“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2: Doktrina e Besëlidhje 6–19”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 34: Doktrina e Besëlidhje 19
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2
Reflektimi për të mësuarit tonë shpirtëror dhe vlerësimi i tij mund të na ndihmojnë të vijmë më pranë Shpëtimtarit. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kujtojnë dhe vlerësojnë se si përvojat e tyre deri tani në studimin e librit Doktrina e Besëlidhje i kanë ndihmuar të rriten shpirtërisht.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Vlerësoni të mësuarit tuaj
Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta shkruajnë në një copë letër diçka që e bëjnë që kërkon ushtrim të rregullt. Më pas vërini t’i kalojnë letrat e tyre përpara. Lexojini disa prej tyre me zë të lartë dhe shihni nëse nxënësit mund ta gjejnë se cilën letër lexuat. Pas çdo letre që lexoni, mund t’i bëni pyetjet vijuese nxënësit që e shkroi atë.
-
Sa shpejt vjen përparimi yt në këtë veprimtari?
-
Përse është e rëndësishme ta vlerësosh përparimin tënd? Si mund të ndikojë kjo në dëshirën tënde për të vazhduar të ushtrohesh?
Ndihmojini nxënësit ta kuptojnë rëndësinë e reflektimit mbi rritjen e tyre shpirtërore dhe përpjekjet e tyre për t’u bërë më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Një reflektim i tillë mund t’i nxitë të vazhdojnë të përpiqen. Fryma e Shenjtë mund t’i ndihmojë ata të dallojnë edhe përparimin më të vogël. Nëse është e nevojshme, ndihmojini nxënësit ta kuptojnë se edhe nëse e ndiejnë se nuk kanë përparuar, reflektimi mbi përparimin e tyre mund t’i ndihmojë ta shohin se çfarë mund të bëjnë për të ecur përpara. Mund të jetë e dobishme t’i vini nxënësit t’i përgjigjen njërës ose më shumë prej pyetjeve vijuese në ditarët e tyre të studimit.
-
Si ka ndikuar ajo që mësove te Doktrina e Besëlidhje, në mënyrën se si ndihesh rreth ungjillit?
-
Si kanë ndikuar përpjekjet e vazhdueshme me kalimin e kohës në rritjen tënde shpirtërore dhe në besimin te Jezu Krishti?
-
Nëse nuk e ndien se je rritur shpirtërisht, çfarë përshtatjesh të vogla mund të bësh në gjërat që bën rregullisht?
Nëse dëshironi mund t’i vini nxënësit t’i vlerësojnë ndjenjat ose rritjen e tyre në temat që i keni diskutuar në mësime të veçanta. Merreni parasysh t’i përdorni disa nga idetë vijuese.
Shpjegimi i daljes në dritë të Librit të Mormonit
Në javët e fundit nxënësit mund të kenë mësuar rreth daljes së mrekullueshme në dritë të Librit të Mormonit. Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në dyshe që të përgatiten për t’ia shpjeguar Librin e Mormonit një dysheje tjetër nxënësish. Mund t’u jepni atyre një mundësi për ta përmbledhur atë që e kanë mësuar si përgjigje ndaj një skenari si ai në vijim.
Imagjino sikur dikush u bë kureshtar për besimin tënd në Librin e Mormonit dhe të kërkoi që ta ndihmosh të kuptojë se çfarë është Libri i Mormonit dhe nga ka ardhur ai. Si do ta përshkruaje atë?
Ti mund të bësh disa nga ato në vijim në shpjegimin tënd:
-
Me fjalët e tua, tregojua atyre historinë se si doli në dritë Libri i Mormonit. (Mund të gjesh shkrime të shenjta që do të të ndihmonin ose rrëfime historike që mund t’i përmbledhësh.)
-
Përdor figura që mund të të ndihmojnë ta shpjegosh.
-
Tregoji ndjenjat ose përvojat e tua me Librin e Mormonit.
Nëse nxënësve u nevojitet pak udhërrëfim, mund t’u sugjeroni të shpjegojnë disa nga rrëfimet vijuese. Ata mund të përdorin figura si ato më poshtë për t’i ndihmuar në shpjegimin e tyre.
