Seminari
Doktrina e Besëlidhje 41–44: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 41–44: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 41–44”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 41–44

Doktrina e Besëlidhje 41–44

Vështrim i Përgjithshëm

Zoti dha mësim se Ai kënaqet t’i bekojë ata që e dëgjojnë Atë (shih te Doktrina e Besëlidhje 41:1). Ndërsa shenjtorët u përgjigjën dhe u lutën me besim, Ai zbuloi ligjin dhe urdhërimet e Tij, përfshirë ligjin e përkushtimit.

ikona e trajnimit Ndihmojini nxënësit të dallojnë ndikimin e Zotit: Ftojini nxënësit të përcaktojnë të vërtetat në shkrimet e shenjta që u mësojnë se si Shpëtimtari mund të ndikojë në jetën e tyre, duke u ofruar shërim dhe duke u dhënë forcë. Për më shumë mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Ndihmojini Nxënësit ta Dallojnë Dashurinë, Fuqinë dhe Mëshirën e Zotit në Jetën e Tyre” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Një shembull i mënyrës se si mund ta ushtroni këtë, përfshihet në mësimin e kësaj jave me titull “Doktrina e Besëlidhje 41”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 41

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë siguri se Zoti do t’i bekojë ata ndërsa e dëgjojnë dhe i binden Atij.

  • Përgatitja e nxënësve: Kërkojuni nxënësve të shpenzojnë një çast për të përsiatur se sa të sigurt ndihen se Zoti do t’i bekojë ata nëse e dëgjojnë dhe ia vënë veshin Atij. Ata mund të mendojnë rreth arsyes pse ndihen në atë mënyrë.

  • Material filmik: “We Walk by Faith” [“Ne Ecim me Anë të Besimit”] (16:24; shikojeni nga kodi kohor 7:30 deri në 12:38)

  • Materiale: Dy fletë të vogla letre për çdo nxënës

Doktrina e Besëlidhje 42

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta tregojnë dashurinë e tyre për Zotin duke iu bindur urdhërimeve të Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth kohës së fundit kur iu bindën njërit prej urdhërimeve të Perëndisë dhe të përsiatin arsyen pse zgjodhën të binden.

Doktrina e Besëlidhje 42:29–39

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit që t’iu shtohet dëshira për ta jetuar ligjin e përkushtimit.