Seminari
Mësimi 48: Doktrina e Besëlidhje 30–36, Pjesa 2: “Hapini Gojët Tuaja e Ato do t’ju Mbushen”


“Doktrina e Besëlidhje 30–36, Pjesa 2: ‘Hapini Gojët Tuaja e Ato do t’ju Mbushen’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 30–36, Pjesa 2”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 48: Doktrina e Besëlidhje 30–36

Doktrina e Besëlidhje 30–36, Pjesa 2

“Hapini Gojët Tuaja e Ato do t’ju Mbushen”

i ri dhe e re duke lexuar shkrimet e shenjta

Kur Zoti thirri misionarë për ta predikuar ungjillin e Tij pak pas organizimit të Kishës së Tij, Ai dha këshillë për t’i forcuar dhe udhërrëfyer ata në punët e tyre misionare. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit në përpjekjet e tyre për të shpërndarë ungjillin.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Shqetësime për shpërndarjen e ungjillit

Merreni parasysh ta filloni mësimin duke treguar skenarin dhe pyetjet vijuese.

Teksa një folës në mbledhjen e sakramentit po fliste rreth rëndësisë së punës misionare, Kreshniku mundi ta ndiente se po i rezistonte idesë për të folur me njerëz të tjerë rreth ungjillit. Kreshniku është tepër i heshtur nga natyra. Krahas kësaj, ai nuk ka bërë kurrë një bashkëbisedim për ungjillin me dikë që nuk ishte anëtar i Kishës. Ai shqetësohet për faktin se si do të shkonte një bashkëbisedim i tillë. Natyra e tij e heshtur dhe mungesa e përvojës e bënë të ndihej në siklet nga ideja e hapjes së një bashkëbisedimi për ungjillin me dikë tjetër.

  • Si mendon, çfarë do të ishte e dobishme që të kuptonte Kreshniku rreth punës misionare?

  • Çfarë shqetësimesh të tjera kanë njerëzisht shpesh rreth shpërndarjes së ungjillit të Shpëtimtarit?

Kujtojuni nxënësve se në mësimin e mëparshëm, ata mësuan rreth shumë individëve që u thirrën për shërbim misionar pak pasi u organizua Kisha. Disa nga këta burra ishin njohur me ungjillin e rivendosur vetëm për një periudhë të shkurtër kohe para se të thirreshin në misione.

Ftojini nxënësit të tregojnë disa nga shqetësimet që mund të kenë pasur këta misionarë të sapothirrur. Mund t’u kërkoni nxënësve edhe që të mendojnë rreth shqetësimeve të tyre rreth shpërndarjes së ungjillit tek të tjerët. Më pas, tregoni sa vijon për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për të studiuar.

Sot do të studiosh mësimet nga Zoti te Doktrina e Besëlidhje 30–36 që mund të të ndihmojnë ta dallosh padurimin e Tij për të të ndihmuar ta shpërndash ungjillin e Tij. Ndërsa studion, kërko mësimet që mund të të ndihmojnë të të rritet gatishmëria dhe aftësia jote për ta shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit.

Zoti u jep këshilla të dobishme misionarëve të Tij

Jepuni nxënësve kohë për t’i studiuar këshillat e Zotit në vargjet vijuese. Një mënyrë për ta bërë këtë është ta ndani klasën në pesë grupe. Jepini çdo grupi një copë letër bosh dhe ftojini ata të krijojnë një faqe me një titull si “Këshilla të dobishme për misionarët nga Zoti”.

Caktojini një grup vargjesh secilit grup. Nxënësit më pas mund të shtojnë në faqet e tyre të paktën tri pika me këshillat që gjejnë në vargjet e tyre. Ata mund të shtojnë ilustrime në faqet e tyre nëse dëshirojnë. Më pas mund të ftoni nxënës që t’ia tregojnë klasës faqet e tyre të përfunduara.

Lexoji vargjet vijuese, duke kërkuar këshillat që dha Zoti të cilat mund të të ndihmojnë të bëhesh më i gatshëm dhe më i aftë për ta shpërndarë ungjillin.

Doktrina e Besëlidhje 30:5, 8–11 (Mund të jetë e dobishme të dish se “vëllai” i Pitër Uitmerit të cilit i referohen te vargu 5 ishte Oliver Kaudëri, i cili ishte thirrur për të predikuar në një zbulesë të mëparshme [shih te Doktrina e Besëlidhje 28:14–16].)

