Seminari
Përgatitja e Misionarëve: Vështrim i Përgjithshëm


“Përgatitja e Misionarëve: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Përgatitja e Misionarëve”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Përgatitja e Misionarëve

Përgatitja e Misionarëve

Vështrim i Përgjithshëm

Ne mund të ndihmojmë të mblidhet Izraeli duke i dashur të tjerët, duke shpërndarë mesazhin e Jezu Krishtit dhe duke i ftuar ata të vijnë te Shpëtimtari. Perëndia i bekon misionarët teksa ata shërbejnë me zell dhe u japin mësim njerëzve në komunitetet e tyre dhe nëpër botë. Perëndia siguroi Librin e Mormonit për mbledhjen në ditët e fundit.

Sugjerim për ritmin: Ka shumë mundësi të mira për t’u marrë parasysh për ritmin e këtyre mësimeve. Për shembull:

  1. Jepini disa ose të gjitha këto mësime nga fundi i vitit shkollor kur nxënësit më të mëdhenj në moshë mund të jenë duke punuar për të dorëzuar letrat për misionin e tyre.

  2. Jepini disa nga këto mësime ndërsa studioni seksione të librit Doktrina e Besëlidhje që na ndihmojnë ta kuptojmë më mirë punën misionare. Disa sugjerime renditen në krah të mësimeve specifike më poshtë.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Shpërndarja e Ungjillit nga Dashuria si e Krishtit

Sugjerim për ritmin: Ju mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth së njëjtës kohë që u jepni mësim nxënësve rreth seksionit Doktrina e Besëlidhje 18. Vargjet 10–16 na ndihmojnë të kuptojmë se si dashuria e Shpëtimtarit çon te dëshira e Tij që të gjithë të vijnë tek Ai.

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si dashuria e tyre për Atin Qiellor, Jezu Krishtin dhe njerëzit e tjerë mund t’i motivojë të shpërndajnë ungjillin.

  • Përgatitja e nxënësve: Jepuni nxënësve thënien nga Jozef Smithi nga ky mësim. Ftojini ata të përgatiten për të treguar se si kjo thënie mund t’i japë shtysë dikujt t’ua shpërndajë ungjillin të tjerëve ose të përgatitet për të shërbyer në një mision kohëplotë.

  • Figura për t’u paraqitur: Të rinj duke shërbyer në situata të ndryshme; dikush duke shpërndarë ungjillin

  • Material filmik: “Feed My Sheep” (5:47; shikojeni nga kodi kohor 2:46 deri në 4:29)

  • Materiale: Copa letre bosh që të përdoren nga grupet e vogla

Jepni Dashuri, Tregoni dhe Ftoni

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të bëjnë një plan për ta shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit duke përdorur parimet e dhënies së dashurisë, të të treguarit dhe të të ftuarit.

Zgjedhja për të Shërbyer në një Mision

Sugjerim për ritmin: Mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth së njëjtës kohë që jepni mësimin “Doktrina e Besëlidhje 30–36, Pjesa 1”, i cili përqendrohet tek arsyet pse Zoti do që ne ta shpërndajmë ungjillin e Tij.

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë për t’i shërbyer Zotit si misionarët e Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i flasin dikujt që ka shërbyer në një mision predikimi ose shërbimi. Nxënësit mund t’i kërkojnë personit të tregojë mënyra të ndryshme se si Zoti e bekoi atë dhe të tjerët nëpërmjet shërbimit të tij ose të saj misionar.

  • Materiale: Shembuj të detyrave të misionit në copa të vogla letre në një kosh; kopje të thënies së parë nga Presidenti Rasëll M. Nelson që ta diskutojnë dyshet

  • Fletushkë: “Bekimet e Shërbimit Misionar

  • Material filmik: “Value of a Full-Time Mission” [“Vlera e një Misioni Kohëplotë”] (5:22)

Libri i Mormonit Është një Mjet për Kthimin në Besim

Sugjerim për ritmin: Ju mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth së njëjtës kohë që jepni mësimin “Doktrina e Besëlidhje 84:49–102”. Vargjet 54–57 na ndihmojnë të kuptojmë rëndësinë që ka të mos e marrim lehtë Librin e Mormonit.

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë rëndësinë e forcimit të dëshmisë së tyre për Librin e Mormonit në përgatitje për të shpërndarë ungjillin e Shpëtimtarit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i kërkojnë një pjesëtari të familjes ose një miku të besuar t’u tregojë se si mori për herë të parë një dëshmi për Librin e Mormonit. Inkurajojini nxënësit që ndihen lirshëm për ta bërë këtë që të tregojnë edhe përvojën e tyre me marrjen e një dëshmie për Librin e Mormonit.

  • Materiale: Paraqitni vegla të thjeshta të ndryshme (ose figura të tyre)

  • Materiale filmikeA Book of Mormon Story” [“Një Tregim nga Libri i Mormonit”] (5:15); “The Book of Mormon” [“Libri i Mormonit”] (2:10)

Zelli në Punën Misionare

Sugjerim për ritmin: Ju mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth së njëjtës kohë që jepni mësimin “Doktrina e Besëlidhje 4”. Vargu 6 tregon se zelli është një cilësi e ngjashme me të Krishtit e atyre që dëshirojnë të ndihmojnë në punën e Zotit.

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kërkojnë ndihmën e Zotit për të qenë më të zellshëm në jetën e tyre dhe në përgatitjen e tyre për të shërbyer si misionarët e Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë për mënyrën se si përkufizimi vijues për zellin e përshkruan Jezu Krishtin. Ata mund të përcaktojnë edhe tregime nga jeta e Tij në të cilat Ai demonstroi zell.

Zelli është “përpjekje e vazhdueshme, e guximshme, veçanërisht në shërbim të Zotit dhe në bindje të fjalës së tij” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Zell”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).