Seminari
Mësimi 42: Doktrina e Besëlidhje 27:15–18: “Merrni mbi Vete Gjithë Armatimin Tim”


“Doktrina e Besëlidhje 27:15–18: ‘Merrni mbi Vete Gjithë Armatimin Tim’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 27:15–18”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 42: Doktrina e Besëlidhje 27–28

Doktrina e Besëlidhje 27:15–18

“Merrni mbi Vete Gjithë Armatimin Tim”

një ushtar me armatim

Si pjesë e mesazhit që mori Jozefi nga një engjëll i Perëndisë, Jozefit iu mësua se si shenjtorët mund të ftonin mbrojtje më të madhe nga Jezu Krishti. Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si mund të na mbrojë Shpëtimtari nga mënyrat se si Satani përpiqet të na tundojë dhe shkurajojë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Sulmet e kundërshtarit

Jepini çdo nxënësi një fletë të vogël letre. Ftojini nxënësit të shkruajnë në letër një mënyrë se si kundërshtari e tundon ose përpiqet ta shkurajojë rininë. Më pas ftojini ata ta bëjnë shuk letrën si një top. Ftojeni një nxënës/e përpara klasës dhe vëreni atë të përpiqet të shmanget ose të mënjanohet ndërsa nxënësit e tjerë i hedhin topat prej letre në drejtim të tij ose saj.

Ftojini nxënësit të dalin përpara klasës, t’i hapin letrat dhe të tregojnë atë që qe shkruar në to. Kërkojini klasës të përcaktojë mënyra se si i shohin këto tundime ose sulme sot.

  • Çfarë mund të bësh për t’u vetëmbrojtur nga këto sulme?

Kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë ndërsa i përsiat tundimet dhe shkurajimet me të cilat përballesh. Përsiati mënyrat se si Zoti të ka ndihmuar t’i kapërcesh ato. Në çfarë mënyrash po has ende vështirësi dhe të nevojitet ndihma e Shpëtimtarit? Ndërsa studion te Doktrina e Besëlidhje 27, kërko të vërtetat dhe frymëzimin që mund të të ndihmojë.

I gjithë armatimi i Perëndisë

Pas fjalëve të Tij drejtuar Jozef Smithit rreth sakramentit (shih te Doktrina e Besëlidhje 27:1–4), Shpëtimtari premtoi se Ai do të rikthehej në tokë dhe ta merrte sakramentin me ndjekësit e Tij (shih te Doktrina e Besëlidhje 27:5–14). Shpëtimtari më pas dha mësim se si shenjtorët mund të mbroheshin shpirtërisht nga fuqitë e Satanit “derisa unë të vij, dhe ju do të rrëmbeheni lart, sepse aty ku unë jam, ju do të jeni gjithashtu” (Doktrina e Besëlidhje 27:18).

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 27:15–18, duke kërkuar se si mund të marrësh mbrojtjen e Shpëtimtarit kundrejt kundërshtarit.

Ftojini nxënësit të tregojnë atë që gjetën. Nëse është e nevojshme, ndihmojini ata të përcaktojnë se nëse e marrim mbi vete gjithë armatimin e Shpëtimtarit, do të forcohemi për t’i bërë ballë të keqes. Ndihmojini nxënësit ta analizojnë këtë të vërtetë. Mund ta bëni këtë duke u drejtuar disa nga pyetjet vijuese.

  • Si mendoni, pse Shpëtimtari e krahason ndihmën dhe mbrojtjen e Tij me një armatim?

  • Si mendoni, çfarë do të thotë të “qëndroni”? (Shih vargjet 15–16)

  • Si mendoni, pse Zoti e thekson “gjithë” armatimin e Tij?

    Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të shenjojnë frazën “gjithë armatimin tim” te vargu 15. Nxënësit mund të imagjinojë se iu desh të shkonin të luftonin në një luftë, por nuk kishin armatim. Dikush që kishte luftuar dhe kishte pasur sukses në shumë luftëra më pas u dha atyre armatim për t’i mbrojtur dhe qe i gatshëm të luftonte me ta.

  • Si do të ndiheshe kundrejt këtij personi?

  • Ku mund të ngjasojë kjo situatë me atë që Shpëtimtari bën për ne?

