Seminari
Mësimi 40: Doktrina e Besëlidhje 25, Pjesa 2: “Kërko Gjërat e një Më të Mire”


“Doktrina e Besëlidhje 25, Pjesa 2: ‘Kërko Gjërat e një Më të Mire’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet, (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 25, Pjesa 2”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 40: Doktrina e Besëlidhje 23–26

Doktrina e Besëlidhje 25, Pjesa 2

Kërko Gjërat e një Bote Më të Mirë

lutja dhe pagëzimi

Ajo që Zoti i thotë një personi, shpesh mund të gjejë zbatim te të tjerët. Kjo është e vërtetë për shumë nga fjalët që Zoti ia tha Ema Smithit, që janë të shënuara te Doktrina e Besëlidhje 25 (shih te vargu 16). Zoti e ftoi atë të kërkonte gjërat që do ta ndihmonin të merrte “një kurorë drejtësie” (vargu 15). Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i kërkojnë bekimet e Zotit dhe t’i lënë mënjanë gjërat e botës.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Diçka më e mirë

Mendoni se si mund t’i ndihmoni nxënësit ta përfytyrojnë rëndësinë e të dhënit përparësi asaj që ka më shumë rëndësi në jetën tonë. Një mënyrë se si mund ta bëni këtë është të sillni një enë mbajtëse në klasë, të tillë si një kuti. Gjithashtu, sillni një larmi sendesh që mund të përfaqësojnë interesat e nxënësve, si një top futbolli amerikan, një fletore shkolle, një instrument të vogël muzikor, një grup shkrimesh të shenjta e me radhë. Sigurohuni që të sillni më shumë sende nga sa mund të futen lehtësisht në enë. Shpjegojuani nxënësve se ena përfaqëson jetën tonë. Ftojini nxënësit të përzgjedhin gjëra që duan t’i përfshijnë me siguri në jetën e tyre. Pasi të mbushet ena, pyetini nxënësit nëse ka ndonjë gjë tjetër që ata dëshirojnë ta shkëmbejnë me diçka që nuk është në enë. Pas kësaj veprimtarie, mund t’u kërkoni nxënësve të reflektojnë mbi përparësitë në jetën e tyre. Në vijim është një mënyrë se si mund ta bëni këtë.

Shkruaji në ditarin tënd ato që ndien se janë përparësitë më të rëndësishme në jetën tënde. Ndërsa e studion këtë mësim, merre parasysh me lutje nëse Ati Qiellor do të donte që ti të bëje ndonjë përshtatje të përparësive të tua.

Te Doktrina e Besëlidhje 25, Zoti i foli Ema Smithit dhe i dha asaj këshillë rreth përparësive të saja.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 25:10 dhe kërkoje atë që e ftoi Zoti Ema Smithin të bënte.

  • Si mendon, çfarë do të thotë të “kërkosh gjërat e një më të mire”?

  • Çfarë të vërtetash mund të mësojmë nga ky varg?

Gjërat e Perëndisë

Ndihmojini nxënësit ta përcaktojnë të vërtetën që Zoti na fton t’i lëmë mënjanë gjërat e kësaj bote dhe të kërkojmë gjërat e Perëndisë. Mund t’u kërkoni nxënësve të marrin parasysh t’i shenjojnë fjalët te Doktrina e Besëlidhje 25:10 që ndihmojnë të jepet mësim kjo e vërtetë.

Ndihmojni nxënësit ta kuptojnë këshillën e Zotit duke i ftuar ata të kërkojnë fraza të ngjashme në shkrimet e shenjta vijuese. Mund t’u kërkoni nxënësve të zgjedhin një frazë që e pëlqejnë dhe ta shpjegojnë se çfarë i ndihmon të kuptojnë. Merreni parasysh t’u tregoni nxënësve se si mund të bëjnë referencë-kryq ose t’i lidhin këto vargje me njëri-tjetrin.

