Seminari
Mësimi 37: Doktrina e Besëlidhje 21: Marrja e Fjalëve të Profetëve me Durim e Besim


“Doktrina e Besëlidhje 21: Marrja e Fjalëve të Profetëve me Durim e Besim”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 21”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 37: Doktrina e Besëlidhje 20–22

Doktrina e Besëlidhje 21

Marrja e Fjalëve të Profetëve me Durim e Besim

Presidenti Rasëll M. Nelson

Seksioni te Doktrina e Besëlidhje 21 u mor më 6 prill 1830, ditën që u organizua Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Në këtë zbulesë, Shpëtimtari i udhëzoi anëtarët e Kishës së Tij që ta ndiqnin këshillën e profetit të Tij. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i ndjekin fjalët e profetëve të Zotit me durim e besim.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ndjekja e këshillës

Paraqitni skenarin vijues. Mund të krijoni gjithashtu një skenar të ndryshëm që ka më shumë lidhje për nevojat dhe rrethanat e nxënësve tuaj.

Imagjino sikur ndërkohë që e dëgjoje konferencën e përgjithshme, ti more mesazhin vijues me celular nga një shok: “A e dëgjove atë që sapo tha profeti? Nuk jam i sigurt që jam dakord me atë!”

  • Si mendon se do të ndiheshe po të merrje një mesazh si ky?

  • Cilat janë disa gjëra që do të ishin të rëndësishme për shokun tënd për t’i marrë parasysh përpara se të vendosë për ta ndjekur ose jo këshillën e profetit?

Shpjegojuani nxënësve se sot ata do të studiojnë disa nga mësimet e Zotit rreth profetëve të Tij. Ftojini ata ta marrin parasysh në heshtje se sa e rëndësishme është për ta që ta ndjekin këshillën e profetëve. Nxitini ata të kërkojnë të vërteta që mund të ndihmojnë të rritet gatishmëria dhe aftësia e tyre për t’i ndjekur profetët e Zotit.

Plot durim e besim

Në ditën që u organizua Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 6 prill 1830, Zoti i dha Jozef Smithit një zbulesë që gjendet te Doktrina e Besëlidhje 21. Në pjesë të kësaj zbulese, Zoti dha këshillë të rëndësishme rreth ndjekjes së profetit.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 21:1–3, duke kërkuar titujt që Zoti i përdori për t’iu referuar Profetit Jozef Smith.

  • Bazuar në këta tituj, përse do të ishte bekim për anëtarët e Kishës së Zotit të organizuar rishtazi që të kishin një profet të thirrur nga Perëndia?

ikona e zotërimit doktrinor Doktrina e Besëlidhje 21:4–6 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 21:4–5, duke kërkuar këshillën që Zoti u dha shenjtorëve rreth mënyrës se si ata duhet t’i merrnin fjalët e Profetit Jozef Smith.

Nxënësit mund të kenë dobi nga kuptueshmëria se kujt i referohen përemrat te vargjet 4–5. Merreni parasysh t’i shkruani fjalët dhe përkufizimet vijuese në tabelë: “ju” (anëtarët e Kishës); “të tij”, “ai” (Jozef Smithi, Profeti); “meje”, “ime” (Jezu Krishti).

  • Cilat fjalë ose fraza nga këto vargje të bënë përshtypje? Përse?

  • Çfarë mësove nga këto vargje që mund ta ndihmojnë dikë që po ngurron ta ndjekë këshillën e profetëve të Zotit?

Nëse është e nevojshme, vini në dukje frazën “plot durim e besim” te vargu 5. Përpara se të tregoni thënien nga Plaku Nil L. Andersen, mund të jetë e dobishme t’i pyesni nxënësit përse ndonjëherë mund të duhet durim ose besim për t’ua vënë veshin fjalëve të profetëve të Zotit.

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se si ne mund të tregojmë durim e besim ndërsa përpiqemi ta ndjekim profetin.