Mbrojtjet dhe ndihma e Shpëtimtarit

Apostulli Pal shkroi: “Vishuni me Zotin Jezu Krisht” (Romakëve 13:14). Pjesët e ndryshme të armatimit që përmenden te Doktrina e Besëlidhje 27 (shih edhe tek Efesianëve 6:11–18) mund të përfaqësojnë mënyrat se si Shpëtimtari mund të na mbrojë nga mashtrimi, ligësia, trazirat dhe dyshimi që na rrethojnë. Ai na e ofron këtë mbrojtje ndërsa vijmë tek Ai.

ikona e fletushkësJepuni nxënësve fletushkën shoqëruese. Ata mund ta plotësojnë atë individualisht ose në grupe të vogla. Çdo anëtar i grupit mund të zgjedhë disa pjesë të armatimit ku të përqendrohet. Nëse nxënësve do t’u pëlqente, ata mund të vizatojnë diçka që përfaqëson armatim ose mbrojtje, si një përkrenare, një parzmore ose mburojë dhe ta emërtojnë atë “mbrojtja dhe ndihma e Jezu Krishtit”. Ata mund t’i shkruajnë më pas përgjigjet e tyre rrotull saj.

“Merrni mbi vete gjithë armatimin tim” (Doktrina e Besëlidhje 27:15)

Për secilën nga pjesët e armatimit më poshtë, lexo fragmentet e shkrimeve të shenjta, duke kërkuar se ku ngjan Shpëtimtari me armatimin. Pastaj përgjigju për pyetjet vijuese:

  • Çfarë idesh të vijnë rreth Shpëtimtarit nga bërja e këtij krahasimi?

  • Pse mund të të bëjë kjo të dëshirosh të vish tek Ai për mbrojtje pikërisht tani në jetën tënde?

“Në ije brezin e së vërtetës” (Doktrina e Besëlidhje 27:16)

Gjoni 14:6

Doktrina e Besëlidhje 88:6

Moisiu 1:6

“Parzmoren e drejtësisë” (Doktrina e Besëlidhje 27:16)

Isaia 59:16–17 (ndërhyrës i referohet dikujt që bën atë që të tjerët nuk mund ta bëjnë për veten e tyre)

2 Nefi 4:33

Filipianëve 3:9

“Duke mbathur këmbët me gatishmërinë e ungjillit të paqes” (Doktrina e Besëlidhje 27:16)

Isaia 9:6

Mosia 15:18

“Mburojën e besimit” (Doktrina e Besëlidhje 27:17)

Moroni 7:33

Psalmeve 28:7

“Përkrenaren e shpëtimit” (Doktrina e Besëlidhje 27:18)

Mosia 3:17

Hebrenjve 5:9

“Shpatën e Shpirtit”, që është fjala e Perëndisë (Doktrina e Besëlidhje 27:18)

1 Nefi 15:24

Helamani 3:29–30

Kur nxënësit të mbarojnë, vërini të japin mendime rreth mënyrave të ndryshme se si Shpëtimtari mund t’i ndihmojë dhe mbrojë ata dhe përvojat e tyre me këtë. Merreni parasysh të jepni mendimet dhe përvojat tuaja gjithashtu.

Veshja e gjithë armatimit të Tij

Merreni parasysh t’u kujtoni nxënësve që kjo zbulesë filloi me një lajmëtar qiellor që parashtroi mësimet e Shpëtimtarit mbi sakramentin dhe premtimin e Shpëtimtarit për t’u rikthyer në tokë dhe për ta marrë sakramentin me ndjekësit e Tij (shihni te Doktrina e Besëlidhje 27:1–14). Kjo sugjeron që të kujtuarit e Shpëtimtarit dhe bërja e besëlidhjeve me Të nëpërmjet sakramentit mund të jetë një mënyrë e fuqishme se si Zoti na ka përgatitur për ta veshur gjithë armatimin e Tij dhe për të “[qenë] besnikë derisa [Ai] të vij[ë]” (Doktrina e Besëlidhje 27:18).

  • Në ç’mënyrë mund të jetë sakramenti një mënyrë e fuqishme për ta ftuar ndihmën dhe mbrojtjen e Shpëtimtarit (gjithë armatimin e Tij) në jetën tonë?

Kthehuni te letrat që u bënë shuk dhe u hodhën në fillim të orës mësimore. Lexojini pak prej tyre dhe ftojini nxënësit të tregojnë, nisur nga ajo që mësuan sot, si mund ta ndihmojë Shpëtimtari dikë që po përballet me tundim ose shkurajim. Ata mund të tregojnë edhe se si dikush mund t’i drejtohet Zotit për ta ftuar ndihmën e Tij në jetën e vet.