“Ushtrimi 3 i Zotërimit Doktrinor: Mëso Përmendsh; Marrja e Njohurisë Shpirtërore”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Ushtrimi 3 i Zotërimit Doktrinor”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 50: Doktrina e Besëlidhje 30–36
Ushtrimi 3 i Zotërimit Doktrinor
Mëso Përmendsh; Marrja e Njohurisë Shpirtërore
Zotërimi doktrinor mund t’i ndihmojë nxënësit të ndërtojnë themelin për jetën e tyre mbi Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësi për të ushtruar zotërimin e fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe të doktrinës që mësohet tek ato. Ai do t’i ndihmojë ata gjithashtu t’i mësojnë dhe zbatojnë parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Përsëritja e zotërimit doktrinor: Mëso përmendsh
Nëse nxënësit janë njohur me disa referenca të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor dhe me frazat kyç të shkrimeve të shenjta këtë vit, do të ishte mirë t’i ftonit të ushtrohen për të mësuar përmendsh referencat dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta. Nxënësve mund t’u shtohet siguria te vetja se i dinë shkrimet e shenjta aq mirë sa t’i përdorin ato në kohë nevoje.
Jepuni nxënësve rreth 10 minuta në orën mësimore dhe inkurajojini të punojnë për të mësuar përmendsh edhe jashtë orës mësimore. Paraqiteni tabelën ku renditen referenca të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor me frazat kyç të shkrimeve të shenjta që i shoqërojnë ato, të cilat gjenden te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).
Zgjidh një fragment të zotërimit doktrinor që dëshiron ta mësosh përmendsh sot. Shpik një mënyrë krijuese që të të ndihmojë ta mbash mend referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.
Nxënësit mund të punojnë vetëm ose të gjejnë të tjerë në klasë që dëshirojnë të mësojnë përmendsh të njëjtin fragment. Pasi nxënësit të kenë shpenzuar disa minuta duke mësuar përmendsh, inkurajojini ata t’u japin të tjerëve ndonjë këshillë ose marifet që përdorën për të mësuar përmendsh.
Përpara se të kaloni në pjesën tjetër të mësimit dhe në orët mësimore të ardhshme, mund t’i lexoni klasës disa fraza kyç të shkrimeve të shenjta dhe t’u kërkoni nxënësve t’i thonë referencat shoqëruese të shkrimeve të shenjta përmendsh. Përdorimi i fragmenteve të zotërimit doktrinor shpesh mund t’i ndihmojë nxënësit t’i ngulitin ato në kujtesën e tyre afatgjatë dhe t’i kujtojnë kur t’u nevojiten.
Ide shtesë rreth mënyrës se si t’i ndihmoni nxënësit të mësojnë përmendsh mund të gjenden në shtojcën e këtij manuali nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.
Mësoji dhe zbatoji parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore
Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i përsëritin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Veprimtaritë e sugjeruara për përsëritje përfshihen në shtojcën “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”. Përshkrimet e parimeve gjenden në paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e njohurisë shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).
Përdoreni skenarin vijues për t’i ndihmuar nxënësit të ushtrojnë zbatimin e këtyre parimeve në një situatë reale.
Përpara se të fillojë Shkolla e së Dielës, shoqja jote, Nertila, ulet pranë teje. Ajo vështron tabelën dhe duket e mërzitur nga ajo që lexon. Mësimi i sotëm përqendrohet te ndjekja e profetit. Nertila të thotë se ajo ka lexuar kohët e fundit për njerëz që janë të acaruar me profetin. Ajo vret mendjen pse profeti nuk është më i vetëdijshëm për nevojat e njerëzve ose pse ai duket se nuk reagon ndaj sugjerimeve që po bëjnë njerëzit.
-
Si mund t’i përdorni parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për të ndihmuar në këtë skenar?
-
Çfarë jepet mësim në fragmentet e zotërimit doktrinor që mund të ndihmojë?
Një mënyrë se si nxënësit të ushtrojnë përdorimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore është të mendojnë për mënyrën se si mendimet dhe veprimet e personit në skenar mund të jenë ndryshe kur ata t’i kuptojnë këto parime.
Për t’i ndihmuar ata që ta bëjnë këtë, mund t’i ndani nxënësit në grupe të vogla dhe t’i lejoni të zgjedhin një parim të marrjes së njohurisë. Ftojini ata t’u referohen paragrafëve të lidhura me këtë te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor për ta kuptuar më mirë këtë parim. Ndihmojini nxënësit të kërkojnë çdo shkrim të shenjtë që mund të kenë studiuar në seminar rreth profetëve (si te Doktrina e Besëlidhje 1:37–38; 21:4–6; 28:2). Mund edhe të paraqitni udhëzimet vijuese dhe t’i ftoni nxënësit t’i plotësojnë ato së bashku me grupet e tyre.
Vepro me besim
Sajo të paktën dy veprime që Nertila mund të ndërmarrë për të vepruar me besim në përgjigje të shqetësimit të saj.
Shpjego pse do t’i rekomandoje ato veprime ose trego çfarë përvojash ke pasur.
Rendit disa të vërteta që Nertila mund t’i dijë rreth profetëve të cilat mund ta ndihmojnë atë të mirëbesojë më shumë te Zoti dhe shërbëtorët e Tij ndërkohë që kërkon të mësojë më shumë.
-
Si mendon, pse do të ishte e rëndësishme që Nertila të qëndronte e vërtetë ndaj asaj që di dhe beson tashmë ndërsa punon me pyetjet e saj të tanishme?
Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm
Shkruajeni rolin që luajnë profetët në planin e Atit Qiellor për shpëtimin.
Bëj një krahasim krah për krah të qëllimit të Zotit për profetët dhe atij që Nertila dhe disa të tjerë duket se mendojnë se është roli i tyre.
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore
Rendit disa nga efektet negative që burimet jo të besueshme mund të kenë te dikush.
Gjej një ose më shumë fragmente të shkrimit të shenjtë te Doktrina e Besëlidhje (ose burime të tjera të caktuara në mënyrë hyjnore) që mund të jenë të dobishme për Nertilën.
Shkruaj të paktën dy bekime që Nertila mund të marrë po ta kuptojë se pse Perëndia i thërret profetët.
Jepuni mundësi nxënësve të tregojnë ca nga ajo që bënë dhe mësuan. Një mënyrë se si mund ta bëni këtë është t’i ftoni ata të imagjinojnë se Nertila zgjodhi t’i zbatonte parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për ta ndihmuar t’i zgjidhte shqetësimet e saj. Nxënësit mund të shkruajnë rreth asaj që mund t’i ketë ndodhur Nertilës ndërsa ajo vuri në zbatim një ose më shumë nga parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
Nxënësit më pas mund të tregojnë atë që shkruan dhe të shpjegojnë disa nga arsyet pse e shkruan skenarin ashtu siç bënë. Pasi nxënësit të kenë folur, mund t’i ftoni ata të marrin parasysh atë që kanë mësuar ose ndier sot që mund t’i ndihmojë në jetën e tyre.