Seminari
Mësimi 46: Doktrina e Besëlidhje 29:36–50: Vetëveprues


“Doktrina e Besëlidhje 29:36–50: Vetëveprues”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 29:36–50”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 46: Doktrina e Besëlidhje 29

Doktrina e Besëlidhje 29:36–50

Vetëveprues

bërja e zgjedhjeve të drejta

Zoti i kishte dhënë mësim Jozef Smithit rreth Rënies së Adamit dhe Evës dhe lirisë së zgjedhjes gjatë punës së tij për përkthimin e frymëzuar të Biblës. Te Doktrina e Besëlidhje 29, Zoti dha mësim rreth shëlbimit nga Rënia e Adamit dhe Evës nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Qëllimi i këtij mësimi është t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë lirinë tonë të zgjedhjes të dhënë nga Perëndia dhe shëlbimin e ofruar nga Jezu Krishti.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Bërja e zgjedhjeve

Ftojini nxënësit të risjellin në mendje zgjedhjet që kanë bërë gjatë 24 orëve të kaluara ndërsa lexojnë thënien vijuese nga Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018).

Presidenti Tomas S. Monson

“Rrallë kalon një orë e ditës pa na u kërkuar të bëjmë zgjedhje të një lloji apo tjetri. Disa janë të parëndësishme, disa me ndikim më të gjerë. Disa nuk do të bëjnë ndonjë ndryshim në skemën e përjetshme të gjërave; dhe të tjera do të bëjnë ndryshim tërësor.” (Tomas S. Monson, “Tre Parimet e Zgjedhjes”, Liahona, nëntor 2010, f. 67)

Merreni parasysh të shkruani të parëndësishme dhe me ndikim të gjerë në tabelë. Ftojini nxënësit të renditin zgjedhje të zakonshme që bëjnë njerëzit poshtë secilit kre. Më pas, ftojini ata të diskutojnë se cilat zgjedhje janë më të rëndësishme për t’u menduar nga një këndvështrim i përjetshëm përpara se t’i bëjmë ato.

  • Cilat janë disa vendime me ndikim të gjerë që ke marrë, ose do të marrësh, që mund të ndikojnë ndjeshëm te marrëdhënia jote me Atin Qiellor?

Liria jonë e zgjedhjes

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 29:36–38, duke kërkuar një vendim me ndikim të gjerë që të gjithë fëmijëve të Perëndisë iu desh ta merrnin përpara kësaj jete.

  • Çfarë zgjedhjeje na u paraqit të gjithëve përpara kësaj jete?

Plaku Robert D. Hejls (1932–2017), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi pasojat me ndikim të gjerë të zgjedhjes që bëmë në jetën para lindjes.

16:24
Plaku Robert D. Hejls

“Për shkak të rebelimit të Luciferit, rezultoi një konflikt i madh shpirtëror. Secili prej fëmijëve të Atit Qiellor pati mundësinë të ushtronte lirinë e zgjedhjes që Ati Qiellor u kishte dhënë atyre. Ne zgjodhëm të kemi besim tek Shpëtimtari Jezu Krisht – të vijmë tek Ai, ta ndjekim Atë dhe ta pranojmë planin që Ati Qiellor paraqiti për hirin tonë. Por një e treta e fëmijëve të Atit tonë Qiellor nuk pati besim të ndiqte Shpëtimtarin dhe zgjodhi të ndiqte Luciferin, ose Satanin në vend të kësaj.

Dhe Perëndia tha: ‘Si rrjedhim, ngaqë ai Satan ngriti krye kundër meje dhe kërkoi të shkatërronte lirinë e njeriut për të zgjedhur, të cilën, unë, Zoti Perëndi, ia kisha dhënë atij, … unë bëra që ai të flakej tutje’ [Moisiu 4:3].” (Robert D. Hejls, “Liria e Zgjedhjes: Thelbësore për Planin e Jetës”, Liahona, nëntor 2010, f. 24–25)

Shenjoje fjalën zgjedhjes së lirë te vargu 36.

  • Si do ta përshkruaje domethënien e fjalës zgjedhje e lirë?

Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë që ta përkufizojnë lirinë e zgjedhjes, merreni parasysh t’i ftoni ata të drejtohen tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta për ndihmë.

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga këto vargje është se për shkak se Perëndia na ka dhënë lirinë e zgjedhjes, mund të zgjedhim ta ndjekim ose refuzojmë Atë.

  • Si e demonstron dashurinë e Tij për ne fakti që Perëndia na jep aftësinë për të zgjedhur?

Rënia dhe liria jonë e zgjedhjes

ikona e fletushkësMerreni parasysh t’i ftoni nxënësit të formojnë grupe të vogla, duke i siguruar secilit grup një pjesë të fletushkës vijuese. Ftojini ata të’i lexojnë fragmentet e sugjeruara dhe t’i diskutojnë pyetjet së bashku. Informojini se disa prej fragmenteve flasin në mënyrë të drejtpërdrejtë për Rënien e Adamit dhe Evës, por Shpirti mund t’i ndihmojë ata të shohin se si gjejnë zbatim përvojat e Adamit dhe Evës në jetën tonë sot.

