“Doktrina e Besëlidhje 20:37, 68–79: Organizimi i Kishës së Jezu Krishtit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 20:37, 68–79”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 36: Doktrina e Besëlidhje 20–22
Doktrina e Besëlidhje 20:37, 68–79
Ordinancat e Shenjta të Pagëzimit dhe Sakramentit
Në një zbulesë ndaj Profetit Jozef Smith të shënuar te Doktrina e Besëlidhje 20, Zoti shpjegoi ordinancat e pagëzimit, konfirmimit dhe sakramentit. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta vlerësojnë se si po i përmbushin pritshmëritë e Zotit për anëtarët e Kishës së Tij.
Përgatitja e nxënësve: Nxënësit mund të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 20:37, 68–79. Ftojini ata të kërkojnë udhëzimet që dha Zoti për ata që dëshirojnë t’i bashkohen Kishës së Tij dhe për ata që i përkasin Kishës së Tij.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Si ndryshon jeta pas pagëzimit
Para se t’i ftoni nxënësit ta diskutojnë pyetjen vijuese, merreni parasysh të tregoni një fotografi të dikujt në ditën e tij/saj të pagëzimit, si ajo në fillim të mësimit.
-
Në ç’mënyra mund të ndryshojë jeta e dikujt pasi të vendosë të pagëzohet?
Si pjesë e këtij diskutimi, mund t’u tregoni nxënësve rreth dikujt që njihni, që është pagëzuar. Mund të përshkruani ndryshimet që vutë re tek ai person nga koha përpara se të pagëzohej me kohën pas pagëzimit të tij. Mund t’i ftoni gjithashtu nxënësit të mendojnë dhe tregojnë se si vendimi për t’u pagëzuar ka ndikuar në jetën e tyre.
-
Si mendon, përse ordinanca e pagëzimit është e rëndësishme për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?
Tregojuani paragrafin vijues për t’i ndihmuar nxënësit të njihen me atë që do të studiojnë sot:
Doktrina e Besëlidhje 20 përmban udhëzimet rreth organizimit të Kishës së Shpëtimtarit. Si pjesë e këtyre udhëzimeve, Zoti tregoi mësime të rëndësishme që na ndihmojnë ta kuptojmë rëndësinë e ordinancës së pagëzimit. Ai dha mësim edhe të vërteta të rëndësishme rreth sakramentit, që jemi urdhëruar ta marrim çdo javë pasi pagëzohemi. Ndërsa i studion fjalët e Shpëtimtarit, kushtoju vëmendje nxitjeve të Shpirtit që mund të të ndihmojnë ta dallosh rëndësinë e këtyre ordinancave në jetën tënde.
Mësimet e Shpëtimtarit rreth pagëzimit dhe sakramentit
Ndajini nxënësit në dyshe ose grupe të vogla. Jepini secilit nxënës fletushkën e mësimit dhe ftojini ata të punojnë së bashku për t’i plotësuar veprimtaritë e studimit në fletushkë. Mund të jetë e dobishme ta caktoni një nxënës në secilin grup që të jetë drejtuesi i diskutimit.
Për larmi, ftojini nxënësit të ndalojnë pasi e plotësojnë një segment në mënyrë që të mund të krijoni dyshe ose grupe të ndryshme për secilin segment.
Mësime rreth Pagëzimit dhe Sakramentit te Doktrina e Besëlidhje 20
Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet – Doktrina e Besëlidhje 20:37, 68–79
Segmenti 1: Kualifikimet për pagëzimin
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 20:37, duke kërkuar çfarë duhet të bëjë një person për t’u kualifikuar për pagëzim.
Nëse është e nevojshme, kërkoji përkufizimet për fjalët që nuk i kupton. Më pas renditi kualifikimet për pagëzimin në hapësirën më poshtë. Mund t’i riformulosh disa prej tyre me fjalët e tua.
-
Çfarë të mësojnë këto kërkesa rreth Zotit dhe dëshirave të Tij për ne?
-
Si mund të jetë e dobishme t’i mbajmë mend këto kërkesa edhe pasi jemi pagëzuar?
Zgjidh dy ose tre nga kërkesat e renditura te vargu 37. Diskutoje se si përpjekja e vazhdueshme për t’i plotësuar ato mund të të ndihmojë të bëhesh më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.
Segmenti 2: Kërkesat pas pagëzimit
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 20:68–69, duke kërkuar pritshmëritë e Zotit për ne pasi pagëzohemi.
