Seminari
Mësimi 202 – Libri i Mormonit Është një Mjet për Kthimin në Besim: Përdorimi i Librit të Mormonit për t’u Përgatitur për të Shpërndarë Ungjillin


“Mësimi 202 – Libri i Mormonit Është një Mjet për Kthimin në Besim: Përdorimi i Librit të Mormonit për t’u Përgatitur për të Shpërndarë Ungjillin”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Libri i Mormonit Është një Mjet për Kthimin në Besim”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 202: Përgatitja e Misionarëve

Libri i Mormonit Është një Mjet për Kthimin në Besim

Përdorimi i Librit të Mormonit për t’u Përgatitur për të Shpërndarë Ungjillin

shokë duke lexuar shkrimet e shenjta

Libri i Mormonit është një dhuratë që Perëndia na e ka dhënë për të mbledhur Izraelin e ditëve të mëvonshme te Jezu Krishti. Që nxënësit ta përdorin këtë dhuratë për të ndihmuar të mblidhen të tjerët, është e rëndësishme që ata të marrin dëshminë e tyre nga Perëndia që është i vërtetë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë rëndësinë e forcimit të dëshmive të tyre për Librin e Mormonit në përgatitje për të shpërndarë ungjillin e Shpëtimtarit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Një mjet për të mbledhur Izraelin

Merreni parasysh të renditni në tabelë ose të paraqitni një shumëllojshmëri mjetesh të njohura për nxënësit tuaj. Disa shembuj janë një çekiç, kaçavidë, furçë dhëmbësh, kapëse letrash e me radhë. Ftojini nxënësit të flasin rreth funksioneve të mjeteve duke përdorur pyetje si vijueset.

mjetet
  • Kur ka qenë hera e fundit që e ke përdorur një nga këto mjete? Si e përdore atë?

  • Si do të funksiononin disa nga mjetet e tjera për të kryer të njëjtin funksion?

    Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se mjete të caktuara janë më të mira për kryerjen e detyrave të caktuara, merreni parasysh t’i kërkoni një nxënësi të kryejë një detyrë si kapja e disa letrave së bashku duke përdorur një kaçavidë ose një furçë dhëmbësh.

    Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se këto mjete kryejnë punë specifike. Në mënyrë të ngjashme, Perëndia ka siguruar mjetet për të kryer pjesë specifike të punës së Tij, një nga të cilat është të mbledhë njerëz te Jezu Krishti.

  • Cilat janë disa mjete që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë siguruar për t’i mbledhur njerëzit tek Ata?

Nxënësit mund të lexojnë thënien vijuese për të konfirmuar përgjigjet e tyre për pyetjen e mëparshme ose për të parë përgjigje shtesë.

Plaku Shein M. Bouen, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Plaku Shein M. Bouen

“Ne po e mbledhim Izraelin për herë të fundit dhe po e bëjmë këtë me Librin e Mormonit – një libër që, i ndërthurur me Shpirtin e Zotit, është mjeti më i fuqishëm për kthimin në besim.” (Shein M. Bouen, “Roli i Librit të Mormonit në Kthimin në Besim”, Liahona, nëntor 2018, f. 83)

  • Pse mendon se Libri i Mormonit mund të jetë një mjet kaq i fuqishëm për kthimin në besim dhe mbledhjen e njerëzve te Jezu Krishti?

Dëgjoni me kujdes ndërsa nxënësit përgjigjen dhe, si të jetë e përshtatshme, ftojini ata të tregojnë përse ndihen në atë mënyrë.

Nëse do t’i ndihmonte nxënësit të shohin një shembull të mënyrës se si Libri i Mormonit ishte një mjet në sjelljen e një njeriu më afër Perëndisë, merreni parasysh të shfaqni “A Book of Mormon Story” [“Një Histori e Librit të Mormonit”] (5:15), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

5:15

Ftojini nxënësit të lexojnë te Moroni 10:3–5 dhe thënien vijuese. Kërkojuni atyre të kërkojnë një mënyrë të rëndësishme se si mund të përgatitemi për ta ndarë Librin e Mormonit me të tjerët.

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dha mësim:

Presidenti Henri B. Ajring

“Për ta ditur se Libri i Mormonit është i vërtetë, ne duhet ta lexojmë atë dhe të bëjmë zgjedhjen që gjendet te Moroni: të lutemi për të ditur nëse është i vërtetë. Pasi ta kemi bërë këtë, ne mund t’u dëshmojmë nga përvoja vetjake miqve tanë që ata të mund ta bëjnë atë zgjedhje dhe të njohin të njëjtën të vërtetë.” (Henry B. Eyring, “A Voice of Warning”, Ensign, nëntor 1998, f. 34)

Ndërsa nxënësit e tregojnë atë që mësuan, ata mund të përcaktojnë një të vërtetë si vijuesja: Marrja e një dëshmie vetjake për Librin e Mormonit na mundëson t’i ndihmojmë të tjerët të mësojnë për vërtetësinë e tij.

