“Doktrina e Besëlidhje 37–40: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 37–40”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 37–40
Doktrina e Besëlidhje 37–40
Vështrim i Përgjithshëm
Ndërsa mesazhi i ungjillit të Shpëtimtarit u pranua nga shumë njerëz në Ohajo, anëtarët e Kishës në Nju-Jork përjetuan përndjekje të rënda. Në një zbulesë drejtuar Profetit Jozef Smith, Zoti i urdhëroi anëtarët e Kishës të mblidheshin në Ohajo. Zoti i udhëzoi shenjtorët e Tij që ta vlerësonin njëri-tjetrin si veten dhe të ishin të bashkuar. Xhejms Koveli, një shërbestar metodist, besëlidhi që do t’i bindej asaj që Zoti do ta urdhëronte nëpërmjet Jozef Smithit. Por pasi mori urdhrin për t’u pagëzuar dhe mbledhur me shenjtorët në Ohajo, ai e hodhi poshtë zbulesën.
Përdorni fjalët e profetëve për të theksuar doktrinën dhe parimet. Profetët dhe apostujt e gjallë i japin mësim, shpjegojnë dhe parashtrojnë doktrinën dhe parimet që jepen mësim në shkrimet e shenjta. Përdorimi i fjalëve profetike mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë dhe ta jetojnë më mirë ungjillin e Jezu Krishtit. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni “Shpëtimtari Dha Mësim nga Shkrimet e Shenjta”, te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Një shembull i mënyrës se si mund ta ushtroni këtë përfshihet në mësimin “Doktrina e Besëlidhje 38:15–27, 34–42”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju ofron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 37; 38:1–9, 28–33
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë pse Shpëtimtari i urdhëron njerëzit e Tij të mblidhen.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë duke kërkuar frymëzim nga Ati Qiellor për udhërrëfim në jetën e tyre personale.
-
Materiale: Një grumbull shkopinjsh të vegjël dhe një shkop i madh
Doktrina e Besëlidhje 38:15–27, 34–42
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të bëhen si Shpëtimtari duke i vlerësuar të tjerët dhe duke kërkuar unitet.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth grupeve të cilëve u përkasin dhe ta pyesin një person në atë grup se çfarë mendon se është e domosdoshme për unitetin. Nxënësit mund të flasin me një pjesëtar të familjes, një udhëheqës të kuorumit ose klasës, një mësues ose trajner.
-
Materiale: Copa letrash me ngjyra për t’i ndihmuar nxënësit të organizohen në grupe
-
Materiale filmike: “One in Christ” [“Një në Krisht”] (4:48); “Paqja e Krishtit e Shuan Armiqësinë” (12:39; shikoni nga kodi kohor 4:49 deri në 6:32)
Doktrina e Besëlidhje 39–40
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dëshirë për t’i bërë dhe mbajtur besëlidhjet me Jezu Krishtin për të pasur qasje më të madhe në fuqinë e Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi mënyrën se si bërja e besëlidhjeve të shenjta ka sjellë fuqi në jetën e tyre. Nëse është e nevojshme, ata mund të ftojnë një pjesëtar të familjes, një shok ose shoqe apo një udhëheqës/e të Kishës që të tregojë bekimet që vijnë nga bërja e besëlidhjeve.
-
Materiale: Një poç drite dhe një llambë tavoline
-
Materiali filmik: “Mundeni Botën dhe Gjeni Prehje” (18:31; shikoni nga kodi kohor 4:21 deri në 5:39)
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 3
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kujtojnë dhe vlerësojnë se si përvojat e tyre deri tani me studimin e librit Doktrina e Besëlidhje i kanë ndihmuar të rriten shpirtërisht.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vështrojnë fotografi të vetes së tyre kur ishin më të vegjël dhe të mendojnë rreth mënyrës se si janë rritur dhe kanë ndryshuar. Mund t’u kërkoni nxënësve të sjellin një fotografi për ta treguar në orën mësimore.
-
Materiale: Një krahasim krah për krah i figurave që demonstrojnë rritje