Seminari
Përgatitja për në Tempull: Vështrim i Përgjithshëm


“Përgatitja për në Tempull: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Përgatitja për në Tempull”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Përgatitja për në Tempull

Përgatitja për në Tempull

Vështrim i Përgjithshëm

Gjatë gjithë kohës, Zoti e ka urdhëruar popullin e Tij që të ndërtojë tempuj. Në tempuj, ne mësojmë për Jezu Krishtin dhe bëjmë besëlidhje të shenjta. Një nga besëlidhjet që bëjmë, është që të jetojmë ligjin e përkushtimit. Ne mund t’i shërbejmë dhe ta adhurojmë Zotin gjatë gjithë jetës duke marrë pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare.

Sugjerime për ritmin mësimor: Këto mësime mund të jepen në çdo moment të vitit shkollor ose gjatë çdo jave sipas ritmit mësimor të materialit Eja, Më Ndiq. Më poshtë renditen mundësitë e veçanta për çdo mësim.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Jezu Krishti Është në Qendër të të Gjithë Adhurimit në Tempull

Sugjerime për ritmin mësimor: Mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth të njëjtës kohë që jepni mësimin “Doktrina e Besëlidhje 95”, kur nxënësit mësojnë rreth urdhrit të Zotit për të ndërtuar Tempullin e Kirtlandit; ose mësimin “Doktrina e Besëlidhje 109”, kur nxënësit mësojnë rreth përkushtimit të Tempullit të Kirtlandit; ose mësimin “Doktrina e Besëlidhje 124”, kur nxënësit mësojnë rreth Tempullit të Navusë.

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të adhuruar Jezu Krishtin në shtëpinë e Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Inkurajojini nxënësit të marrin parasysh domethënien e dy frazave që janë të shkruara mbi çdo tempull: “Shenjtëri Zotit” dhe “Shtëpia e Zotit”.

  • Figura për t’u paraqitur: Të rinj që marrin sakramentin; të rinj e të reja që frekuentojnë kishën; misionarë kohëplotë; tabernakulli në kohën e Moisiut; tempulli i Solomonit; tempulli nefit në Begati

  • Materiale filmike: “Tempulli dhe Themeli Juaj Shpirtëror” (18:59; shikojeni nga kodi kohor 4:27 deri në 5:03); “In That Holy Place” [“Në Atë Vend të Shenjtë”] (4:36)

Bërja e Adhurimit në Tempull një Kërkim për Gjithë Jetën

Sugjerime për ritmin mësimor: Mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth së njëjtës kohë që jepni mësimin “Doktrina e Besëlidhje 95”, kur nxënësit mësojnë rreth urdhrit të Zotit për të ndërtuar Tempullin e Kirtlandit; ose mësimin “Doktrina e Besëlidhje 109”, kur nxënësit mësojnë rreth përkushtimit të Tempullit të Kirtlandit; ose mësimin “Doktrina e Besëlidhje 124”, kur nxënësit mësojnë rreth Tempullit të Navusë.

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë rëndësinë e adhurimit të Zotit në tempuj gjatë gjithë jetës.

  • Përgatitja e nxënësve: Mund t’i ftoni nxënësit ta pyesin një pjesëtar të familjes ose udhëheqës të Kishës se si janë bekuar nga frekuentimi i tempullit.

  • Material filmik: “Të Mbledhësh Familjen e Perëndisë” (18:01; shikojeni nga kodi kohor 15:16 deri në 15:44)

Në Tempull, ne Besëlidhim që ta Zbatojmë Ligjin e Përkushtimit

Sugjerime për ritmin mësimor: Mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth të njëjtës kohë që jepni mësimin “Doktrina e Besëlidhje 42:29–42”, kur nxënësit mësojnë rreth ligjit të përkushtimit.

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmoni nxënësit të kuptojnë ligjin e shenjtë të përkushtimit, që e besëlidhim në tempull me Perëndinë për t’iu bindur.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shkruajnë se si i përdorin kohën, talentet ose burimet e tyre për të kontribuar në Kishë dhe mbretërinë e Zotit.

  • Figura për t’u paraqitur: Tortë me garniturë

  • Fletushkë: “Ligji i Zotit për Përkushtimin

Historia Familjare dhe Shërbimi në Tempull

Sugjerime për ritmin mësimor: Mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth të njëjtës kohë që jepni mësimin “Doktrina e Besëlidhje 127–128, Pjesa 2”, kur nxënësit mësojnë rreth pjesëmarrjes në punën në tempull dhe për historinë familjare.

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të gjejnë emrat e paraardhësve të tyre të vdekur dhe të kryejnë ordinanca për ta në tempujt e Zotit.