Për t’i ndihmuar nxënësit të marrin parasysh përvojat e tyre me këtë të vërtetë, ju mund t’i ftoni ata t’i vlerësojnë në heshtje përgjigjet e tyre për thëniet vijuese.

Duke përdorur një shkallë nga një deri në pesë, ku një është “jo e vërtetë për mua” dhe pesë është “shumë e vërtetë për mua”, vlerësoji thëniet vijuese:

  • Unë mund t’i shpjegoj një shoku se çfarë është Libri i Mormonit dhe se si ai mund t’i sjellë njerëzit te Krishti.

  • Po e studioj Librin e Mormonit në një mënyrë që po e thellon kthimin tim vetjak në besimin te Jezu Krishti.

  • Kam pasur përvoja që më lejojnë t’u dëshmoj të tjerëve se Libri i Mormonit është i vërtetë.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të kërkojnë frymëzim mbi mënyrën se si ta ftojnë fuqinë e Perëndisë në jetën e tyre dhe të të tjerëve nëpërmjet Librit të Mormonit.

Vlerësimi i dhuratës së Librit të Mormonit nga Perëndia

Në një zbulesë që iu dha Jozef Smithit, Zoti theksoi rëndësinë e Librit të Mormonit duke treguar se si ndihet ai kur njerëzit e trajtojnë si të parëndësishëm.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 84:54–57 dhe mendo rreth mënyrës se si mund të gjejnë zbatim këto vargje tek anëtarët e Kishës së Zotit që po përgatiten ta shpërndajnë ungjillin e Tij.

  • Çfarë gjete që mund të gjejë zbatim tek ata që dëshirojnë ta shpërndajnë ungjillin e Shpëtimtarit?

  • Cilat janë disa mënyra se si mund të tregojmë se sa i rëndësishëm është Libri i Mormonit në jetën tonë?

Njohuri dhe dëshmi vetjake për Librin e Mormonit

Skenari vijues, ose një tjetër që ju e krijoni, mund t’i ndihmojë nxënësit ta shprehin atë që kanë mësuar dhe ndier gjatë mësimit. Merreni parasysh ta lexoni skenarin si klasë dhe t’u jepni nxënësve kohë për të menduar rreth asaj që mund t’i tregojnë Almës.

Alma sapo frekuentoi një orë mësimore për përgatitjen e misionarëve. Ajo u kërkoi mësuesve misionarë të kthyer së fundi sugjerime mbi përgatitjen për të shpërndarë ungjillin. Të dy mësuesit e këshilluan të forconte njohurinë dhe dëshminë e saj për Librin e Mormonit. Nga të gjitha mënyrat se si mund të ishin përgjigjur, studimi i Librit të Mormonit nuk ishte përgjigjja që priste Alma.

Ftojini nxënësit të lëvizin rreth klasës dhe t’i thonë të paktën dy nxënësve të tjerë se çfarë mund t’i tregojnë Almës.

Merreni parasysh se si të krijoni një mundësi për Frymën e Shenjtë për t’u dhënë nxënësve tuaj dëshmi për Librin e Mormonit. Mund t’i ftoni vullnetarët t’i tregojnë klasës fragmentet e parapëlqyera të Librit të Mormonit ose përvojat e tyre me marrjen e një dëshmie për Librin e Mormonit. Mund të jepni një fragment që ju ka ndihmuar ta njihni Shpëtimtarin më mirë. Jepuni nxënësve kohë për t’u përgatitur. Nëse shumë nxënës dëshirojnë të shprehen, ftojini ta bëjnë këtë në grupe të vogla në mënyrë që të gjithë të kenë një mundësi.

Zbatimi

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i përgjigjen në heshtje pyetjes në vijim në ditarët e studimit.

  • Çfarë mund të bësh për ta thelluar marrëdhënien tënde me Jezu Krishtin nëpërmjet Librit të Mormonit?

    Mund të sugjeroni disa mundësi, të tilla si vijueset: leximi i të gjithë Librit të Mormonit në një periudhë të caktuar kohe, kërkimi i vargjeve për t’ua treguar të tjerëve, ose kërkimi i një dëshmie nga Ati Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë që ky libër është i vërtetë.

    Mund edhe të shfaqni materialin filmik “The Book of Mormon” [“Libri i Mormonit”] (2:10), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Në këtë material filmik, Pleqtë Xhefri R. Holland dhe Kuentin L. Kuk, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregojnë se si presidenti i tyre i misionit i ftoi të mësonin për Krishtin nëpërmjet Librit të Mormonit. Nxënësit mund të zgjedhin të ndjekin të njëjtën ftesë.

    2:10
  • Si mund të të përgatitë bërja e asaj që shkrove ta shpërndash Librin e Mormonit në jetën e përditshme ose si misionar kohëplotë?

Mund të jetë e dobishme të jepni dëshminë tuaj se si Libri i Mormonit ju ka ndihmuar të afroheni më pranë Jezu Krishtit.