“Doktrina e Besëlidhje 20–22: Vështrim i Përgjithshëm” Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet, (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 20–22”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 20–22
Doktrina e Besëlidhje 20–22
Vështrim i Përgjithshëm
Pak kohë pas botimit të Librit të Mormonit, Kisha e Shpëtimtarit u organizua më 6 prill 1830, në Fajetë, Nju-Jork. Zbulesat e shënuara te Doktrina e Besëlidhje 20–22 japin këshillën e Zotit për Kishën e sapoorganizuar. Në këto pjesë, ne mësojmë informacione të rëndësishme, si kualifikimet për pagëzimin në Kishën e Shpëtimtarit, formulimin e lutjeve të sakramentit dhe këshillën e Zotit ndaj Kishës për të marrë fjalët e Profetit të Tij “plot durim e besim” (Doktrina e Besëlidhje 21:5).
Nxitini nxënësit t’i tregojnë të vërtetat që po mësojnë: Zoti dëshiron që kushdo – jo vetëm profetët e Tij – të kenë fuqinë ta flasin fjalën e Tij. Ai e do këtë për të gjithë ne, përfshirë për njerëzit të cilëve ju u jepni mësim (shihni te Doktrina e Besëlidhje 1:20–21). Një mënyrë se si mund t’i ndihmojmë nxënësit për ta bërë këtë është duke krijuar biseda ku ata mund të ushtrojnë shpjegimin e ungjillit të tjerëve. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Nxiti të Tjerët t’i Tregonin të Vërtetat që po Mësonin” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni gjithashtu një shembull të mënyrës se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar Doktrina e Besëlidhje 20:1–36.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 20:1–36
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë rëndësinë e Kishës së Shpëtimtarit.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë se si do t’i përgjigjeshin dikujt që pyeti përse është e nevojshme t’i përkasësh një kishe.
-
Material filmik: “Nevoja për një Kishë” (15:42; shikojeni nga kodi kohor 0:00 deri në 0:48)
-
Fletushkë: “Përse Shpëtimtari Ka një Kishë?”
Doktrina e Besëlidhje 20:37, 68–79
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta vlerësojnë se si po i përmbushin pritshmëritë e Zotit për anëtarët e Kishës së Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Mund t’i ftoni nxënësit të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 20:37, 68–79 dhe t’u kërkoni atyre të kërkojnë udhëzimet që dha Zoti për ata që duan t’i bashkohen Kishës së Tij dhe ata që i përkasin Kishës së Tij.
-
Figurë: Dikush në ditën e pagëzimit të tij.
-
Fletushkë: “Mësime rreth Pagëzimit dhe Sakramentit te Doktrina e Besëlidhje 20”
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzime për nxënësit që ta vlerësojnë veten në fund të mësimit.
Doktrina e Besëlidhje 21
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i ndjekin fjalët e profetëve të Zotit me durim e besim.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar se si ata ose dikush që njohin, janë bekuar nga ndjekja e një profeti.
-
Materiali filmik: “Profeti i Perëndisë” (15:55; shikojeni nga kodi kohor 11:51 deri në 12:17)
-
Send për ta sjellë: Kopje të materialit Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022) për nxënësit që mund të mos kenë qasje digjitale.