16:4
Plaku Nil L. Andersen

“Mos u habitni nëse me raste pikëpamjet tuaja vetjake fillimisht nuk janë në harmoni me mësimet e profetit të Zotit. Këto janë çaste mësimi, përuljeje, kur ne biem në gjunjë për lutje. Ne ecim përpara me besim, duke mirëbesuar te Perëndia, duke e ditur se me kohën, do të marrim më shumë qartësi shpirtërore nga Ati ynë Qiellor.” (Nil L. Andersen, “Profeti i Perëndisë”, Liahona, maj 2018, f. 26)

Ftojini nxënësit të mendojnë rreth këshillës nga profetët dhe apostujt që mund të jetë sfiduese për ta për ta ndjekur. Ata mund të përsiatin se si rritja e durimit dhe besimit të tyre do t’i ndihmonte ata ta ndiqnin këshillën e profetit.

Bekimet e ndjekjes së profetëve të Zotit

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 21:6. Përcakto tre bekime që ua premtoi Zoti atyre që i marrin fjalët e Tij nëpërmjet profetit me durim e besim.

  • Bazuar në mësimet e Zotit te vargu 6, si do ta përfundoje thënien vijuese? Ndërsa i marrim fjalët e Zotit nëpërmjet profetëve të Tij me durim e besim …

    Nxënësit mund ta plotësojnë thënien kështu: Ndërsa i marrim fjalët e Zotit nëpërmjet profetëve të Tij me durim e besim, Ai do t’i shpërndajë fuqitë e errësirës, Ai do të na japë bekime nga qielli dhe do të jemi të mbrojtur nga kundërshtari.

  • Si do ta përmblidhje me fjalët e tua atë që mendon se nënkuptojnë këto premtime?

    Nxënësit mund të kenë dobi nga të kuptuarit se një kuptim i fjalës dridhen është ta shkëputësh ose ta lirosh diçka nga një mbështetëse ose një enë që e mban. Një interpretim i vargut mund të jetë se bekimet çlirohen nga qielli dhe u jepen atyre që i marrin fjalët e profetit.

  • Çfarë të ndihmojnë këto premtime të kuptosh rreth Zotit?

  • Si mund të ndikojnë këto premtime në dëshirën tonë për t’i ndjekur profetët e Zotit?

Ndjekja e profetëve të Zotit sot

Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të gjejnë këshillë profetike bashkëkohore që mund të përpiqen fort ta ndjekin në jetën e tyre. Paraqitini udhëzimet vijuese dhe jepuni nxënësve kohë të mjaftueshme për ta përfunduar veprimtarinë.

Gjej një ftesë të dhënë nga profetët dhe apostujt bashkëkohorë që dëshiron të përpiqesh ta zbatosh në jetën tënde. Përdore materialin Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022) ose një fjalim nga konferenca e fundit e përgjithshme për të gjetur këshillë ose ftesa që lidhen me të.

Pas studimit, përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë ftese ose këshille gjete?

  • Si mund të të duhet durim dhe besim për t’ia vënë veshin kësaj ftese profetike?

  • Çfarë bekimesh nga Perëndia vure re se mund t’i marrësh ndërsa e ndjek këtë këshillë?

  • Çfarë veprimesh të veçanta do të ndërmarrësh për ta ndjekur këtë këshillë në jetën tënde?

Kur nxënësit ta kenë përfunduar studimin, jepuni atyre një mundësi për t’i treguar përgjigjet që i mbajtën shënim në ditarët e tyre të studimit. Si pjesë e këtij diskutimi, mund t’i ftoni disa nxënës të tregojnë se si ata ose të tjerë janë bekuar nga të mbajturit vesh të këshillës së profetëve që po diskutohet. Mund të tregoni edhe një shembull nga jeta juaj.

Nxitini nxënësit të veprojnë sipas synimit që i kanë vendosur vetes, dhe t’i kushtojnë vëmendje mënyrës se si ndjekja e mësimeve të profetëve ndikon në marrëdhënien e tyre me Jezu Krishtin. Shpjegojuani se në një mësim të ardhshëm ata do të kenë një mundësi për ta vlerësuar përparimin që kanë bërë drejt synimit të tyre.

Mësoni Përmendsh

Nëse dëshironi mund t’i ndihmoni nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë gjatë këtij mësimi dhe t’i përsëritin ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për vargjet te Doktrina e Besëlidhje 21:4–6 është “‘Fjalën e’ profetit ‘duhet ta merrni si nga goja ime’”. Idetë për veprimtaritë me mësim përmendsh janë në materialet e shtojcës nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.