Seminari
Mësimi 56 – Doktrina e Besëlidhje 42: Ligjet e Zotit


“Mësimi 56 – Doktrina e Besëlidhje 42: Ligjet e Zotit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 42”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 56: Doktrina e Besëlidhje 41–44

Doktrina e Besëlidhje 42

Ligjet e Zotit

frekuentimi i tempullit

Te Doktrina e Besëlidhje 42, Zoti e përmbushi premtimin e Tij ndaj shenjtorëve se do t’u jepte ligjin e Tij pasi të shpërnguleshin në Ohajo. Ai parashtroi ligje të përgjithshme sjelljeje për anëtarët e Kishës. Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit ta tregojnë dashurinë e tyre për Zotin duke iu bindur urdhërimeve të Tij.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Dy këndvështrime të ndryshme

Fillojeni orën mësimore duke i ftuar nxënësit që të përsiatin dhe më pas t’i tregojnë mendimet e tyre për pyetjen vijuese:

  • Nga ajo që sheh në botë sot, pse mendon se kemi nevojë për urdhërime nga Perëndia?

Shkruani binden dhe nuk binden në krye të dy kolonave të ndryshme në tabelë. Nxënësit më pas mund të renditin nën kolonat përkatëse arsyet pse njerëzit mund t’u binden ose të mos u binden urdhërimeve.

Ftojini nxënësit të ndalen një minutë për të përsiatur arsyet e tyre vetjake për zbatimin ose moszbatimin e urdhërimeve të Perëndisë.

Ndërsa studion sot, kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë për të ndihmuar ta kuptosh më mirë arsyen pse Zoti jep urdhërime dhe mënyrën se si mund ta vazhdosh, ose madje ta përmirësosh bindjen tënde.

Ligjet e Zotit

Zoti u premtoi shenjtorëve që Ai do t’u jepte atyre ligjin e Tij ndërsa ata mblidheshin në Ohajo (shih te Doktrina e Besëlidhje 38:32). Pak pasi mbërritën në Ohajo, Profeti Jozef Smith dhe 12 pleq e bashkuan besimin e tyre në lutje të zellshme (Doktrina e Besëlidhje 41:3) dhe i kërkuan Zotit ta zbulonte ligjin e Tij.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 42:1–3 për të parë përgjigjen e Zotit.

  • Çfarë është domethënëse për ty në këto vargje?

Zoti më pas dha mësim rreth disa urdhërimeve që donte që populli i Tij t’i jetonte.

Për veprimtarinë vijuese, nxënësit mund të zgjedhin se cilat vargje do të lexojnë ose mund t’ua caktoni ju atyre. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të shkruajnë në tabelë urdhërimet që gjetën dhe vargun ose vargjet ku i gjetën ato.

Lexo të paktën dy nga grupet vijuese të vargjeve, duke kërkuar urdhërimet e Zotit:

Sipas vargut 29, pse duhet t’i zbatojmë urdhërimet e Zotit?

Ky varg na mëson se ndërsa i zbatojmë urdhërimet e Zotit, ne tregojmë dashurinë tonë për Të. Nxënësit mund ta shenjojnë këtë të vërtetë te vargu 29 dhe ta bëjnë referencë‑kryq ose ta lidhin me vargun te Gjoni 14:15. Nxënësit mund të lexojnë edhe te Doktrina e Besëlidhje 41:5, duke kërkuar se çfarë tjetër do të thotë bindja jonë për Zotin.

Merreni parasysh t’i vini nxënësit në grupe për të lexuar dhe për t’u përgjigjur për sa vijon.

Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve na mëson:

“Për t’ju ndihmuar që të bëni zgjedhje të mira, Perëndia jep urdhërime. Ai e bën këtë sepse ju do. Dhe arsyeja më e mirë për t’iu bindur urdhërimeve të Perëndisë, është se ju e doni Atë. Dashuria është në thelb të urdhërimeve të Perëndisë.” (Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve [2022], f. 11)

  • Në ç’mënyrë janë urdhërimet e Perëndisë një manifestim i dashurisë së Tij?

  • Si i tregon Perëndisë bindja ndaj urdhërimeve të Tij që ne e duam Atë?

Urdhërimet e Tij

Mund të keni disa nxënës që do t’u pëlqente ta plotësonin veprimtarinë vijuese duke përdorur një urdhërim që nuk renditet te Doktrina e Besëlidhje 42. Merreni parasysh ta zgjeroni gamën e urdhërimeve për t’iu përshtatur nevojave dhe dëshirave të nxënësve tuaj.

Përzgjidh një urdhërim nga seksioni 42 për të cilin do të të pëlqente të mësoje më shumë ose të përsiatje.

Ndërsa studion, përgatitu të thuash sa vijon për urdhërimin që ke zgjedhur. Nëse dëshiron, mund t’i shkruash mendimet e tua në ditarin tënd të studimit.

  1. Shkrime të tjera të shenjta, thënie nga konferenca e përgjithshme ose fragmente nga Për Forcën e Rinisë (broshurë) që e thellojnë kuptueshmërinë tënde për këtë urdhërim

  2. Arsyet pse mendon se një Atë i dashur dhe i gjithëditur Qiellor do të na e jepte këtë urdhërim

  3. Si mendon se zbatimi i këtij urdhërimi na ndihmon ta ndjekim Shpëtimtarin, t’i tregojmë Atij dashurinë tonë dhe të bëhemi më shumë si Ai

  4. Përvojat që ke pasur me zbatimin e këtij urdhërimi (fakultative; tregoji vetëm nëse nuk janë tepër të shenjta ose personale)

Jepuni nxënësve një mundësi ta tregojnë atë që mësuan. Mund t’i vini ata t’i japin mendimet e tyre në grupe të vogla.

Nëse nxënësit i shkruan urdhërimet në tabelë më herët, mund t’i ftoni ata të rrethojnë urdhërimet që sapo studiuan. Më pas ftojini nxënësit të përzgjedhin një ose dy urdhërime që mendojnë se do të ishin më të dobishmet t’i diskutonit si klasë. Kërkojuni të imagjinojnë se dikush po has vështirësi për ta kuptuar dhe zbatuar këtë urdhërim. Ftojeni klasën të punojë së bashku për ta ndihmuar këtë individ. Mund të filloni duke i ftuar nxënësit që i studiuan këto urdhërime, të japin disa ide nga studimi i tyre. Gjithashtu ftojini nxënësit e tjerë të japin mendime që mund të ndihmojnë. Mund të bëni pyetje për ndjekjen e ecurisë si ajo në vijim: “Me çfarë pengesash mund të përballet ky individ?” “Si mund ta ndihmojmë atë që t’i kapërcejë këto pengesa?” “Si mund ta ndihmojmë atë ta kuptojë dhe ndiejë dashurinë e Zotit nëpërmjet këtij urdhërimi?”

Bindja ime ndaj urdhërimeve të Perëndisë

Duke kujtuar atë që ke mësuar dhe ndier në këtë mësim, zgjidh një urdhërim ku ndien se Zoti do të donte që të përqendroheshe. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si mund ta bekojë jetën time bindja ndaj këtij urdhërimi?

  • Si më ndihmon ky urdhërim t’ua tregoj dashurinë time Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe t’i ndjek Ata?

  • Cila është një gjë specifike që do të doja të bëja për t’ia treguar dashurinë time Zotit dhe për ta zbatuar këtë urdhërim?

Inkurajojini nxënësit të bëjnë një plan për ta zbatuar më mirë urdhërimin që zgjodhën.