Seminari
Mësimi 26 – Doktrina e Besëlidhje 17: Tre Dëshmitarët


“Mësimi 26 – Doktrina e Besëlidhje 17: Tre Dëshmitarët”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 17”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 26: Doktrina e Besëlidhje 12–17; Joseph Smith – Historia 1:66–75

Doktrina e Besëlidhje 17

Tre Dëshmitarët

Tre Dëshmitarët e Librit të Mormonit

Zoti i premtoi Jozef Smithit se tre veta të tjerë do të ishin dëshmitarë të fletëve të arta. Oliver Kaudëri, Dejvid Uitmeri dhe Martin Harrisi u thirrën nga Perëndia për të qenë këta dëshmitarë. Nëpërmjet besimit të tyre, ata i vizitoi engjëlli Moroni dhe dëgjuan zërin e Shpëtimtarit duke deklaruar se ajo që panë, ishte e vërtetë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta forcojnë dëshminë e tyre për Librin e Mormonit ndërsa studiojnë dëshminë e Tre Dëshmitarëve.

Përgatitja e nxënësve: Mund t’i ftoni nxënësit të kërkojnë te faqja ChurchofJesusChrist.org, duke kërkuar informacion rreth Tre Dëshmitarëve të Librit të Mormonit dhe të vijnë të përgatitur për të treguar atë që gjetën.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Dëshmitarët

Për ta paraqitur rolin e dëshmitarëve, mund të ftoni tre nxënës që të jenë dëshmitarë. Një mënyrë për ta bërë këtë është të fshihni një artikull në një çantë dhe ta ftoni një nxënës ta vështrojë dhe ta përshkruajë atë. Pyetini anëtarët e klasës a u besojnë nxënësve. Ftoni nxënës të tjerë që të jenë një dëshmitar i dytë dhe i tretë. Diskutoni pse është e dobishme pasja e shumë dëshmitarëve.

Dëshmitarët luajnë një rol të rëndësishëm në planin e Atit Qiellor për shpëtimin. Lexo te Doktrina e Besëlidhje 6:28, duke kërkuar atë që Zoti dha mësim rreth dëshmitarëve (shih edhe te 2 Korintasve 13:1).

  • Cilët janë disa shembuj dëshmitarësh në Kishë?

  • Si mendon, pse Shpëtimtari siguron dëshmitarë të shumtë për punën e Tij?

Tre Dëshmitarët

Jozef Smithi e dinte nëpërmjet Librit të Mormonit dhe zbulesave, që Zoti do t’u lejonte individëve të tjerë t’i shihnin fletët e arta. Ai e dinte se tre nga dëshmitarët do t’i shihnin ato nëpërmjet fuqisë së Perëndisë (shih te 2 Nefi 27:12–13; Ethëri 5:2–4; Doktrina e Besëlidhje 5:11–15). Që të gjithë, Oliver Kaudëri, Dejvid Uitmeri dhe Martin Harrisi kishin një dëshirë të frymëzuar për të qenë njëri nga dëshmitarët. Secili luajti një rol të rëndësishëm në daljen në dritë të Librit të Mormonit.

Oliver Kaudëri
Dejvid Uitmeri
Martin Harrisi

Mund t’i shfaqni figurat e Tre Dëshmitarëve ose t’i shkruani emrat e tyre në tabelë. Një nxënës mund të lexojë përgjigjet dhe klasa mund të thotë dëshmitarin që përkon me to. Ose mund t’u jepni nxënësve pyetësorin. Përgjigjet e sakta janë 1. B, 2. C, 3. A.

Përkoje secilin nga Tre Dëshmitarët me hollësinë e saktë nga jeta e vet.

  1. Oliver Kaudëri

  2. Dejvid Uitmeri

  3. Martin Harrisi

  1. Siguroi financimin për shtypjen e Librit të Mormonit

  2. Shërbeu si shkruesi kryesor për pjesën më të madhe të përkthimit të Librit të Mormonit

  3. E ftoi Jozef Smithin ta përfundonte përkthimin e Librit të Mormonit në shtëpinë e familjes së tij

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 17:1–2, duke kërkuar atë që Zoti u tha Tre Dëshmitarëve se do të shihnin.

  • Çfarë di për secilin nga këto objekte?

  • Çfarë kërkoi Zoti nga këta burra që ata t’i shihnin këto objekte?

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 17:3–9 duke kërkuar përgjegjësinë që do të kishin Tre Dëshmitarët pasi t’i shihnin fletët.

Çfarë përgjegjësie kemi ne kur Zoti na jep dëshmi për të vërtetat hyjnore?

Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë parimin vijues: Pasi Zoti na bekon me një dëshmi të së vërtetës, ne kemi përgjegjësinë që të dëshmojmë për të.

