Seminari
Mësimi 38: Doktrina e Besëlidhje 23–24: “Unë të Flas Ty”


“Doktrina e Besëlidhje 23–24: ‘Unë të Flas Ty’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet, (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 23–24”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 38: Doktrina e Besëlidhje 23–26

Doktrina e Besëlidhje 23–24

“Unë të Flas Ty”

adoleshent duke u lutur pranë shkrimeve të shenjta të hapura

Pasi Kisha u organizua më prill 1830, shenjtorët u përballën menjëherë me përndjekje të madhe. Pavarësisht këtyre sfidave, Shpëtimtari vazhdoi ta forconte Kishën dhe t’u siguronte këshilla vetjake atyre që dëshiruan me zell ta njihnin vullnetin e Tij. Ky mësim mund t’i ndihmojnë nxënësit ta ndiejnë se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti i njohin ata dhe do të sigurojnë udhërrëfim për jetën e tyre vetjake.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Kërkimi i udhërrëfimit

Merreni parasysh t’i renditni pyetjet vijuese në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit të mendojnë në heshtje rreth përgjigjeve të tyre. Pas një kohe të mjaftueshme, nxitini nxënësit të mendojnë për këshillën me vlerë që kanë marrë nga ky person dhe ftojini disa nxënës ta tregojnë.

  • Kush të njeh më mirë?

  • Çfarë di ai/ajo rreth teje?

  • Çfarë nuk di ai/ajo rreth teje?

Megjithëse nxënësit mund të marrin këshillë me vlerë nga shumë burime të besuara, ftojini ata të përsiatin përse Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë burimi më i mirë i këshillave. Kërkojuni nxënësve të mendojnë rreth përpjekjeve të tyre të tanishme për të kërkuar këshillë nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. A e ndiejnë ata se përpjekjet e tyre janë të përshtatshme apo ju duket sikur kanë nevojë të bëjnë ndonjë rregullim? Ftojini nxënësit t’i marrin parasysh me lutje këto pyetje gjatë gjithë këtij mësimi.

Zoti të njeh

Jozef Smithi dhe të tjerë kërkuan udhërrëfimin e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit lidhur me rolet e tyre në Kishën e rivendosur rishtazi. Doktrina e Besëlidhje 23–24 përmban përgjigjen e Shpëtimtarit për dëshirën e tyre më të zellshme për të marrë udhërrëfim hyjnor.

Merreni parasysh ta shkruani të vërtetën vijuese në tabelë: Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e njohin secilin prej nesh dhe do të na japin këshilla sipas dëshirave dhe rrethanave tona.

Ndërsa nxënësit e diskutojnë këtë parim, ju mund të vini në dukje se ne mund të marrim këshilla nga Perëndia nëpërmjet lutjes, shkrimeve të shenjta, fjalëve të profetëve, prindërve, udhëheqësve të rritur të besuar etj.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 23:1–6, duke kërkuar provat e kësaj të vërtete.

  • Çfarë prove gjete?

  • Si ndikon kjo provë në kuptueshmërinë tënde për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Motra Kristina B. Franko, që shërbeu si Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores, dha mësim:

Motra Kristina B. Franko

“Ati Qiellor ju njeh gjithashtu. Ai e di se ku ndodheni dhe kush jeni, si dhe çfarë ju nevojitet. Ai i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve tuaja. Pavarësisht sa të vetmuar ndiheni, Ai është gjithmonë aty. Ju nuk jeni kurrë vetëm. Mund të drejtoheni gjithmonë tek Ai.” (Cristina B. Franco, “Heavenly Father Knows You”, Friend, qershor 2018, f. 16)

  • Në ç’mënyrë na jep Perëndia këshillë në përputhje me dëshirat dhe rrethanat tona?

Ata mund ta udhërrëfejnë jetën time

ikonë grafikeFletushka shoqëruese mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti mund t’u japin atyre udhërrëfim sipas rrethanave të tyre vetjake. Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në dyshe ose grupe të vogla dhe t’i jepni secilit një kopje të fletushkës. Lejojini nxënësit të zgjedhin se rreth kujt do të mësojnë. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini ata t’ia tregojnë klasës se çfarë mësuan.

Mund të merrni parasysh gjithashtu t’i caktoni secilit grup një ose dy njerëz rreth të cilëve të mësojnë.

Doktrina e Besëlidhje 23–24: Këshillë nga Zoti

Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e BesëlidhjetDoktrina e Besëlidhje 23–24

Zgjidh të paktën dy prej njerëzve në vijim rreth të cilëve të lexosh. Kërko në vargje për fraza që lidhen me përmbledhjen historike. Kjo mund të të ndihmojë ta shohësh provën se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e njihnin secilin person dhe ofruan këshillë për jetën e tyre vetjake.