Krahasoje vargun te Doktrina e Besëlidhje 25:10 me vargjet te Mateu 6:19–21 dhe 2 Nefi 9:51.

  • Çfarë fjalësh ose frazash në këto vargje të shkrimit të shenjtë të ndihmojnë ta kuptosh ftesën e Zotit?

    Nxënësve mund t’u nevojitet ndihmë të mendojnë për gjëra të veçanta që mund të konsiderohen si “gjërat e kësaj bote” (Doktrina e Besëlidhje 25:10). Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të bëjnë një listë në tabelë të gjërave të botës që mund të na pengojnë t’i bëjmë gjërat e Perëndisë. Mund t’i ftoni më pas nxënësit të përsiatin se sa mirë po ia dalin për t’i lënë mënjanë këto gjëra. Ndihmojini nxënësit ta dallojnë se disa gjëra mund të meritojnë më pak nga koha jonë, ndërkohë që të tjerat nuk e meritojnë aspak kohën dhe vëmendjen tonë.

  • Çfarë shembujsh nga jeta e Shpëtimtarit tregojnë se Ai u përqendrua në gjërat e Perëndisë dhe jo në gjërat e botës?

    Nëse nxënësve u nevojitet ndihmë për të menduar për shembuj, mund t’i ftoni ata t’i hetojnë referencat vijuese: Lluka 2:42–49; Gjoni 2:13–16; Gjoni 6:38.

  • Si mund ta ndihmojë Shpëtimtari një adoleshent/e që po përpiqet t’i lërë mënjanë gjërat e kësaj bote?

Plaku Riçard G. Skot [1928–2015], i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi përvojën vijuese që pati një adoleshent:

16:42
Plaku Riçard G. Skot

“Në Misionin e Rusisë, Rostov-mbi-Don, rinia mori ftesën që secili të indeksonte 2.000 emra dhe pastaj të përgatiste të paktën një emër nga vetë familja e vet për ordinanca tempulli. Ata që e realizuan këtë synim, morën ftesën që të kryenin një udhëtim të gjatë për në Tempullin e ri të Kievit në Ukrainë. Një i ri tregoi këtë përvojë: ‘Po harxhoja shumë kohë duke luajtur lojëra në kompjuter. Kur fillova të bëj indeksim, nuk kisha kohë të luaja lojëra. Fillimisht mendova: “Oh, jo! Si është e mundur kjo!” Kur ky projekt mori fund, unë madje e kisha humbur interesin për lojërat. … Puna gjenealogjike është diçka që ne mund ta bëjmë këtu në tokë dhe do të mbetet në qiell.’” (Riçard G. Skot, “Gëzimi i Shëlbimit të të Vdekurve”, Liahona, nëntor 2012, f. 94)

  • Çfarë të bie në sy rreth përvojës së këtij të riu?

    Për t’i ndihmuar nxënësit të reflektojnë mbi ndonjë përvojë personale që mund të kenë pasur me lënien mënjanë të gjërave të botës, merreni parasysh t’u jepni atyre kohë për t’iu përgjigjur pyetjes vijuese në ditarët e tyre.

  • Si je bekuar ndërsa ke zgjedhur të kërkosh gjërat e Perëndisë në jetën tënde?

Ndihmë për të kërkuar gjëra më të mira

Gjashtë vargjet e fundit te Doktrina e Besëlidhje 25 përmbajnë këshillë për aspekte të ndryshme të jetës së Emës. Lexo te Doktrina e Besëlidhje 25:11–16 dhe kërko se si kjo këshillë nga Zoti mund të na ndihmojë gjithashtu të kërkojmë gjëra më të mira.

  • Çfarë gjete që mund të të ndihmojë t’i “lësh mënjanë gjërat e kësaj bote dhe të kërkosh gjërat e një më të mire”? (Vargu 10.)

