“Doktrina e Besëlidhje 29: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 29”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 29
Doktrina e Besëlidhje 29
Vështrim i Përgjithshëm
Në shtator 1830, Zoti i dha mësim Jozef Smithit për Ardhjen e Tij të Dytë të lavdishme, bekimet që Ai ka përgatitur për të drejtët dhe shkatërrimin që i pret të ligjtë. Ai dha mësim me dashuri për shëlbimin që Ai ofron nga Rënia e Adamit dhe e Evës si dhe nga mëkatet dhe gabimet tona.
Ftojini nxënësit të flasin: Gjeni çaste në mësim kur mund t’i nxitni nxënësit të përsiatin ndjenjat e tyre. Kërkojuni atyre të shprehin atë që ndiejnë ose t’i shkruajnë ndjenjat e tyre dhe më pas t’i shprehin. Po t’u jepni nxënësve një mundësi për t’i thënë me gojë mendimet dhe ndjenjat, kjo do t’i ndihmojë ata të ndihen të sigurt te vetja për të shprehur dëshminë. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari Ofroi Mundësi që Njerëzit të Merrnin Mësim nga Fryma e Shenjtë” në librin Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e titulluar “Doktrina e Besëlidhje 29:36–50”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju ofron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 29:1–8
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë më mirë dëshirat që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë për ta.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin pyetjen: “Çfarë dëshiron Perëndia për mua në këtë jetë dhe pas kësaj jete?” Ata mund të reflektojnë edhe mbi mënyrën se si i kanë zbuluar dëshirat e Perëndisë për ata vetë në jetën e tyre.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Lista me udhëzime për veprimtarinë e studimit
Doktrina e Besëlidhje 29:9–29
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë gëzim ndërsa presin rikthimin e Jezu Krishtit në tokë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të kërkojnë në faqen ChurchofJesusChrist.org për figura të ndryshme që përshkruajnë Ardhjen e Dytë dhe të përsiatin mbi atë që mësojnë rreth Jezusit nga secila figurë.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Figura e Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit
-
Materiali filmik: “Jezu Krishti Shfaqet në Kontinentin e Lashtë Amerikan” (16:43; shikoni nga kodi kohor 11:19 deri në 16:31)
Doktrina e Besëlidhje 29:36–50
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë lirinë tonë të zgjedhjes të dhënë nga Perëndia dhe shëlbimin e ofruar nga Jezu Krishti.
-
Përgatitja e nxënësve: Kërkojuni nxënësve të risjellin në mendje zgjedhjet e ndryshme që kanë bërë gjatë 24 orëve të shkuara. Mund t’i ftoni që t’i renditin ato ose “zgjedhje të parëndësishme” ose “zgjedhje që ndikojnë te marrëdhënia ime me Perëndinë”.
-
Fletushkë: “Liria e Zgjedhjes dhe Shëlbimi nëpërmjet Jezu Krishtit”