidenca e Të Rinjve në Kunj
Presidenca e Të Rinjve në kunj ka përgjegjësitë vijuese:
-
Shërben si burim për peshkopatat në përgjegjësitë e tyre për vëllezërit e Priftërisë Aarone.
-
Shërben në komitetin e kunjit të udhëheqjes së rinisë (shihni te 29.3.10).
-
Nën drejtimin e presidencës së kunjit, planifikon dhe bashkërendon aktivitetet dhe kampet e Priftërisë Aarone në kunj.