Seminari
Mësimi 52 – Doktrina e Besëlidhje 38:15–27, 34–42: Jini Një


“Mësimi 52 – Doktrina e Besëlidhje 38:15–27, 34–42: Jini Një”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 38:15–27, 34–42”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 52: Doktrina e Besëlidhje 37–40

Doktrina e Besëlidhje 38:15–27, 34–42

Jini Një

Shpëtimtari duke dhënë shërbesë

Zoti u dha shenjtorëve të Tij udhëzime ndërsa ata u përgatitën për të bërë sakrifica të mëdha për t’u mbledhur në Ohajo. Në zbulesën e Tij drejtuar shenjtorëve, Shpëtimtari e zbuloi karakterin e Tij dhe i ftoi njerëzit e Tij që të jetonin si Ai. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të bëhen më shumë si Shpëtimtari duke i vlerësuar të tjerët dhe duke kërkuar unitet.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth grupeve të cilëve u përkasin, dhe ta pyesin një person në atë grup se çfarë mendon se është e domosdoshme për unitetin. Nxënësit mund të flasin me një pjesëtar të familjes, një udhëheqës të kuorumit ose klasës, një mësues ose trajner.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Zoti dëshiron që ne të bëhemi siç është Ai

Mund ta filloni mësimin duke e ftuar çdo nxënës të shkruajë pesë nga interesat e veta. Më pas ndajeni klasën në grupe të vogla. Ftojini ata t’i tregojnë interesat e tyre dhe të renditin ndonjë që kanë të përbashkët. Pas kësaj, ftojini ata të diskutojnë pse nganjëherë është sfiduese që njerëzit me interesa të ndryshëm të kenë unitet dhe pse uniteti është i rëndësishëm për dishepujt e Krishtit.

Ftojini nxënësit të reflektojnë për pyetjet vijuese:

  • Si të mendoj dhe të veproj ndaj atyre që mund të jenë të ndryshëm nga unë?

  • Si mund të shkaktojnë përçarje ose të sjellin unitet mendimet dhe veprimet e mia?

Nxitini nxënësit të kërkojnë frymëzim nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të ndihmuar në identifikimin e mënyrave se si ata mund të ndjekin shembujt e Jezu Krishtit në mënyrën se si i trajtojnë të tjerët.

Në dhjetor të vitit 1830, Jozef Smithi po punonte me rishikimin e frymëzuar të Biblës dhe kishte marrë atë që tani është Moisiu 6–7 te Perla me Vlerë të Madhe. Këta kapituj rrëfejnë një histori të një profeti të quajtur Enok dhe të popullit të tij. Për shkak të drejtësisë dhe unitetit të tyre, Zoti i quajti këta njerëz Sion.

Te Doktrina e Besëlidhje 38, Shpëtimtari i udhëzoi shenjtorët për mbledhjen në Ohajo. Ai u dha mësim rreth karakterit të Tij dhe theksoi parimet e ndërtimit të Sionit. Bindja ndaj këtyre parimeve do t’i ndihmonte shenjtorët të përgatiteshin për të marrë ligjin e Shpëtimtarit dhe që t’iu dhurohej fuqia e Tij (shih te Doktrina e Besëlidhje 38:32).

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 38:24–27, duke kërkuar cilësitë që Jezu Krishti do që ne të zhvillojmë.

Ndërsa nxënësit lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 38:24–27, mund të vini në dukje frazën e përsëritur te vargjet 24–25. Mund të ftoni dhe disa nxënës që të interpretojnë me role shëmbëlltyrën në vargjet 26–27.

  • Si mendon, çfarë do të thotë ta vlerësosh vëllanë tënd si veten? (Shih te Mateu 22:36–39; Gjoni 13:34–35; Jakobi [LiM] 2:17–19.)

  • Çfarë mund të mësojmë rreth Shpëtimtarit nga shëmbëlltyra në vargjet 26–27?

  • Çfarë na mësojnë vargjet 24–27 rreth mënyrës se si mund të bëhemi si Jezu Krishti?

    Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë një parim të ngjashëm me këtë: Ne mund të bëhemi si Jezu Krishti teksa i vlerësojmë të tjerët dhe kërkojmë unitet si dishepuj të Tij.

  • Në ç’mënyrë është Jezu Krishti një shembull për vlerësimin e të tjerëve? Për inkurajimin e unitetit?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim rreth asaj se si mund t’i vlerësojmë të tjerët dhe të jemi një.

Presidenti Rasëll M. Nelson

“Përfundimisht, ne shohim se vetëm të kuptuarit e Atësisë së vërtetë të Perëndisë mund të sjellë vlerësim tërësor të vëllazërisë së vërtetë të burrave dhe motërisë së vërtetë të motrave. Ajo kuptueshmëri na frymëzon me dëshirën e zjarrtë për të ndërtuar ura bashkëpunimi në vend të mureve të veçimit.”

(Russell M. Nelson, “Remarks at Worldwide Priesthood Celebration”, [fjalim i dhënë në kremtimin “Be One”, 1 qershor 2018], newsroom.ChurchofJesusChrist.org)

Merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “One in Christ” [“Një në Krisht”] (4:48), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se si Shpëtimtari na ndihmon të bëhemi të bashkuar.