Nëse dëshironi, mund t’i ftoni nxënësit të shenjojnë te vargu 6 mënyrën se si Shpëtimtari është një shembull për këtë të vërtetë.

Si mendon, pse është domethënëse që Shpëtimtari dha dëshminë e Tij për Librin e Mormonit?

“Dëshmia e Tre Dëshmitarëve”

Lexo pjesën “Dëshmia e Tre Dëshmitarëve”, që ndodhet në faqet e parathënies së Librit të Mormonit, duke kërkuar për çfarë dhanë dëshmi ata.

  • Çfarë ndien se është domethënëse në dëshminë e tyre?

Për të parë një përshkrim të përvojës së Tre Dëshmitarëve, mund të shfaqni materialin filmik “A Day for the Eternities” [“Një Ditë për Përjetësitë”] (23:09; shikoni nga kodi kohor 15:01 deri në 17:55), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

Ndërkohë që nxënësit lexojnë pjesën “Dëshmia e Tre Dëshmitarëve”, mund t’i ftoni ata të shkruajnë në tabelë fjalë ose fraza që deklarojnë vërtetësinë e Librit të Mormonit. Diskutoni atë që shkruan nxënësit në tabelë. Mund të jetë e dobishme të vini në dukje që Tre Dëshmitarët patën shembuj të shumtë shpirtërorë. Krahas dëshmisë së Jozef Smithit, ata panë engjëllin Moroni dhe dëgjuan zërin e Shpëtimtarit t’u deklaronte atyre se vepra ishte e vërtetë.

23:10
  • Çfarë mund të mësojmë nga Tre Dëshmitarët rreth marrjes së dëshmisë sonë vetjake që Libri i Mormonit është i vërtetë?

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dëshmoi për fuqinë e dëshmisë së tyre. Lexo thënien vijuese ose shiko materialin filmik “An Enduring Testimony of the Mission of the Prophet Joseph” [“Një Dëshmi që Zgjat për Misionin e Profetit Jozef”] (17:32; shiko nga kodi kohor 4:18 deri në 5:43).

17:36
Presidenti Henri B. Ajring

“Ata që doni, mund të kenë më shumë sesa provën fizike që iu dha atyre dëshmitarëve me anë të asaj që panë dhe dëgjuan. Ata Tre Dëshmitarë patën diçka më shumë, diçka që na nevojitet të gjithëve. Fryma e Shenjtë i dha dëshmi mendjes dhe zemrës së tyre se ajo që panë dhe dëgjuan, ishte e vërtetë. Shpirti u tha se engjëlli ishte nga Perëndia dhe se zëri ishte ai i Zotit Jezu Krisht. Ajo dëshmi e Shpirtit iu dha atyre dhe shumë vetave që nuk ishin aty. Ajo është një dëshmi që mundet, nëse kualifikohemi për shoqërimin e Frymës së Shenjtë, të jetë e jona dhe të qëndrojë me ne përgjithmonë.

Tre Dëshmitarët kurrë nuk e mohuan dëshminë e tyre për Librin e Mormonit. Ata nuk mundeshin sepse ata e dinin se ishte e vërtetë. Ata bënë sakrifica dhe u përballën me vështirësi përtej asaj që kanë njohur ndonjëherë shumica e njerëzve. Oliver Kaudëri dha të njëjtën dëshmi rreth origjinës hyjnore të Librit të Mormonit ndërsa ishte duke vdekur. Por në kohë sprove, ata u lëkundën në besimin e tyre që Jozefi ishte ende profeti i Perëndisë dhe që e vetmja mënyrë për të ardhur te Shpëtimtari qe nëpërmjet Kishës së Tij të rivendosur. [Fakti] që ata vazhduan ta pohojnë atë që panë dhe dëgjuan në atë përvojë të mrekullueshme, gjatë periudhave të gjata të largimit nga Kisha dhe nga Jozefi, e bën dëshminë e tyre më të fuqishme.” (Henry B. Eyring, “An Enduring Testimony of the Mission of the Prophet Joseph”, Liahona, nëntor 2003, f. 90)

  • Si ndikon “Dëshmia e Tre Dëshmitarëve” te dëshmia jote vetjake për Librin e Mormonit? për Jezu Krishtin?

  • Cilat janë disa mënyra se si mund të japim dëshminë tonë për Shpëtimtarin dhe për Librin e Mormonit?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të japin dëshminë e tyre për Shpëtimtarin dhe Librin e Mormonit. Një mënyrë është t’i ftoni nxënësit ta shkruajnë atë që do të thoshin nëse dëshmia e tyre për Jezu Krishtin dhe Librin e Mormonit do të shtypej për botën. Mund t’i inkurajoni nxënësit t’ia japin dëshminë e tyre klasës ose një personi tjetër. Ju gjithashtu mund të jepni dëshminë tuaj.