Seminari
Doktrina e Besëlidhje 27–28: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 27–28: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 27–28”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 27–28

Doktrina e Besëlidhje 27–28

Vështrim i Përgjithshëm

Nëpërmjet një lajmëtari qiellor, Shpëtimtari zbulon të vërteta rreth sakramentit. Zoti dha mësim gjithashtu rreth veshjes së armatimit të Tij dhe zbuloi rendin dhe organizimin që Ai përdor për të zbuluar vullnetin e Tij në Kishën e Tij.

ikona e trajnimit Ndihmojini nxënësit të vijnë te Jezu Krishti: Teksa i ndihmoni nxënësit t’i dallojnë “mëshirat e dhembshura” të Zotit (1 Nefi 1:20), si në shkrimet e shenjta edhe në përvojat e tyre vetjake, ata do ta ndiejnë e do ta dinë se Zoti është me ta dhe do të qëndrojë përkrah tyre me dashuri (shih te Doktrina e Besëlidhje 68:6). Për më shumë se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Ndihmojini nxënësit t’i dallojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit në jetën e tyre” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e titulluar “Doktrina e Besëlidhje 27:1–14”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju ofron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 27:1–14

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të përgatiten më mirë për ta marrë sakramentin me syrin drejtuar te lavdia e Perëndisë.

Doktrina e Besëlidhje 27:15–18

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si mund të na mbrojë Shpëtimtari nga mënyrat se si Satani përpiqet të na tundojë dhe shkurajojë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar mënyra se si Satani i sulmon ose i tundon të rinjtë dhe të rejat në moshën e tyre dhe çfarë burimesh ka siguruar Shpëtimtari për t’u mbrojtur nga ato sulme ose tundime.

  • Materiale: Fletë të vogla letre për çdo nxënës

  • Fletushkë: “‘Merrni mbi vete gjithë armatimin tim’ (Doktrina e Besëlidhje 27:15)”

Doktrina e Besëlidhje 28

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rendin dhe organizimin që përdor Shpëtimtari për të zbuluar vullnetin e Tij në Kishën e Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’u jepni nxënësve situata nga pjesa “Shembuj” në këtë mësim dhe t’i ftoni ata të përsiatin se si mund ta dallojnë zbulesën e vërtetë nga imitimet e Satanit.

  • Sende për t’u përgatitur: Një përzgjedhje sendesh të vërteta ose imitime (për shembull, një telefon i vërtetë ose lodër; para të vërteta ose për të luajtur; frutë e vërtetë ose plastike dhe një mesazh me postë elektronike i vërtetë nga një bankë ose një mesazh me postë elektronike imitues nga dikush që hiqet si bankë)

  • Materiali filmik: “Një Strukturë për Zbulesë Vetjake” (12:29; shikoni nga kodi kohor 4:14 deri në 5:07)