Seminari
Mësimi 43: Doktrina e Besëlidhje 28: Zbulesa në Kishë


“Doktrina e Besëlidhje 28: Zbulesa në Kishë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 28”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 43: Doktrina e Besëlidhje 27–28

Doktrina e Besëlidhje 28

Zbulesa në Kishë

Hajrëm Peixhi

Në vitin 1830, Hajrëm Peixhi pretendoi se merrte zbulesa për Kishën nëpërmjet një guri të veçantë. Disa anëtarë të Kishës, përfshirë Oliver Kaudërin, e besuan atë. Në përgjigje të kësaj situate, Zoti zbuloi të vërteta rreth rendit të zbulesave në Kishë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rendin dhe organizimin që përdor Shpëtimtari për të zbuluar vullnetin e Tij në Kishën e Tij.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

imitimet e Satanit

Merreni parasysh të shkruani fjalët imitim dhe i vërtetë në tabelë. Tregojuni nxënësve një përzgjedhje sendesh dhe ftojini ata të tregojnë a janë të vërteta apo imitime. Disa shembuj mund të jenë një telefon i vërtetë ose lodër, para të vërteta ose për të luajtur, frutë i vërtetë ose plastike dhe një mesazh me postë elektronike i vërtetë nga një bankë ose një mesazh me postë elektronike imitues nga dikush që hiqet si bankë.

  • Si mund ta bësh dallimin mes një imitimi dhe asaj që është e vërtetë?

  • Përse mund të jetë e dëmshme të ngatërrosh një imitim me diçka që është e vërtetë?

  • Si mund të zbatohet kjo për dikë që po përpiqet ta ndjekë Shpëtimtarin në jetën e vet?

Lexoje hyrjen e seksionit Doktrina e Besëlidhje 28 dhe kërko një situatë ku anëtarët e Kishës së organizuar rishtas e patën të vështirë ta dinin se çfarë ishte e vërtetë dhe çfarë ishte imitim.

Mund të jetë e dobishme të dish se Hajrëm Peixhi ishte një burrë i cili e përqafoi ungjillin dhe u pagëzua po atë muaj kur Kisha u organizua. Ai qe përzgjedhur edhe si njëri nga Tetë Dëshmitarët e Librit të Mormonit dhe qe gjithnjë i vërtetë ndaj dëshmisë së tij për të.

  • Si mendon, pse edhe njerëzit e mirë si Hajrëm Peixhi dhe Oliver Kaudëri mund të mashtrohen nga imitimet e Satanit?

Ndalu një çast për të përsiatur sa vijon:

  • Si mund të jetë duke u përpjekur Satani të të mashtrojë ty dhe të tjerë që ti njeh?

  • Çfarë udhërrëfimi dhe ndihme na jep Zoti për të na e shmangur rënien pre të mashtrimit?

Teksa vazhdon të studiosh, kërko përgjigje për këto pyetje.

Përgjigjja e Zotit

I shqetësuar për atë që duhej të bënte në këtë situatë, Jozef Smithi kaloi një natë duke u lutur për një përgjigje nga Zoti dhe duke e marrë atë. Zbulesa që ai mori shënohet si Doktrina e Besëlidhje 28 dhe i drejtohej Oliver Kaudërit.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 28:1–8, 11–13 dhe kërko të vërtetat që i mësoi Zoti Oliverit rreth zbulesës.

Inkurajojini nxënësit të tregojnë të vërteta të ndryshme rreth zbulesës. Merreni parasysh ta shkruani atë që ata thonë në tabelë.

Nëse mendoni se do të ishte më e dobishme ose përfshirëse për nxënësit, merreni parasysh t’i shkruani të vërtetat vijuese në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit t’i lexojnë dhe t’i përkojnë të vërtetat me vargjet ku mësohen ato.

Zoti do të japë zbulesë për të gjithë Kishën vetëm nëpërmjet Presidentit të Kishës (shih vargun 2).

Zoti nuk u jep individëve zbulesë për të drejtuar dikë që kryeson mbi ta (shih vargjet 6–7).

Zoti mund të na japë zbulesë për dobinë tonë vetjake dhe për të na ndihmuar për thirrjet dhe detyrat tona (shih vargun 8).

Satani mund të përpiqet të na mashtrojë nëpërmjet zbulesave të rreme (shih vargun 11).

Zoti i fton udhëheqësit e Tij të ndihmojnë që ne të korrigjohemi kur na kanë mashtruar (shih vargun 11).

Merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të tregojnë atë që mësuan rreth Zotit nga ky seksion. Ata mund të thonë një parim tjetër të tillë si: Zoti e udhërrëfen Kishën e Tij dhe njerëzit e Tij në një mënyrë të organizuar.

  • Si mendon, pse Zoti e jep gjithmonë zbulesën sipas këtyre parimeve?

  • Si mund të na ndihmojë njohuria për këto të vërteta që ta shmangim rënien pre të mashtrimit?