Për t’i ndihmuar nxënësit të kërkojnë dhe marrin zbulesë vetjake mbi mënyrën se si mund t’iu japin më mirë përparësi gjërave të Perëndisë, merreni parasysh t’i ftoni ta studiojnë njërën ose më shumë nga temat vijuese: muzika, besëlidhjet, zemërbutësia dhe urdhërimet e Zotit. Jepuni nxënësve zgjedhjen për të studiuar si klasë ose për të punuar individualisht ose në grupe të vogla. Nëse zgjedhin të studiojnë si klasë, ftojini nxënësit të përzgjedhin një temë për t’u studiuar nga të gjithë. Nëse nxënësit duan të punojnë në grupe, ata mund të përfitojnë nga studimi i diçkaje të ndryshme nga ana e gjithsecilit dhe tregimi i asaj që gjetën grupit. Një mundësi tjetër është t’i ftoni disa nxënës të përgatiten para orës mësimore dhe më pas t’ia japin mësim klasës. Sigurojuni burimet më të dobishme.

Muzika

Doktrina e Besëlidhje 25:11–12

Psalmeve 100:2

Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 19.8 (“Muzika në Shtëpi”), 19.4 (“Muzika në Mbledhjet e Kishës”)

“Ecni në Dritën e Perëndisë”, te Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022), f. 18 (shih pjesën “Kërkoni atë që e lartëson, e frymëzon dhe e fton Shpirtin”)

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të zgjedhin një himn dhe të zbulojnë se çfarë na mëson ai rreth Zotit dhe bekimeve që Ai ka ruajtur për ne. Nëse dëshironi mund t’u tregoni nxënësve edhe burime të tjera muzikore të dobishme që janë në dispozicion për rininë te Media Library [Biblioteka e Mjeteve të Informimit].

Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 25:13

Ecni në Dritën e Perëndisë”, te Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022), f. 17 (shih pjesën “Të vërtetat e Përjetshme”)

Merreni parasysh t’ua tregoni nxënësve materialin filmik vijues që mund t’i ndihmojë ta kuptojnë se çfarë do të thotë t’i mbajmë besëlidhjet tona dhe çfarë bekimesh mund të marrim për bërjen e kësaj.

14:19

Zemërbutësia

Doktrina e Besëlidhje 25:14

Mateu 5:5; Moroni 8:26

Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Zemërbutë, Zemërbutësi”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org

Ulises Soaresh, “Jini të Bindur dhe të Përvuajtur në Zemër”, Liahona, nëntor 2013 (shih paragrafët 1–6)

Dejvid A. Bednar, “Zemërbutë dhe të Përulur nga Zemra”, Liahona, maj 2018 (shih pjesën “Mësuesi si një Shembull i Zemërbutësisë”)

Urdhërimet

Doktrina e Besëlidhje 25:15

Mateu 22:36–40

Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Urdhërime të Perëndisë”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org

Duajeni Perëndinë, duajeni të afërmin tuaj”, te Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022), f. 10

0:40

Nxitini nxënësit të tregojnë çfarë mësuan dhe se si ajo mund t’i ndihmojë të kërkojnë gjërat e Perëndisë. Mund t’i ftoni të flasin me nxënësit e tjerë që e studiuan të njëjtën temë dhe mbase edhe me ata që studiuan diçka të ndryshme. Ftojini nxënësit të veprojnë sipas çdo nxitjeje që morën.

Nëse nxënësve u nevojitet ndihmë për të menduar për mënyrat se si të sillen sipas asaj që po mësojnë, mund t’i drejtoni te ftesat që gjenden në secilën temë te Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022). Mund t’i ftoni nxënësit ta shkruajnë atë që do të bëjnë për të kërkuar gjërat e Perëndisë dhe për ta vendosur më pas atë që shkruan, në një vend ku do ta shohin shpesh. Nxitini gjithashtu ta kërkojnë ndihmën e Zotit dhe mbase ndihmën e pjesëtarëve të familjes dhe shokëve.