Oliver Kaudëri

Doktrina e Besëlidhje 23:1–2; 24:10–12

Oliver Kaudëri

Oliveri ishte mësues shkolle. Ai shërbeu si një shkrues për Jozef Smith të Riun gjatë përkthimit të Librit të Mormonit. Ai ishte një prej Tre Dëshmitarëve të Librit të Mormonit dhe ishte plaku i dytë i Kishës së rivendosur. Ai ua shpërndau ungjillin familjes Uitmer dhe shokëve të tij të tjerë në Fajetë, Nju-Jork. Krenaria e tij u shfaq në disa raste, duke përfshirë një herë kur i shkroi Jozef Smith të Riut lidhur me pjesën e një zbulese me të cilën ai nuk binte dakord. Krenaria e tij e shtyu që ta linte Kishën për një kohë nga viti 1838 deri në 1847.

Hajrëm Smithi

Doktrina e Besëlidhje 23:3

Hajrëm Smithi

Hajrëmi ishte një vëlla më i madh i Profetit Jozef Smith. Ai ndihmoi në botimin e Librit të Mormonit duke punuar drejtpërdrejt me tipografin. Ai pati dëshira të mëdha për ta predikuar ungjillin e rivendosur, por iu kërkua të priste dhe të përgatitej duke studiuar Fjalën e Perëndisë (shih te Doktrina e Besëlidhje 11:21–22). Ai shërbeu si president i degës së parë të Kishës në Kollsvill, Nju-Jork. Hajrëmi e përmbushi detyrën e tij ndaj Kishës dhe ishte besnik ndaj Zotit gjatë gjithë jetës së tij.

Jozef Najt Plaku

Doktrina e Besëlidhje 23:6–7

Jozef Najt Plaku ishte një mik i ngushtë i Jozef Smith të Riut dhe kishte treguar shumë mirësi ndaj tij. Ai i siguroi furnizime Profetit ndërkohë që punonte për përkthimin e Librit të Mormonit. Ai ndjeu një dëshirë që të pagëzohej me të tjerët ditën që u organizua Kisha, por priti ngaqë donte ta studionte më tej Librin e Mormonit. Pak pasi e mori këshillën e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 23, Jozef Najt Plaku zgjodhi të pagëzohej. Ai qëndroi një anëtar besnik i Kishës gjatë gjithë jetës së tij.

Jozef Smith i Riu

Doktrina e Besëlidhje 24:1–9

Profeti Jozef Smith

Jozef Smith i Riu ishte Profeti i Zotit. Në prill të vitit 1830, Jozefi organizoi Kishën e rivendosur. Menjëherë, Kisha e re u përball me përndjekje. Jozefin e arrestuan me akuza të rreme dhe e liruan. Ai kishte përgjegjësinë të siguronte për familjen e tij dhe të udhëhiqte Kishën në të njëjtën kohë. “Sado që ishte i zënë me kishën e re, ai duhet të mbillte fushat e tij shpejt nëse donte një të vjelë të suksesshme në vjeshtë. Pagesat e tij ndaj babait të Emës në fermë ishin tashmë të vonuara dhe, nëse të mbjellat e tij do të prisheshin, do t’i duhej të gjente një mënyrë tjetër për ta shlyer borxhin e tij” (Saints, 1:90).

Pasi nxënësit ta përfundojnë studimin e tyre, ftojini ata ta tregojnë provën që gjetën se Zoti i njihte këta individë.

Mund të shfaqni gjithashtu materialin filmik “Heavenly Father Knows Me” [“Ati Qiellor më Njeh Mua”] (3:18) për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për të menduar për përvojat e tyre dhe për t’i treguar ato.

3:19

Pyetjet vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë dhe ndjenjat e tyre rreth dijenisë së Zotit për ta. Merreni parasysh t’u siguroni nxënësve kohë për t’i shkruar përgjigjet e tyre në ditarët e tyre të studimit. Disa nxënës mund të ndihen sikur Zoti nuk i njeh ata. Sigurojeni secilin nxënës se Ai i njeh, si dhe nxitini ata të vazhdojnë të kërkojnë ndihmën dhe udhërrëfimin e Zotit.

  • Çfarë prove ke parë që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti të njohin dhe janë të vetëdijshëm për ty?

  • Si ka ndikuar kjo në marrëdhënien tënde me Ta?

  • Çfarë këshille mendon se do të të jepnin Ati Qiellor dhe Jezu Krishti në rrethanat e tua të tanishme?

Ftojini nxënësit e gatshëm të tregojnë përvojat që ata ose të tjerë që ata njohin kanë pasur, të cilat i ndihmuan të dinë se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë të vetëdijshëm për ta. Kujtojini nxënësit të mos tregojnë asgjë që është tepër vetjake ose e shenjtë.

Merreni parasysh të jepni dëshmi vetjake ose të tregoni një përvojë që ilustron se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e njohin secilin prej nesh dhe do të na japin këshilla sipas dëshirave dhe rrethanave tona.