-
Vizita e engjëllit Moroni te Jozef Smithi; fletët prej ari (Joseph Smith – Historia 1:30–54)
-
Përkthimi me anë të dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë
-
Tre Dëshmitarët e fletëve prej ari (Doktrina e Besëlidhje 5:11–15; 17:1–5)
Të ndierit e vlerës së madhe të shpirtit tënd për Perëndinë
Nëse nxënësit patën një mundësi për të studiuar fragmentin Doktrina e Besëlidhje 18:1–13 në seminar, mund t’i keni ftuar të kryejnë veprimtarinë vijuese. Nëse po, lërini nxënësit ta tregojnë se çfarë ishte kuptimplotë për ta rreth kësaj përvoje dhe se si ndikoi ajo tek ata.
Në një mësim të kohëve të fundit, të ftuan të përsiatje më në thellësi për vlerën tënde në sytë e Perëndisë. Mund të kesh krijuar një kujtues që do ta shohësh rregullisht (si një afishe ose sfond telefoni), të jesh përfshirë në lutje më të përqendruar, të kesh shpenzuar kohë duke shkruar në ditar, të kesh studiuar bekimin tënd patriarkal ose të kesh bërë diçka tjetër.
-
Çfarë bëre që të të ndihmojë të përsiatësh më shumë për vlerën tënde për Perëndinë?
-
Çfarë ndryshimesh ke vënë re kohët e fundit ndërmjet mënyrës se si e përcakton bota vlerën dhe se si e përcakton Perëndia vlerën?
-
Çfarë ke mësuar kohët e fundit që e ka konfirmuar ose rritur vetëbesimin tënd se ti ke vlerë të madhe në sytë e Perëndisë?
Disa nga nxënësit tuaj mund të mos kenë bërë asgjë në javët e fundit për ta ndier vlerën e tyre përpara Perëndisë. Jini të ndjeshëm ndaj këtyre nxënësve në kuadër të këtij diskutimi. Mos ngurroni t’i ftoni nxënësit ta fillojnë ose vazhdojnë këtë veprimtari gjatë javëve të ardhshme. Sigurojini se Ati i tyre Qiellor do ta konfirmojë dashurinë e Tij për ta ndërsa e bëjnë këtë gjë.
Marrja e zbulesës vetjake
Nëse e përdorët diagramin vijues në një mësim të kohëve të fundit, mund të doni ta paraqitni atë për nxënësit ose ta vizatoni atë në tabelë. Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që kanë mësuar në javët e fundit rreth mënyrës se si ta marrin dhe dallojnë zbulesën.
Për t’i ndihmuar nxënësit ta vlerësojnë se si e kanë zbatuar parimin e zbulesës në jetën e tyre, ftojini ata të përfundojnë një ose më shumë prej thënieve vijuese në ditarët e tyre.
Zgjidh disa nga këto thënie dhe plotësoji ato në ditarin tënd. Mund ta ndiesh mbresën t’i mbash shënimet mendimet dhe mbresat e tjera. Sigurohu që ta bësh këtë.
Gjëja më e rëndësishme që kam mësuar kohët e fundit rreth zbulesës nga Ati Qiellor, është …
Disa gjëra që kam provuar kohët e fundit për të marrë zbulesë nëpërmjet Frymës së Shenjtë, përfshijnë …
Diçka që dukej se ndikonte në aftësinë time për të marrë zbulesë, ishte …
Një përvojë që e kam pasur kohët e fundit, që nuk dua ta harroj, ishte …
Dua të vazhdoj ta rrit aftësinë time për të marrë zbulesë nga Perëndia sepse …
Për ta rritur më tej aftësinë time për të marrë zbulesë nga Perëndia, zotohem të …
Ftojini nxënësit t’ia tregojnë klasës ndonjë prej reflektimeve të tyre për marrjen e zbulesës vetjake nga Perëndia. Bëni pyetje për ndjekjen e ecurisë që i ndihmojnë nxënësit të përgjigjen dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Këto mund të jenë pyetje si: “Çfarë ju la mbresa rreth asaj që treguan shokët tuaj të klasës?” ose “Cila është një gjë që e tregoi shoku juaj i klasës, që edhe ju do të donit ta provonit?”