-
Çfarë mëson nga vargu 69 rreth mënyrës se si ne ia tregojmë Zotit denjësinë tonë pasi pagëzohemi?
Merre parasysh ta shenjosh frazën “një të ecur dhe të folur të perëndishëm” te vargu 69. Një person mund të tregojë “një të ecur dhe të folur të perëndishëm” nëpërmjet veprimeve, qëndrimeve dhe fjalëve që janë në harmoni me Perëndinë.
-
Cilat mendon se janë disa nga arsyet përse Zoti dëshiron që anëtarët e Kishës së Tij të tregojnë “një të ecur dhe të folur të perëndishëm” pasi pagëzohen?
Diskuto të paktën tre shembuj të veçantë të mënyrave se si mund të tregojmë “një të ecur dhe të folur të perëndishëm” në jetën tonë. Mund të diskutosh gjithashtu shembuj të mënyrave se si je përpjekur t’i tregosh këto në jetën tënde.
Segmenti 3: Marrja e sakramentit
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 20:75, duke kërkuar udhëzimet e Zotit rreth ordinancës së sakramentit.
-
Si mendon, përse Zoti dëshiron që ne të mblidhemi së bashku çdo javë për të marrë sakramentin?
Vargjet 77 dhe 79 përmbajnë lutjet që Zoti i ka udhëzuar mbajtësit e priftërisë t’i bëjnë kur administrohet sakramenti. Nëpërmjet ordinancës së sakramentit, ne i ripërtërijmë besëlidhjet që bëmë kur u pagëzuam dhe konfirmuam. Ndërsa përpiqemi fort t’i mbajmë besëlidhjet tona dhe pendohemi çdo ditë, ne mund të përjetojmë të njëjtin pastrim dhe bekime që përjetuam nëpërmjet pagëzimit.
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 20:77 dhe 79, duke kërkuar çfarë premtojmë ne dhe çfarë premton Zoti kur e marrim sakramentin. Merre parasysh t’i shenjosh këto premtime në shkrimet e tua të shenjta.
-
Si mund ta tregojmë gatishmërinë tonë për të marrë mbi vete emrin e Jezu Krishtit?
-
Cilat janë disa mënyra se si mund t’ia tregojmë Shpëtimtarit se e kujtojmë Atë?
Si e tregon ordinanca e sakramentit dashurinë dhe mëshirën e Shpëtimtarit për ne?
© 2023 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Zbatimi i asaj që ke mësuar
Jepuni nxënësve një mundësi për ta treguar atë që mësuan ose ndien nga veprimtaria e mëparshme e studimit. Mund të bëni një ose më shumë nga pyetjet vijuese si pjesë e këtij diskutimi.
-
Çfarë idesh ose mbresash pate ndërsa i studiove këto vargje?
-
Çfarë mësove rreth Shpëtimtarit ndërsa i studiove mësimet e Tij në këtë seksion?
-
Çfarë ke mësuar ose ndier sot rreth rëndësisë së ordinancave të pagëzimit dhe sakramentit?
Ftojini nxënësit ta vlerësojnë në heshtje se sa mirë e ndiejnë se po i jetojnë kërkesat rreth të cilave mësuan sot. Një mënyrë se si mund ta bëni këtë është duke i paraqitur udhëzimet vijuese dhe duke i ftuar nxënësit t’i mbajnë shënim përgjigjet e tyre në ditarët e tyre të studimit.
-
Gjeje një frazë të renditur te vargjet që ke studiuar sot (Doktrina e Besëlidhje 20:37, 68–69, 75–79) që përshkruan diçka që ti po e bën mirë. Rendite këtë frazë në ditarin tënd të studimit dhe përshkruaje përse ndihesh mirë në këtë fushë.
-
Gjeje një frazë nga këto vargje që përshkruan diçka që ti dëshiron ta përmirësosh. Rendite këtë frazë në ditarin tënd të studimit dhe përshkruaje përse e zgjodhe atë.
-
Vendos një synim të veçantë për t’u përmirësuar në fushën që zgjodhe.
Nxitini nxënësit ta ndjekin synimin që i kanë vendosur vetes. Dëshmoni për dashurinë e Shpëtimtarit për ta dhe ndihmën që Ai mund të sigurojë ndërsa ata përpiqen t’i mbajnë besëlidhjet që kanë bërë me Të.