“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 3: Doktrina e Besëlidhje 20–40”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 3”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 54: Doktrina e Besëlidhje 37–40
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 3
Reflektimi për të mësuarit tonë shpirtëror dhe vlerësimi i tij mund të na ndihmojnë të vijmë më pranë Shpëtimtarit. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kujtojnë dhe vlerësojnë se si përvojat e tyre deri tani me studimin e librit Doktrina e Besëlidhjet i kanë ndihmuar të rriten shpirtërisht.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Rritja fizike dhe shpirtërore
Merreni parasysh të shfaqni një krahasim krah për krah të figurave që demonstrojnë rritjen.
Për të matur rritjen, ndryshimin dhe përparimin, njerëzit shpesh përdorin fotografi për të bërë një krahasim krah për krah.
-
Si mund të na ndihmojnë fotografitë e vetvetes të dallojmë mënyrat se si mund të kemi ndryshuar ose të jemi rritur?
-
Cilat janë disa mënyra të tjera për ta dalluar rritjen tonë?
Për t’i ndihmuar nxënësit të përsiatin dhe diskutojnë për rritjen shpirtërore, mund të paraqitni një figurë të Jezusit dhe një fëmije, si ajo në fillim të mësimit.
Mendo rreth asaj që mund t’i thuash një fëmije rreth potencialit të tij ose të saj për t’u rritur dhe për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti.
-
Cilat janë disa mënyra se si një person mund ta dallojë se në ç’mënyrë po bëhet më shumë si Shpëtimtari? (Shih te Lluka 2:52; shih edhe tek Alma 5:14.)
Ftojini nxënësit të kërkojnë ndihmë nga Fryma e Shenjtë teksa reflektojnë mbi rritjen e tyre. Kërkojuni atyre të shkruajnë në ditarët e vet për disa nga mënyrat se si ndiejnë se po bëhen më shumë si Jezu Krishti. Mund t’i inkurajoni nxënësit të mendojnë për cilësitë e Shpëtimtarit për të cilat kanë mësuar gjatë studimit të tyre të librit Doktrina e Besëlidhje. Inkurajojini nxënësit t’u hedhin një sy shënimeve në ditarin e tyre ose shkrimeve të shenjta që shenjuan rreth Shpëtimtarit javët e fundit. Kërkojuni atyre të përsiatin se cilën nga cilësitë e Jezu Krishtit po shohin më shumë te vetja (edhe nëse është në shkallë më të vogël).
Disa nxënës mund të mos e dallojnë rritjen e tyre. Kujtojuni nxënësve se rritja është shpesh e vështirë të perceptohet, veçanërisht te vetja, por kjo nuk do të thotë se ata nuk po rriten. Në këtë mësim, nxënësit do të kenë mundësi të shpjegojnë qëllimin e sakramentit, të reflektojnë mbi dëshirat e tyre për ta ndjekur profetin dhe të rishikojnë planet e tyre për ta shpërndarë ungjillin. Studimi juaj në klasë i vargjeve te Doktrina e Besëlidhje 20–40 mund të ketë theksuar të vërteta të ndryshme nga ato në veprimtaritë vijuese. Nëse është kështu, mund t’i përshtatni veprimtaritë që t’i përfshini ato të vërteta.
Shpjego qëllimin e sakramentit
Jepuni nxënësve mundësi për të shpjeguar qëllimin e sakramentit. Për t’i përgatitur ata, mund t’i ftoni të përsëritin atë që mësuan rreth sakramentit te Doktrina e Besëlidhje (shihni te Doktrina e Besëlidhje 20:75–79; 27:1–2). Ata mund edhe të rishikojnë shënimet që mund të kenë mbajtur në ditarët e tyre të studimit.
Mund të paraqitni një skenar si ai në vijim dhe t’u kërkoni nxënësve të shpjegojnë qëllimin e sakramentit duke përdorur një nga metodat vijuese për t’u përgjigjur: interpretimin me role, krijimin e një diagrami informativ ose paraqitjeje apo shkrimin në ditar.
Isli ftoi një shok që të shkonte me të në kishë të dielën. Meqenëse shoku i tij nuk ka frekuentuar kurrë më parë një mbledhje sakramenti, Isli do t’i shpjegojë disa hollësi të rëndësishme përpara asaj dite.
-
Çfarë hollësish mendon se duhet të tregojë Isli rreth ordinancës së sakramentit?
Mund të paraqitni pikat vijuese për t’i ndihmuar nxënësit t’i përgatitin mendimet e tyre dhe për t’i lejuar të japin dëshmi.
Zgjidh dy ose tri hollësi rreth ordinancës së sakramentit ku mund të përqendrohesh. Përdor një ose më shumë shkrime të shenjta që të të ndihmojnë të shpjegosh dhe dëshmosh.
