“5. Udhëheqja e Përgjithshme dhe Zonale”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).
“5. Udhëheqja e Përgjithshme dhe Zonale”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm.
5.
Udhëheqja e Përgjithshme dhe Zonale
5.0
Parathënia
Jezu Krishti është “guri i qoshes” i Kishës së Tij (Efesianëve 2:20). Ai mban të gjithë çelësat e priftërisë. Ai thërret apostuj dhe profetë që ta ndihmojnë Atë në veprën e shpëtimit dhe të ekzaltimit. Ai u jep këtyre shërbëtorëve të zgjedhur të gjithë çelësat që aktualisht i përkasin mbretërisë së Perëndisë në tokë. (Shihni te Doktrina e Besëlidhje 27:12–13; shihni edhe te 3.4.1 në këtë manual.)
Nëpërmjet profetëve dhe apostujve, Zoti thërret burra për në detyrën e Të Shtatëdhjetëve që të ndihmojnë në veprën e Tij në gjithë botën (shihni te Doktrina e Besëlidhje 107:38). Përveç kësaj, Peshkopatës Kryesuese, Drejtuesve të Përgjithshëm dhe udhëheqësve të tjerë, burra e gra, u jepen përgjegjësi të rëndësishme për të ndihmuar në veprën.
Për më shumë informacion shihni kapitullin 5 te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (ChurchofJesusChrist.org).