“Doktrina e Besëlidhje 18: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 18”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 18
Doktrina e Besëlidhje 18
Vështrim i Përgjithshëm
Zoti zbuloi të vërteta të vyera rreth vlerës sonë në sytë e Tij, gëzimit që mund të marrim kur e shpërndajmë ungjillin, si dhe kualifikimeve e përgjegjësive të Dymbëdhjetë Apostujve.
Krijoni një mjedis ku të gjithë të respektohen dhe të dinë se kontributet e tyre vlerësohen: Shumë nxënës të cilëve u jepni mësim, mund ta kenë të vështirë të ndihen të respektuar dhe të vlerësuar. Nga mënyra se si u jepni dashuri dhe i respektoni, ju mund t’u komunikoni atyre se janë të mirëpritur dhe të nevojshëm. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari u Sigurua që të Gjithë të Ndiheshin të Respektuar dhe të Vlerësuar”, te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 18:1–13”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 18:1–13
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë se vlera e shpirtrave të tyre është e madhe në sytë e Perëndisë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë, përsiatin dhe marrin parasysh të mësojnë përmendsh një pjesë ose të gjitha vargjet te Doktrina e Besëlidhje 18:10–11. Kërkojuni atyre të vijnë të përgatitur për t’i treguar ndjenjat e tyre rreth të vërtetave që jepen mësim në këtë fragment.
-
Fletushkë: “Të Kujtuarit e Vlerës Sonë për Perëndinë”
-
Materiali filmik: “The Hope of God’s Light” [“Shpresa e Dritës së Perëndisë”] (6:46)
Doktrina e Besëlidhje 18:11–16
Qëllimi i mësimit: Të ndihmojë të rritet dëshira e nxënësve për t’ua shpërndarë ungjillin e Shpëtimtarit të tjerëve.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin dhe të vijnë të përgatitur për të treguar një listë me pesë gjëra që u sjellin gëzim dhe përse.
-
Materiale filmike: “Mbajeni Lart Dritën Tuaj” (10:16; shikoje nga kodi kohor 2:20 deri në 4:15); “Inviting All to Come unto Christ: Sharing the Gospel” [“Ftesa ndaj të Gjithëve që të Vijnë te Krishti: Shpërndarja e Ungjillit”] (4:30)
Doktrina e Besëlidhje 18:21–47
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë se si na ndihmon dhe bekon Zoti nëpërmjet thirrjes së Apostujve të Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë një pjesë të një bisede të kohëve të fundit, artikull reviste të Kishës ose publikim në media shoqërore nga një prej Apostujve të tanishëm, duke kërkuar se si ai mesazh i ndihmon të vijnë te Krishti.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Fotografi e tanishme e Presidencës së Parë dhe Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
-
Materiale: Biseda të konferencave të përgjithshme ose artikuj të revistave të Kishës të shkruar nga Apostujt
Ushtrimi 2 i Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: T’u japë nxënësve mundësi për ta ushtruar zotërimin e fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe doktrinën që ata japin mësim, si edhe t’i mësojnë e zbatojnë parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përzgjedhin një ose dy fragmente të zotërimit doktrinor që do të donin t’i kuptonin më mirë.
-
Send që duhet përgatitur: Një këngë ose himn për t’u luajtur për orën mësimore
-
Materiale: Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023)