“Doktrina e Besëlidhje 12–17; Joseph Smith – Historia 1:66–75: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 12–17; Joseph Smith – Historia 1:66–75: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 12–17; Joseph Smith – Historia 1:66–75
Doktrina e Besëlidhje 12–17; Joseph Smith – Historia 1:66–75
Vështrim i Përgjithshëm
Ndërkohë që po përkthente Librin e Mormonit, Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri kishin një pyetje rreth pagëzimit për heqjen e mëkateve. Ata pyetën Zotin. Në përgjigje të pyetjes së tyre, Gjon Pagëzori u shfaq dhe rivendosi Priftërinë Aarone. Rivendosja e priftërisë vazhdoi javë më vonë kur Pjetri, Jakobi dhe Gjoni rivendosën Priftërinë Melkizedeke. Ndërsa përkthimit të Libri i Mormonit i erdhi fundi, tre individë u përzgjodhën për të parë fletët e arta. Oliver Kaudëri, Dejvid Uitmeri dhe Martin Harrisi panë engjëllin Moroni dhe fletët e arta në një vegim. Ata dëgjuan edhe zërin e Zotit duke deklaruar se Libri i Mormonit është i vërtetë.
Ndihmojini nxënësit të përqendrohen te Jezu Krishti: Kur i ndihmoni nxënësit ta përqendrojnë të mësuarit e ungjillit prej tyre te Jezu Krishti, Fryma e Shenjtë mund ta forcojnë kuptueshmërinë dhe vlerësimin e tyre për Shpëtimtarin. Bëni pyetje që do t’i ndihmojnë nxënësit të kërkojnë prova për fuqinë, mëshirën dhe misionin e Tij shlyes. Ftojini nxënësit t’i shënojnë ose tregojnë ndjenjat e tyre për Të. Për më shumë se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Ndihmojini nxënësit t’i dallojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit në jetën e tyre” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave me titull “Doktrina e Besëlidhje 14”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Joseph Smith – Historia 1:68–75; Doktrina e Besëlidhje 13
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë domethënien e rivendosjes së autoritetit të priftërisë së Shpëtimtarit
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar hollësi ose pyetjet që kanë rreth rivendosjes së priftërisë. Ata mund të përgatiten duke lexuar tekstin për fotografinë 5 nga historia e Kishës, “Lumi Susquehanna”, që gjendet në fund të kombinimit tresh ose te pjesa “Ndihma për Studimin” te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
-
Materiali filmik: “Thesaret Shpirtërore” (18:07; shikoni nga kodi kohor 3:00 deri në 3:51)
Doktrina e Besëlidhje 14
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të jenë të bindur dhe të durojnë deri në fund me fuqinë aftësuese të Shpëtimtarit
-
Përgatitja e nxënësve: Mund t’i ftoni nxënësit të kërkojnë një parim që mund ta zbatojnë nga studimi i tyre vetjak i shkrimeve të shenjta. Nëse dëshirojnë, nxënësit mund të përdorin disa nga burimet për studim në manualin Eja, Më Ndiq.
-
Materiali filmik: “Tomorrow the Lord Will Do Wonders among You” [“Nesër Zoti Ka për të Bërë Mrekulli midis Jush”] (19:18; shikoni nga kodi kohor 15:08 deri në 16:21)
Doktrina e Besëlidhje 17
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta forcojnë dëshminë e tyre për Librin e Mormonit ndërsa studiojnë dëshminë e Tre Dëshmitarëve
-
Përgatitja e nxënësve: Mund t’i ftoni nxënësit të kërkojnë te ChurchofJesusChrist.org për informacion rreth Tre Dëshmitarëve të Librit të Mormonit dhe të vijnë të përgatitur për të treguar atë që gjetën.
-
Materiale: Një çantë dhe një artikull (çanta duhet të jetë në gjendje të fshehë një artikull që disa nxënës do ta shohin dhe do t’ia përshkruajnë klasës)
-
Materiale filmike: “A Day for the Eternities” [“Një Ditë për Përjetësitë”] (23:09; shiko nga kodi kohor 15:01 deri në 17:55); “An Enduring Testimony of the Mission of the Prophet Joseph” [“Një Dëshmi që Zgjat për Misionin e Profetit Jozef”] (17:32; shiko nga kodi kohor 4:18 deri në 5:43)