Seminari
Mësimi 44: Doktrina e Besëlidhje 29:1–8: Dëgjojeni Shëlbuesin Tuaj


“Doktrina e Besëlidhje 29:1–8: Dëgjojeni Shëlbuesin Tuaj”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 29:1–8”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 44: Doktrina e Besëlidhje 29

Doktrina e Besëlidhje 29:1–8

Dëgjojeni Shëlbuesin Tuaj

Dashuria e Shpëtimtarit për ne

Ati Qiellor ka dashuri të madhe për të gjithë fëmijët e Tij. Ai dhe Biri i Tij dëshirojnë të jemi të lumtur në këtë jetë dhe t’iu bashkohemi Atyre në mbledhjen e të gjithë njerëzve përsëri në praninë e Tyre. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i kuptojnë më mirë dëshirat që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë për ta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Cilit i mirëbesoni?

Merrni parasysh mënyra se si mund t’i ndihmoni nxënësit të kuptojnë se mirëbesimi te dikush varet ndjeshëm nga të kuptuarit e shtysave ose dëshirave të tyre. Sa vijon është një mënyrë se si mund ta bëni këtë.

Mendo se kujt do të ishe i gatshëm t’i mirëbesoje gjërat në vijim dhe pse.

  1. Çelësat e shtëpisë sate

  2. Fjalëkalimin tënd në një pajisje ose llogari personale

  3. Ëndrrën ose synimin tënd më personal

  • Çfarë di rreth atij personi ose atyre personave që ndikon te gatishmëria juaj për t’iu mirëbesuar?

Në ditarin tënd të studimit, shkruaj një ose dy fjali që përshkruajnë atë që di rreth shtysave dhe dëshirave të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Nëse di diçka rreth shtysave ose dëshirave të Tyre, reflekto për mënyrën se si ajo ndikon te gatishmëria jote për t’iu mirëbesuar Atyre. Nëse nuk di shumë rreth shtysave ose dëshirave të Tyre, mendo rreth arsyes pse njohuria për këtë është një hap i rëndësishme drejt të qenit i gatshëm t’iu mirëbesosh Atyre.

Dëshirat e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit

Përpara një konference të Kishës në shtator 1830, Shpëtimtari foli te Doktrina e Besëlidhje 29 për dashurinë dhe dëshirat që Ai dhe Ati Qiellor kanë për të gjithë njerëzit.

Veprimtaria vijuese është një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit të studiojnë te Doktrina e Besëlidhje 29:1–8. Ajo mund të ketë nevojë të ndryshohet për t’iu përshtatur madhësisë ose nevojave të klasës suaj.

Shkruajini numrat një deri në tetë në tabelë. Më pas jepuni nxënësve udhëzimet vijuese. Vërini ata ta ndjekin çdo udhëzim përpara se t’u jepni të radhës.

  1. Lexo te Doktrina e Besëlidhje 29:1–8 dhe shenjoje atë që mëson rreth dëshirave të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit në secilin varg.

  2. Shkruaje emrin tënd në tabelë në krah të numrit të një vargu që ka domethënie të veçantë për ty.

    Prisni që të gjithë nxënësit t’i shkruajnë emrat e tyre në tabelë në krah të numrit të një vargu përpara se të kalojnë në hapat e radhës.

  3. Nëse është e mundur, mblidhu me dy ose tre nxënës që shkruan emrin e tyre në krah të të njëjtit numër vargu.

    Nëse vetëm njëri nxënës e shkruan emrin e vet në krah të numrit të një vargu, merreni parasysh ta lejoni atë nxënës të zgjedhë të punojë individualisht ose t’i bashkohet një grupi tjetër.

  4. Tregoja grupit tënd fjalët ose frazat që shenjove në vargun tënd dhe atë që të mësojnë rreth dëshirave të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

  5. Brenda grupit tënd, diskuto një pyetje që mund të ndihmojë për ta thelluar kuptueshmërinë tënde për dëshirat e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Paraqitini ose jepini secilit grup një listë me pyetjet që mund të përzgjedhin për t’i diskutuar. Nxënësit mund të përzgjedhin një pyetje nga lista me pyetje të sugjeruara ose mund të krijojnë pyetjet e tyre vetjake. Më poshtë janë disa shembuj:

  • Si mund të ndikojë njohuria për këtë të vërtetë në mënyrën se si ti e sheh veten ose të tjerët?