Në bisedën e tij “Një Strukturë për Zbulesë Vetjake”, Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha disa ide rreth procesit të marrjes së zbulesës:

  1. “Ne marrim zbulesë vetjake vetëm brenda fushëveprimit tonë [ose shtrirjes së ndikimit tonë] dhe jo brenda kujdestarisë [të drejtës ose privilegjit] [t]ë të tjerëve. …”

  2. “Doktrina, urdhërimet dhe zbulesat për Kishën janë kujdestaria e profetit të gjallë, i cili i merr ato nga Zoti Jezu Krisht [shih te Doktrina e Besëlidhje 21:4–5]. …”

  3. “Zbulesa vetjake do të jetë në harmoni me urdhërimet e Perëndisë dhe besëlidhjet që kemi bërë me Të. …”

  4. “Kur kërkojmë zbulesë rreth diçkaje për të cilën Perëndia e ka dhënë tashmë drejtimin e qartë, ne bëhemi të cenueshëm nga keqinterpretimi i ndjenjave tona dhe nga dëgjimi i asaj që duam të dëgjojmë” (Liahona, nëntor 2022, f. 16, 17).

Shembuj

Për t’i ndihmuar nxënësit ta analizojnë atë që kanë mësuar, paraqitini situatat vijuese dhe ftojini nxënësit të bëjnë sa vijon si klasë ose në grupe të vogla. Ndihuni i lirë ta fshini ose përshtatni ndonjërën nga situatat për ta bërë këtë veprimtari të ketë më tepër lidhje me nxënësit tuaj.

Lexoji situatat vijuese dhe gjej një varg ose frazë nga fjalët e Zotit që i studiove te Doktrina e Besëlidhje 28 prej të cilave mësohet a mund të jenë zbulesa të vërteta.

  • Profeti e inkurajon gjithë Kishën që të frekuentojë tempullin.

  • Një grup i shqetësuar anëtarësh jep mësim me guxim se Perëndia do që Kisha të bëjë ndryshime në doktrinë ose të ndryshojë një rregullore rreth një çështjeje të vështirë.

  • Një anëtar beson se Zoti i ka zbuluar atij atë që duhet të bëjë peshkopi në lagjen e tyre.

  • Nëna e një të reje i thotë vajzës se nuk ndihet mirë për një zgjedhje të caktuar që e reja po bën.

  • Ndërkohë që del në takime në kolegj, një i ri në moshë madhore thotë se ka marrë zbulesë që një e re e caktuar duhet të martohet me të.

    Mund të jetë me vlerë të shpjegoni se është e përshtatshme t’ua shprehim me dashuri shqetësimet ose idetë atyre që kryesojnë mbi ne ose dikujt jashtë kujdestarisë sonë, por duhet ta pranojmë me respekt të drejtën e tyre për zbulesë mbi çështjen. Për shembull, një i ri mund të ndihet i frymëzuar që Zoti e miraton që ai t’i kërkojë një të reje të martohet me të, por ajo ka të drejtën të marrë vetë zbulesë rreth asaj që është më e mira për të.

    Për një shembull nga jeta reale e dikujt që mendoi se mori zbulesë jashtë këtyre parimeve, shiko materialin filmik “Një Strukturë për Zbulesë Vetjake” nga kodi kohor 4:14 deri në 5:07, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

    12:41
  • Si mund të na largojë nga Shpëtimtari të besuarit tek imitimet e Satanit në çdonjërën prej situatave jo të sakta më sipër?

    Për t’i ndihmuar nxënësit të ndiejnë rëndësinë e zbulesës së dhënë nga Zoti sipas mënyrës së Tij dhe sipas rendit të Tij, ftojini ata të përgjigjen për të paktën dy prej pyetjeve vijuese në ditarët e tyre të studimit:

  • Si mund të jetë një bekim për ty të kuptuarit e rendit që përdor Zoti për zbulesat e Tij?

  • Kur të ka bekuar Zoti ty ose dikë që e njeh nëpërmjet zbulesës ndaj një profeti, një udhëheqësi të kunjit ose lagjes, ose një prindi?

  • Kur ke marrë ti ose dikush që e njeh zbulesë nga Zoti për të bekuar ata të cilëve u thirre për t’iu dhënë shërbesë ose për t’iu shërbyer?

  • Kur je bekuar me anë të zbulesës nga Zoti posaçërisht për ty?

Merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të përzgjedhin një përgjigje për të cilën ndihet rehat ta japin. Nxënësit mund të flasin si klasë ose, për larmi, nxënësit mund të gjejnë dikë të cilit nuk i kanë treguar gjë së fundi dhe t’ia tregojnë shembullin e tyre. Kushdo që zgjidhet prej tyre mund të flasë gjithashtu. Nëse e lejon koha, merreni parasysh t’u jepni nxënësve mundësinë për të folur me nxënësit e tjerë. Më pas, ftojini disa nxënës që të tregojnë atë që dëgjuan nga të tjerët që qe kuptimplotë. Ndërsa e bëjnë këtë, kërkoni mënyra për ta theksuar mirësinë dhe mëshirën e Zotit për të na i zbuluar të vërtetat. Mund ta theksoni edhe gatishmërinë e Tij për të na ndihmuar ta kuptojmë rendin dhe organizimin që Ai përdor.

Oliver Kaudëri e pranoi zbulesën dhe pas shumë përpjekjesh për t’i bindur, Hajrëm Peixhi dhe të tjerët hoqën dorë nga zbulesat e pasakta.

Për ta mbyllur, merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj.