Rinia
Mesazh nga Presidenca e Parë


Mesazh nga Presidenca e Parë

Të dashur vëllezërit dhe motrat tona në moshë të re,

Ne ju duam dhe kemi mirëbesim te ju. Ju jeni vërtet mes shpirtrave të zgjedhur të Atit Qiellor, të dërguar në tokë në këtë kohë për të bërë gjëra të rëndësishme.

Ju jeni më të fortë dhe më të aftë nga sa mund ta kuptoni. Dhe kur mbështeteni te Shpëtimtari, forca juaj rritet edhe më shumë. Ai është “forca e rinisë”.

Ky udhëzues do t’ju ndihmojë të ndërtoni një themel të fortë për të bërë zgjedhje që të qëndroni në shtegun që çon drejt jetës së përjetshme. Do t’ju ndihmojë të përgatiteni që të bëni besëlidhje të shenjta në tempull, të përgatiteni për të shërbyer në një mision dhe të gjeni gëzim duke e ndjekur Jezu Krishtin gjatë gjithë jetës suaj. Ju keni një vend të rëndësishëm në Kishën e Tij. Jezu Krishti do t’ju ndihmojë t’i përmbushni qëllimet e Tij për ju.

Ne e dimë se Perëndia jeton. Është lutja jonë që ju të qëndroni të vendosur në shtegun e besëlidhjeve, në shtegun e bërjes dhe mbajtjes së besëlidhjeve të shenjta me Perëndinë. Ai është shtegu që ju kthen sërish tek Ati juaj në Qiell. Ndërsa e bëni këtë, do të jeni një ndikim për mirë, duke e shpërndarë ungjillin plot gëzim, duke i mbledhur fëmijët e Perëndisë dhe duke e përgatitur botën për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit. Mbajeni mend: Jezu Krishti është forca juaj!

Presidenca e Parë