  • Kur e ke dëshmuar Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin t’i demonstrojnë këto dëshira në jetën tënde ose në jetën e të tjerëve?

  • Cilat janë disa shkrime të tjera të shenjta ku na mësohet një e vërtetë e ngjashme? (Shih fragmentet e zotërimit doktrinor, poshtëshënimet ose burime të tjera për të gjetur disa.)

  • Çfarë kanë dhënë mësim profetët, apostujt ose udhëheqësit e tjerë të Kishës që e përkrahin këtë të vërtetë? (Kërko thënie në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)

  • Si mund të na e shtojë ky varg aftësinë tonë për ta parë jetën nga një këndvështrim i përjetshëm?

  • Çfarë pyetjesh ke rreth këtij vargu? Çfarë pyetjesh mund të bëhen për ta kuptuar më mirë këtë varg? (Punoni së bashku për të gjetur përgjigje të mundshme.)

  • Si mund të ndikojë të besuarit ose të jetuarit e parimeve të dhëna mësim në këtë varg te marrëdhënia e dikujt me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtit?

  • Pse mund t’iu duket e vështirë disa njerëzve ta besojnë ose t’i jetojnë më mirë mësimet në këtë varg? Çfarë mund t’i ndihmonte ata ta kapërcenin atë sfidë?

Për t’iu lejuar grupeve ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre, mund ta vini një nxënës tjetër të zgjedhë një pyetje të ndryshme dhe ta diskutojnë atë si grup. Kur nxënësit të ndalojnë së foluri ose të shpërqendrohen, kjo mund të tregojë se është koha për ta përshtatur veprimtarinë e të mësuarit. Nëse dëshirojnë, nxënësit mund ta bëjnë veprimtarinë përsëri duke zgjedhur një varg të ri, duke formuar grupe të reja, duke diskutuar vargun që përzgjodhën dhe duke ndjekur hapat e renditur më sipër.

Kur nxënësit të kenë mbaruar punën në grupe, ftojini disa t’i tregojnë klasës atë që kanë mësuar rreth dëshirave të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Vullneti i mirë i Perëndisë

Mes të vërtetave të shumta që nxënësit mund të kenë zbuluar, një e vërtetë që mund të mësojmë nga këto vargje është se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti dëshirojnë të na japin mbretërinë e Tyre. Mund t’i ftoni nxënësit ta shenjojnë këtë të vërtetë te vargu 5. Shpërndajeni thënien vijuese dhe ftojini nxënësit t’iu përgjigjen pyetjeve përkatëse.

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi sa vijon:

Plaku Dejll G. Renland

“Ati ynë Qiellor dëshiron që ju të bëheni trashëgimtaret e Tij dhe të merrni gjithçka që Ai ka. Ai nuk mund t’ju ofrojë më shumë se kaq. Ai nuk mund t’ju premtojë më shumë se kaq. Ai ju do më shumë nga sa e dini dhe dëshiron që ju të jeni të lumtura në këtë jetë dhe në jetën që do të vijë.” (Dejll G. Renland, “Natyra Juaj Hyjnore dhe Fati Juaj i Përjetshëm”, Liahona, maj 2022, f. 76)

  • Si ka ndikuar të kuptuarit e dëshirave të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit te mënyra se si ndihesh rreth Tyre?

  • Si ndikon të kuptuarit e dëshirave të Tyre te mënyra se si ndihesh rreth këshillës që Ata na japin?

Merreni parasysh ta mbyllni duke i ftuar nxënësit t’i rikthehen shënimit të tyre në ditar nga fillimi i orës mësimore. Ftojini ata t’i përsiatin të vërtetat që kanë mësuar rreth dëshirave të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që mund t’ia shtojnë shënimit të tyre.