-
Lutjet e ofruara për të bekuar bukën dhe ujin
-
Ajo që i premtojmë ne Atit Qiellor
-
Ajo që na premton Ati Qiellor neve
-
Qëndrimet që demonstrojmë kur marrim sakramentin
-
Përqendrimi qendror te Jezu Krishti
-
Përvojat e tua vetjake
Pasi nxënësit të përgjigjen ndaj skenarit, mund t’i ftoni ata të reflektojnë dhe të tregojnë mënyrën se si ordinanca e sakramentit mund t’i ndihmojë ta kuptojnë se si po bëhen më shumë si Jezu Krishti.
Ndiej një dëshirë më të madhe për ta ndjekur profetin e gjallë
Në mësimet e fundit, nxënësit mund të kenë pasur mundësi të studiojnë rëndësinë e ndjekjes së profetit në kohën tonë. Kjo veprimtari e të mësuarit do t’u japë nxënësve mundësi për të reflektuar mbi mënyrën se si dëshira e tyre për ta ndjekur profetin e gjallë është ndikuar gjatë studimit të tyre të librit Doktrina e Besëlidhje.
Nëse doni, mund t’u kujtoni nxënësve vlerësimin vijues të vetes në një mësim të mëparshëm (shihni mësimin te Doktrina e Besëlidhje 21).
Në një mësim të mëparshëm, të ftuan të mendoje rreth këshillës nga profetët dhe apostujt që mund të jetë sfiduese për ty që ta ndjekësh. Përpiqu ta kujtosh se cila ishte ajo. Mund të kërkosh në ditarin tënd të studimit për të parë atë që shënove.
Jepuni nxënësve pak minuta për të parë a kanë mbajtur shënime në ditarin e tyre të studimit.
-
Cilat janë disa shkrime të shenjta që kemi studiuar kohët e fundit të cilat e theksojnë rëndësinë e ndjekjes së profetit?
Disa shkrime të shenjta që nxënësit mund të përmendin mund të përfshijnë: Joseph Smith – Historia 1:21–35; Doktrina e Besëlidhje 1:38–39; 21:4–6. Jepuni nxënësve mundësi që të tregojnë atë që gjetën. Të lejuarit që nxënësit ta bëjnë këtë në grupe të vogla mund ta bëjë të mundur që më shumë nxënës të tregojnë se çfarë qe domethënëse për ta.
Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shënojnë përgjigjet e tyre për një ose më shumë nga pyetjet vijuese. Lejojini nxënësit t’i zgjedhin vetë mënyrat dhe metodat e tyre për t’i shënuar këto ndjenja. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini disa nxënës të gatshëm që t’i shprehin mendimet e tyre. Ndonëse ndjenjat e tanishme që kanë nxënësit rreth ndjekjes së profetit mund të mos jenë pozitive, mund t’i inkurajoni ata të veprojnë edhe nisur nga dëshirat më të vogla dhe të kërkojnë bekimin e Zotit nëpërmjet ndjekjes së profetëve të Tij.
-
Çfarë ndjenjash të tanishme ke rreth ndjekjes së profetit të zgjedhur nga Zoti? Si mendon, çfarë ka ndikuar më së shumti te ndjenjat e tua rreth ndjekjes së profetëve të Zotit?
-
Si mendon se ndjekja e profetit mund të të ndihmojë të bëhesh më shumë si Jezu Krishti?
Shpërndarja e ungjillit të Jezu Krishtit tek të tjerët
Ndihmojini nxënësit të mendojnë rreth asaj që kanë mësuar nga studimi i tyre i librit Doktrina e Besëlidhje rreth shpërndarjes së ungjillit të Jezu Krishtit. Mund t’i ftoni nxënësit të kërkojnë në seksione ose vargje specifike tek të cilat u përqendruan ndërsa studiuan. Kjo mund të përfshijë seksionin Doktrina e Besëlidhje 18 dhe seksionet 30–36.
Nxënësit patën mundësinë për të bërë një plan për t’ia shpërndarë ungjillin dikujt kur studiuan mësimin “Doktrina e Besëlidhje 30–36, Pjesa 2”. Merreni parasysh të ndiqni ecurinë e këtij plani duke bërë pyetje të tilla si ajo në vijim (nxënësit mund edhe t’i diskutojnë këto pyetje në grupe të vogla):
-
Çfarë ke bërë kohët e fundit për t’ia shpërndarë ungjillin dikujt? Si mendoi se shkoi?
-
Me çfarë pengesash je përballur ndërsa je përpjekur ta shpërndash ungjillin e Jezu Krishtit në mënyra të natyrshme dhe normale?
-
Çfarë po mëson për shpërndarjen e ungjillit të Jezu Krishtit?
Diskutojini si klasë përpjekjet tuaja për ta shpërndarë ungjillin e Shpëtimtarit. Nxënësit mund të diskutojnë gjërat që shkuan mirë ose vështirësitë që patën. Ky diskutim mund t’u japë nxënësve mundësi për ta ndihmuar njëri-tjetrin që ta shpërndajnë ungjillin e Jezu Krishtit. Mund t’i ndihmoni nxënësit edhe që të marrin parasysh se sa janë rritur ndërkohë që janë përpjekur të flasin me të tjerët rreth Shpëtimtarit dhe ungjillit të Tij.