Seminari
Doktrina e Besëlidhje 19: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 19: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 19”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 19

Doktrina e Besëlidhje 19

Vështrim i Përgjithshëm

Martin Harrisi i kërkoi Profetit Jozef Smith një zbulesë nga Zoti kur e kuptoi se mund ta humbte fermën e tij që të paguante për shtypjen e Librit të Mormonit. Te Doktrina e Besëlidhje 19, Shpëtimtari tregoi se si Ai zgjodhi t’i nënshtrohej vullnetit të Atit Qiellor dhe fitoi fuqinë për t’i kapërcyer të gjitha gjërat. Zoti e këshilloi Martinin të pendohej dhe të bënte sakrificën e nevojshme për ta paguar borxhin që i kishte tipografit.

ikona e trajnimitPërqendrohuni te Jezu Krishti: Të mësuarit rreth Jezu Krishtit mund të na frymëzojë të bëhemi më shumë si Ai. Por të bërit si Ai ndodh vetëm ndërsa veprojmë me besim, si brenda, edhe jashtë klasës. Për më shumë informacion, shihni pjesën “Ndihmojini Nxënësit të Përpiqen Qëllimisht që të Jenë më Shumë si Jezu Krishti” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni një shembull të mënyrës se si ta bëni këtë në mësimin këtë javë të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 19:1–24, Pjesa 1”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 19:1–24, Pjesa 1

Qëllimi i mësimit: Të ndihmojë të rritet dëshira e nxënësve për ta ndjekur shembullin e Jezu Krishtit të nënshtrimit ndaj vullnetit të Atit Qiellor

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë për rastet kur të rinjtë tundohen të bëjnë atë që duan dhe jo atë që dëshiron Zoti.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Thënie nga Presidenti Ezra Taft Benson

Doktrina e Besëlidhje 19:1–24, Pjesa 2

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta vlerësojnë më thellësisht dhuratën e pendimit nga Shpëtimtari, që bëhet e mundur nëpërmjet flijimit të Tij të madh shlyes

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të lexojnë te Alma 36:12–21, duke kërkuar përse ndjeu Alma edhe ankth të jashtëzakonshëm edhe gëzim të mrekullueshëm në pendimin e tij.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Thëniet rreth pendimit

  • Materiale: Gjysma fletësh letre

  • Materiali filmik: “For God So Loved the World” [“Sepse Perëndia e Deshi Aq Botën”] (4:48; shikojeni nga kodi kohor 1:56 deri në 4:48)

  • Fletushkë: “Jezu Krishti dhe Pendimi Ynë”

Doktrina e Besëlidhje 19:25–41

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta ndjekin shembullin e flijimit të Shpëtimtarit për çfarëdo gjëje që na kërkon Ati Qiellor

  • Përgatitja e nxënësve: Mund t’i ftoni nxënësit ta pyesin një anëtar të besuar të Kishës se çfarë sakrificash ka bërë si një dishepull i Zotit.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Nxitjet për një veprimtari në ditarin e studimit

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kujtojnë dhe vlerësojnë se si përvojat e tyre deri tani në studimin e librit Doktrina e Besëlidhje i kanë ndihmuar të rriten shpirtërisht

  • Përgatitja e nxënësve: Mund t’i ftoni nxënësit të reflektojnë mbi një mësim të fundit të seminarit që ishte veçanërisht me ndikim për ta. Ata mund të përsiatin çdo ndryshim që kanë bërë si rezultat i atij mësimi.

  • Materiale: Copa të vogla letre

  • Figura: Moroni që i shfaqet Jozef Smithit; Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri duke përkthyer fletët; Tre Dëshmitarët duke parë fletët; një diagram i një personi me mendjen dhe zemrën të emërtuar