Doktrina e Besëlidhje 31:4–9, 11–13

Doktrina e Besëlidhje 32:1–5

Doktrina e Besëlidhje 33:8–12, 16–17

Doktrina e Besëlidhje 35:13–15, 24

Kur nxënësit të kenë mbaruar së studiuari, jepuni atyre mundësi që të tregojnë atë që mësuan. Një mënyrë për ta bërë këtë mund të jetë të ftoni nxënës të ndryshëm të tregojnë këshillën që gjetën nga vargjet e tyre që ishte më kuptimplota për ta dhe të tregojnë një të vërtetë që mund të mësojmë nga kjo këshillë. Mund t’i shkruani këto të vërteta në tabelë ose t’i ftoni nxënësit t’i shkruajnë ato.

Shembuj të vërtetash që nxënësit mund të përmendin përfshijnë sa vijon: në vend që të frikësohemi nga të tjerët, mund të mbështetemi te Zoti për ndihmë për ta shpërndarë ungjillin e Tij (shih te Doktrina e Besëlidhje 30:11); Zoti do t’ua hapë zemrën njerëzve të cilëve u japim mësim (shih te Doktrina e Besëlidhje 31:7); Zoti do të jetë me ne ndërsa kërkojmë ta shpërndajnë ungjillin e Tij (shih te Doktrina e Besëlidhje 32:3); ndërsa e hapim gojën për ta shpërndarë ungjillin, Zoti do të na ndihmojë ta dimë se çfarë të themi (shih te Doktrina e Besëlidhje 33:8–10); Zoti u jep fuqinë e Shpirtit të Tij të dobëtëve të cilët i shërbejnë Atij (shih te Doktrina e Besëlidhje 35:13–14).

  • Si mendon, pse Zoti është aq i zellshëm të na ndihmojë që ta shpërndajmë ungjillin?

  • Si mund të na ndihmojnë këto të vërteta rreth Zotit në përpjekjet tona për të predikuar ungjillin?

Ide se si ta hapësh gojën për të shpërndarë ungjillin

Shpenzoni ca kohë për t’i ndihmuar nxënësit të mësojnë dhe diskutojnë rreth mënyrave specifike se si mund ta përmbushin urdhrin e Zotit që të “hapin gojët [e tyre]” (Doktrina e Besëlidhje 33:8–10; shihni edhe 30:5,11) dhe të shpërndajnë ungjillin. Ndihma ndaj nxënësve që të shohin mënyra specifike dhe të arritshme për ta bërë këtë, mund t’u krijojë siguri te vetja për ta shpërndarë ungjillin.

Një mënyrë për ta bërë këtë mund të jetë duke shfaqur një ose më shumë nga materialet filmike vijuese. Ftojini nxënësit të kërkojnë mënyra të ndryshme se si njerëzit e hapën gojën dhe i ftuan bekimet e Zotit. Mund edhe të shpërndani burime të tjera nga faqja “Sharing the Gospel” [“Shpërndarja e Ungjillit”] në ChurchofJesusChrist.org.

Materialet filmike vijuese japin ide rreth mënyrës se si mund të “hapësh gojën” (Doktrina e Besëlidhje 30:5) dhe t’i ftosh të tjerët në mënyrë të natyrshme dhe kuptimplotë që të përjetojnë ungjillin e Jezu Krishtit.

1:17
1:4
3:49
  • Çfarë përvojash ke pasur me shpërndarjen e ungjillit? Çfarë gjete që ishte përgatitja më e dobishme për ato përvoja?

Bëj një plan

Jepuni nxënësve kohë për të shkruar një plan të thjeshtë rreth asaj që do të bëjnë për ta shpërndarë ungjillin tek të tjerët. Pyetjet vijuese mund t’u japin atyre ide se çfarë të shkruajnë.

  • Cili është dikush që ndien se mund t’ia shpërndash ungjillin?

  • Nga ajo që mësove sot, cilat janë mënyrat e natyrshme dhe kuptimplota se si mund ta ndihmoni këtë person të afrohet më shumë me Jezu Krishtin?

  • Çfarë pengesash mendon se mund të të parandalojnë të veprosh sipas planit tënd?

  • Çfarë të vërtetash rreth Shpëtimtarit ke mësuar nga Doktrina e Besëlidhje 30–36 që mund të të ndihmojnë t’i kapërcesh këto pengesa?

Merreni parasysh se si mund t’i inkurajoni nxënësit të veprojnë me besim sipas asaj që ndien sot. Mund t’i ftoni ata të marrin parasysh të vendosin një kufi kohor për ta bërë atë që shkruan. Tregojuni sigurinë tuaj në aftësinë e Shpëtimtarit për ta prekur zemrën e të tjerëve nëpërmjet tyre.

ikona e trajnimit Ftojini nxënësit ta jetojnë atë që mësojnë: Për trajnim mbi mënyrën se si ta ndiqni ecurinë me nxënësit për planet e tyre për ta jetuar atë që po mësojnë, shihni trajnimin e titulluar “Ftojini nxënësit ta jetojnë atë që mësojnë”, që gjendet në trajnimin Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.