4:48

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 38:34–36, 39–42, duke kërkuar atë që Shpëtimtari i ftoi të bënin shenjtorët, të cilët po përgatiteshin të mblidheshin në Ohajo, për të pasur unitet.

  • Çfarë gjete që do t’i ndihmonte ata që po shpërnguleshin në Ohajo ta vlerësonin njëri-tjetrin dhe të kishin unitet?

Braktisja e qëndrimeve dhe veprimeve paragjykuese

ikona e trajnimitPërdorini fjalët e profetëve për të theksuar doktrinën dhe parimet: Për ta ushtruar këtë, shihni trajnimin e titulluar “Teach from the scriptures and the words of latter-day prophets” [“Jepni mësim nga shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme”] tek Teacher Development Skills: Teach the Doctrine [Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Jepeni Mësim Doktrinën]. Merreni parasysh të ushtroni zotësinë “përgatitni ftesa që do t’i ndihmojnë nxënësit t’i lidhin të vërtetat që gjenden në shkrimet e shenjta me atë që po thonë profetët e gjallë”, siç ilustrohet në thënien vijuese nga Presidenti Nelson.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim rreth rëndësisë së mënyrës se si i trajtojmë të tjerët. Lexoje thënien ose shiko materialin filmik “Lejojeni Perëndinë të Triumfojë” (18:51; shikoje nga kodi kohor 10:40 deri në 13:01) në ChurchofJesusChrist.org.

18:51
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Secili prej nesh ka një potencial hyjnor ngaqë secili është një fëmijë i Perëndisë. Secili është i barabartë në sytë e Tij. Nënkuptimet e kësaj të vërtete janë të thella. Vëllezër e motra, ju lutem dëgjojeni me kujdes atë që do t’ju them tani. Perëndia nuk e do një racë më shumë sesa një tjetër. Doktrina e Tij për këtë çështje është e qartë. Ai i fton të gjithë të vijnë tek Ai, ‘të zinj dhe të bardhë, skllevër dhe të lirë, burra dhe gra [2 Nefi 26:33]’.

Ju siguroj se gjendja juaj para Perëndisë nuk përcaktohet nga ngjyra e lëkurës suaj. I favorizuar ose jo nga Perëndia varet nga përkushtimi juaj ndaj Perëndisë dhe urdhërimeve të Tij dhe jo nga ngjyra e lëkurës suaj.

Brengosem që vëllezërit dhe motrat tona me ngjyrë në të gjithë botën po durojnë dhembjet e racizmit dhe të paragjykimit. Sot u bëj thirrje anëtarëve tanë kudo, që të prijnë udhën në braktisjen e qëndrimeve dhe veprimeve paragjykuese. Ju lutem që të nxitni respekt për të gjithë fëmijët e Perëndisë.

Pyetja për secilin prej nesh, pavarësisht nga raca, është e njëjtë. A jeni ju të gatshëm ta lejoni Perëndinë të jetë ndikimi më i rëndësishëm në jetën tuaj? A do t’i lejoni fjalët e Tij, urdhërimet e Tij dhe besëlidhjet e Tij që të ndikojnë tek ajo që bëni çdo ditë? A do ta lejoni zërin e Tij të ketë përparësi mbi çdo zë tjetër? A jeni të gatshëm ta lejoni çfarëdo gjëje që Ai ka nevojë që ju të bëni, që të ketë përparësi mbi çdo ambicie tjetër? A jeni të gatshëm që vullneti juaj të shkrihet me të Tijin?” (Rasëll M. Nelson, “Lejojeni Perëndinë të Triumfojë”, Liahona, nëntor 2020, f. 94)

  • Çfarë të bën përshtypje nga mësimet e Presidentit Nelson?

  • Cilat janë disa mënyra se si mund të prijmë në parandalimin ose braktisjen e qëndrimeve dhe veprimeve paragjykuese?

Ndërsa nxënësit diskutojnë se çfarë mësuan nga citimi, jini të ndjeshëm ndaj çdo nxënësi tuaj që mund të përjetojë paragjykim ose racizëm të çfarëdo lloji. Kërkojuni nxënësve të tregojnë se si janë bekuar nga orvatja për t’i vlerësuar të tjerët dhe për të qenë në unitet si dishepuj të Krishtit.

Ftojini nxënësit të vlerësojnë plot lutje se sa mirë ndiejnë se po ecin me vlerësimin e të tjerëve dhe synimin për unitet.

Nëse dëshirojnë, nxënësit mund të përgjigjen për pyetjet vijuese në ditarin e tyre të studimit.

Mendo plot lutje për pyetjet vijuese dhe përgjigju për njërën ose më shumë prej tyre në ditarin e studimit:

  • Çfarë mund të bësh për t’i vlerësuar të gjithë fëmijët e Perëndisë dhe për t’u treguar atyre dashuri?

  • Si mund të prish ti në parandalimin ose braktisjen e qëndrimeve dhe veprimeve paragjykuese?

  • Si do të të ndihmojë bërja e kësaj që të bëhesh më shumë si Shpëtimtari?

Merreni parasysh t’i shprehni ndjenjat tuaja për rëndësinë e mënyrës se si i trajtojmë të tjerët dhe bekimet e të bërit një në Krisht.