Seminari
Doktrina e Besëlidhje 30–36: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 30–36: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 30–36”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 30–36

Doktrina e Besëlidhje 30–36

Vështrim i Përgjithshëm

Pak pasi Kisha u organizua, Zoti thirri shumë individë për shërbim misionar. Ai u mësoi këtyre pleqve të sapothirrur shumë të vërteta të rëndësishme rreth arsyes pse Ai dëshironte që ata ta predikonin ungjillin e Tij. Ai gjithashtu u dha atyre siguri për ndihmën e Tij dhe këshillë mbi mënyrën se si duhej të predikonin me efektshmëri.

ikona e trajnimitFtojini nxënësit ta jetojnë atë që mësojnë. Shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme shpesh zbulojnë modele të drejta të sjelljes. Jepuni nxënësve mundësi për të bërë një plan për të vepruar sipas asaj që kanë mësuar dhe inkurajojini ata të ndjekin ecurinë e planit. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Nxiti të Tjerët të Arrinin ta Njihnin Atë duke e Studiuar Fjalën e Tij” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 30–36, Pjesa 2”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju ofron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 30–36, Pjesa 1

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë disa nga arsyet pse Shpëtimtari na urdhëroi ta predikojmë ungjillin e Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur me një përgjigje për pyetjen vijuese: Pse anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme përqendrohen kaq shumë te puna misionare?

  • Materiali filmik: “Predikimi i Ungjillit të Paqes” (5:22; shikoni nga kodi kohor 2:52 deri në 5:00)

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Emrat e atyre që thirren për të predikuar ungjillin te Doktrina e Besëlidhje 30–36 (të renditur në mësimin poshtë kreut “Prediko tani e tutje”)

  • Fletushkë: “Këshilla e Zotit për Misionarët te Doktrina e Besëlidhje 30–36

Doktrina e Besëlidhje 30–36, Pjesa 2

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit në përpjekjet e tyre për të shpërndarë ungjillin.

Doktrina e Besëlidhje 35

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë mirënjohje për atë që Zoti ka zbuluar nëpërmjet Përkthimit prej Joseph Smith-it të Biblës.

  • Përgatitja e nxënësve: Jepuni nxënësve pohimin vijues: “Shpejt pasi Libri i Mormonit u botua në vitin 1830, Zoti e drejtoi Jozef Smithin të fillonte përkthimin e Biblës”. Ftojini ata të përcaktojnë a është pohimi i vërtetë apo i rremë dhe të gjejnë ndonjë informacion shtesë që mund t’iu duket interesante për temën. Ftojini ata të përsiatin pse mund të jetë i rëndësishëm për ta dhe të vijnë në klasë me ndonjë pyetje që lidhet me të.

  • Fletushkë: “Përkthimi prej Joseph Smith-it”

Ushtrimi 3 i Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: T’u japë nxënësve mundësi për të ushtruar zotërimin e fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe të doktrinës që mësohet tek ato. Ai do t’i ndihmojë ata gjithashtu t’i mësojnë dhe zbatojnë parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të ushtrohen për të mësuar përmendsh referencën e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për disa fragmente të zotërimit doktrinor që kanë studiuar.