Shtojca
Ati juaj Qiellor ju fton të merrni ordinancat e shenjta. Këto ordinanca përfshijnë besëlidhjet – ju i bëni premtime Perëndisë dhe Ai ju bën premtime juve. Ju i bëni këto besëlidhje, për shembull, kur pagëzoheni dhe konfirmoheni, kur merrni dhurimin në tempull dhe kur vuloseni për kohën dhe gjithë përjetësinë në shtëpinë e Zotit. Bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve do t’ju sjellin gëzim e lumturi dhe do t’ju lejojnë të drejtën e përdorimit të fuqisë së Perëndisë për t’ju ndihmuar që të ktheheni në praninë e Tij, ku mund të gëzoni jetë të përjetshme me Të.
Për të mësuar më shumë rreth asaj që i premtoni Perëndisë kur i bëni këto besëlidhje, dhe asaj që Ai ju premton, shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 3.5, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
Përsiatni pyetjet më poshtë. Ato janë pyetjet që ju bëhen kur intervistoheni për të marrë një rekomandim tempulli, por nuk keni nevojë që të pritni për një intervistë. Bëjeni vlerësimin tuaj shpirtëror vetjak kurdoherë që dëshironi.
Tema e Të Rejave, Tema e Kuorumit të Priftërisë Aarone dhe Dhjetë Urdhërimet mund të jenë gjithashtu mjete të dobishme për vlerësimin tuaj vetjak.
Pyetjet për Rekomandimin e Tempullit për Rininë
-
A keni besim dhe një dëshmi për Perëndinë, Atin e Përjetshëm; Birin e Tij, Jezu Krishtin; dhe Frymën e Shenjtë?
-
A keni një dëshmi për Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe për rolin e Tij si Shpëtimtari dhe Shëlbuesi juaj?
-
A keni një dëshmi për Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit?
-
A e mbështetni Presidentin e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme si profet, shikues dhe zbulues dhe si të vetmin njeri në tokë të autorizuar që t’i ushtrojë të gjithë çelësat e priftërisë? A i mbështetni anëtarët e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues e zbulues? A i mbështetni Autoritetet e tjera të Përgjithshme dhe udhëheqësit vendorë të Kishës?
-
Zoti ka thënë se të gjitha gjërat do të “bëhe[n] … në pastërti” përpara Tij (Doktrina e Besëlidhje 42:41). A përpiqeni fort për pastërti morale në mendimet dhe sjelljen tuaj? A i bindeni ligjit të dëlirësisë?
-
A i ndiqni mësimet e Kishës së Jezu Krishtit në sjelljen tuaj më vete dhe publike me pjesëtarët e familjes suaj dhe të tjerët?
-
A përkrahni ose nxitni ndonjë mësim, praktikë ose doktrinë në kundërshtim me ato të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?
-
A përpiqeni fort ta mbani të shenjtë ditën e Shabatit, si në shtëpi edhe në kishë; të frekuentoni mbledhjet tuaja; të përgatiteni për sakramentin dhe ta merrni atë me denjësi; dhe ta jetoni jetën tuaj në harmoni me ligjet dhe urdhërimet e ungjillit?
-
A përpiqeni fort të jeni i/e ndershëm/e në gjithçka që bëni?
-
A jeni pagues/e i/e së dhjetës së plotë?
-
A e kuptoni dhe i bindeni Fjalës së Urtësisë?
-
A ka mëkate të rënda në jetën tuaj që nevojitet të zgjidhen me autoritetet e priftërisë si pjesë e pendimit tuaj?
-
A e konsideroni veten të denjë për të hyrë në shtëpinë e Zotit dhe për të marrë pjesë në ordinancat e tempullit?
Tema e Të Rejave
Unë jam një bijë e dashur e prindërve qiellorë, me një natyrë hyjnore dhe fat të përjetshëm.
Si dishepulle e Jezu Krishtit, unë përpiqem fort të bëhem si Ai. Unë kërkoj dhe veproj sipas zbulesës vetjake dhe u jap shërbesë të tjerëve në emrin e Tij të shenjtë.
Unë do të qëndroj si dëshmitare e Perëndisë në të gjitha kohërat dhe në të gjitha gjërat, dhe në të gjitha vendet.
Teksa përpiqem fort që të kualifikohem për ekzaltimin, unë e vlerësoj pa masë dhuratën e pendimit dhe përpiqem të përmirësohem çdo ditë. Me besim, unë do ta forcoj shtëpinë dhe familjen time, do të bëj e do të mbaj besëlidhje të shenjta dhe do të marr ordinancat dhe bekimet e tempullit të shenjtë.
Tema e Kuorumeve të Priftërisë Aarone
Unë jam një bir i dashur i Perëndisë dhe Ai ka një punë për mua që ta bëj.
Me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën time, unë do ta dua Perëndinë, do t’i mbaj besëlidhjet e mia dhe do ta përdor priftërinë e Tij që t’u shërbej të tjerëve, duke filluar nga vetë shtëpia ime.
Teksa përpiqem fort të shërbej, të ushtroj besim, të pendohem dhe të përmirësohem çdo ditë, unë do të kualifikohem që të marr bekimet e tempullit dhe gëzimin e përhershëm të ungjillit.
Unë do të përgatitem që të bëhem një misionar i zellshëm, një bashkëshort besnik dhe një atë i dashur duke qenë një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit.
Unë do të ndihmoj për ta përgatitur botën për kthimin e Shpëtimtarit duke i ftuar të gjithë që të vijnë te Krishti dhe të marrin bekimet e Shlyerjes së Tij.
Dhjetë Urdhërimet
-
Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.
-
Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë.
-
Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot.
-
Mbaje mend ditën e [Shabatit] për ta shenjtëruar.
-
Ndero atin tënd dhe nënën tënde.
-
Nuk do të vrasësh.
-
Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore.
-
Nuk do të vjedhësh.
-
Nuk do të bësh dëshmi të rreme.
-
Nuk do të [kesh lakmi].
Shihni tek Eksodi 20:3–17.