Liria e Zgjedhjes dhe Shëlbimi nëpërmjet Jezu Krishtit

Tundimet e djallit

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 29:39 dhe 2 Nefi 2:16–18 dhe diskutojini pyetjet vijuese:

  • Duke e ditur se zgjodhëm ta ndjekim planin e Atit Qiellor përpara kësaj jete, çfarë na e bën të vështirë që gjithmonë të zgjedhim ta ndjekim Atë këtu në tokë?

  • Cilat janë taktikat më të efektshme të Satanit për t’i shtyrë njerëzit në tokë të zgjedhin që të mos e ndjekin këshillën e Perëndisë?

  • Cilat janë disa bekime që Perëndia na i ka dhënë për të na ndihmuar t’i mposhtim tundimet e Satanit?

Pasojat e zgjedhjeve tona

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 29:40–41 dhe Alma 41:10–11; 42:9, 14 dhe diskutojini pyetjet vijuese:

  • Në çfarë mënyrash i nënshtrohemi vullnetit të djallit kur zgjedhim të ngremë krye kundër Perëndisë?

  • Si mendoni, pse termi “vdekje shpirtërore” është një përshkrim i mirë i ndarjes nga Ati Qiellor?

  • Si do t’i përshkruanit ndjenjat që përjetojmë pasi e përdorim lirinë tonë të zgjedhjes për t’i dalë kundër vullnetit të Atit Qiellor?

Shëlbimi nëpërmjet Birit të Vetëmlindur të Perëndisë

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 29:42–43 dhe 2 Nefi 2:6–9 dhe diskutojini pyetjet vijuese:

  • Çfarë ka bërë Jezu Krishti për ta bërë të mundur shëlbimin edhe pasi ne të kemi bërë zgjedhje të gabuara?

  • Çfarë do të thoshit rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që do t’i jepte shpresë dikujt që ndien se e ka kaluar cakun?

  • Çfarë shembujsh mund të jepni për të demonstruar natyrën shëlbuese, falëse të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë që t’i diskutojnë pyetjet në grupet e tyre, ftojini ata të formojnë grupe të reja me nxënës që studiuan pjesë të tjera të fletushkës dhe të tregojnë me radhë atë që mësuan.

Kur nxënësit të kenë mbaruar së treguari, merreni parasysh të lexoni te 2 Nefi 2:26–29 si klasë. Ftojini nxënësit të kërkojnë dhe të tregojnë fraza që vërtetojnë ose shtojnë fakte për atë që mësuan në veprimtarinë e mëparshme.

Zgjedhja e shëlbimit nëpërmjet Jezu Krishtit

Disa nxënës mund të ndiejnë se zgjedhjet e tyre i kanë larguar përgjithmonë nga Perëndia. Për t’u dhënë një mundësi për t’u përqendruar te shëlbimi i Krishtit, merreni parasysh të paraqitni një skenar si ai në vijim. Ftojini nxënësit t’i shtojnë atij hollësi që ndiejnë se janë reale për adoleshentët sot.

Një e re, e quajtur Mira, ka bërë disa zgjedhje që e di se janë të gabuara. Ajo ndien keqardhje dhe ndihet e largët nga Perëndia dhe pyet veten a ka ndonjë shpresë për të.

Duke përdorur atë që mësove sot rreth lirisë së zgjedhjes dhe shëlbimit nëpërmjet Krishtit, shkruaj një përgjigje që mund t’ia japësh Mirës që e nxit atë të veprojë me shpresë dhe besim pavarësisht nga bërja e zgjedhjeve të këqija në të shkuarën e saj.

Merreni parasysh që t’i ftoni disa nxënës t’ia tregojnë përgjigjet e tyre klasës. Ndërsa nxënësit i dëgjojnë përgjigjet e shokëve të tyre të klasës, inkurajojini ata të imagjinojnë se si mund të ndihet Mira ndërsa i dëgjon ato.

Lexoje thënien vijuese nga Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018), duke kërkuar zgjedhjen që mund ta inkurajosh Mirën të bëjë.

Presidenti Tomas S. Monson

“Teksa mendojmë për vendimet që marrim në jetën tonë çdo ditë – a të bëjmë këtë zgjedhje apo atë zgjedhje – nëse zgjedhim Krishtin, do të kemi bërë zgjedhjen e saktë.” (Tomas S. Monson, “Zgjedhjet”, Liahona, prill 2016, f. 86)

Mund ta mbyllni orën mësimore duke i ftuar nxënësit ta shkruajnë përgjigjen e tyre ndaj nxitjes vijuese në ditarin e tyre të studimit ose diku ku do ta shohin herë pas herë gjatë gjithë javës.

ikona e trajnimitFtojini nxënësit të flasin: Sa vijon është një shembull i përdorimit të një nxitjeje për t’i ndihmuar nxënësit të japin mendimet e tyre. Për më shumë mënyra se si të krijoni nxitje që i ndihmojnë nxënësit të japin mendimet e tyre, shihni trajnimin “Krijoni nxitje që i ndihmojnë studentët t’i shprehin me fjalë ndjenjat, përvojat dhe dëshminë e tyre”. Ky trajnim gjendet te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.

Këtë javë do ta përdor lirinë time të zgjedhjes për të zgjedhur Krishtin duke …