Seminari
Mësimi 138 – Doktrina e Besëlidhje 127–128, Pjesa 2: “Pagëzimi … për të Vdekurit Tuaj”


“Mësimi 138 – Doktrina e Besëlidhje 127–128, Pjesa 2: ‘Pagëzimi … për të Vdekurit Tuaj’” Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 127–128, Pjesa 2”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 138: Doktrina e Besëlidhje 125–128

Doktrina e Besëlidhje 127–128, Pjesa 2

“Pagëzimi … për të Vdekurit Tuaj”

të rinj duke shkuar në tempull

Jozef Smithi u shkroi letra shenjtorëve rreth doktrinës së pagëzimit për të vdekurit. Ai shpalosi profeci biblike për t’i ndihmuar shenjtorët të kuptonin rëndësinë e pagëzimit në emër të të afërmve të tyre që kishin vdekur. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të gjejnë informacion rreth paraardhësve të tyre dhe të përgatiten për të kryer ordinanca për ta në tempull.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Paraardhësit e tu

Merreni parasysh ta nisni orën mësimore duke i ndihmuar nxënësit të mendojnë për paraardhësit e tyre. Mund t’i ftoni nxënësit të renditin sa më shumë nga paraardhësit e tyre që mund t’u vijnë në mendje. Nxënësit mund të tregojnë se cilët paraardhës e kanë marrë ordinancën e pagëzimit në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe cilët jo.

shkalla e sigurisë te vetja
  • Sa i/e sigurt je te vetja për aftësinë tënde për të bërë punë për historinë familjare dhe punë në tempull për paraardhësit e tu?

Ftojini nxënësit të tregojnë se çfarë mbajnë mend rreth kontekstit te Doktrina e Besëlidhje 127–128. Mund të jepni edhe kontekstin shtesë vijues.

Autoritetet e Misurit e akuzuan Jozef Smithin se ndihmoi për planifikimin e një sulmi mbi ish‑guvernatorin Lilbërn W. Bogs. Jozefi dyshoi se po të kthehej në Misuri, atë do ta vrisnin. Ndërkohë që fshihej në shtëpinë e Eduard Hanterit, Jozefit i erdhën shumë mendime dhe ndjenja rreth pagëzimeve për të vdekurit (shih te Doktrina e Besëlidhje 128:1). Jozef Smithi u shkroi letra shenjtorëve për t’u mësuar atyre doktrinë të rëndësishme rreth ordinancës së pagëzimit për të vdekurit (shih te Saints: The Story of the Church of Jesus Christ in the Latter Days [Shenjtorët: Historia e Kishës së Jezu Krishtit në Ditët e Mëvonshme], vëll. 1, The Standard of Truth [Standardi i së Vërtetës], 1815–1846 [2018], f. 466–477).

Pagëzime për të vdekurit tuaj

Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se ne kemi përgjegjësinë të kryejmë ordinanca tempulli për njerëz specifikë:

Plaku Kuentin L. Kuk

“Doktrina e familjes në lidhje me historinë familjare dhe punën e tempullit është e qartë. Zoti në udhëzimet e zbulesës fillestare iu drejtua ‘pagëzimi[t] për të vdekurit tuaj’ [Doktrina e Besëlidhje 127:5; theksimi i shtuar]. Detyrimi ynë doktrinor është kundrejt vetë paraardhësve tanë. Kjo është ngaqë organizimi çelestial i qiellit bazohet tek familjet.” (Kuentin L. Kuk, “Rrënjët dhe Degët”, Liahona, maj 2014, f. 45)

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 127:5–6 dhe merr parasysh t’i shenjosh fjalët “pagëzimin për të vdekurit tuaj” që nxori në pah Plaku Kuk.

  • Si e imagjinon se do të ishte t’i takoje paraardhësit e tu të vdekur? Si mund të reagojnë ata ndaj punës në tempull dhe për historinë familjare që ke bërë?

Merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “Hearts Bound Together” [“Me Zemra të Bashkuara”] në ChurchofJesusChrist.org nga kodi kohor 14:30 deri në 15:02. Në këtë material filmik, Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, tregon se si mund të jetë takimi me paraardhësit tanë të vdekur.

16:12

Shpëtimi i tyre është thelbësor për shpëtimin tonë

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 128:15–18, duke kërkuar atë që dhanë mësim profetët rreth doktrinës së familjeve të përjetshme dhe pagëzimit për të vdekurit.

Për të studiuar vargjet te Doktrina e Besëlidhje 128:15–18, nxënësit mund të ndahen në tre grupe për të zbuluar atë që dhanë mësim profetët vijues. Ftojeni një nxënës në secilin grup që të jetë udhëheqësi i grupit. Ky person mund t’i ndajë përgjegjësitë. Një përgjegjësi do të jetë përmbledhja e asaj që studioi grupi në shkrimet e shenjta, për klasën.

Pasi nxënësit t’i lexojnë këto vargje, ftojeni secilin grup t’i përmbledhë vargjet. Mund edhe t’i diskutoni pyetjet që ata mund të kenë ose frazat që mendojnë se janë të rëndësishme.

  • Çfarë dha mësim secili profet rreth shpëtimit të paraardhësve tanë?

    Teksa nxënësit tregojnë, ata mund të përcaktojnë të vërteta të shumta, përfshirë sa vijon:

    • Shpëtimi i paraardhësve tanë të vdekur është thelbësor për shpëtimin tonë.

    • Paraardhësit tanë që vdesin pa ungjillin, nuk mund të përparojnë drejt përsosurisë derisa ordinancat e tempullit të kryhen për ta.

    Ndihmojini nxënësit të kuptojnë përse këto të vërteta janë të rëndësishme sot. Disa nga pyetjet vijuese mund të ndihmojnë.

  • Në çfarë mënyrash e bën Jezu Krishti të mundur shpëtimin e paraardhësve tanë të vdekur?

  • Si mendoni se pjesëmarrja në punën në tempull dhe për historinë familjare mund t’ju ndihmojë ta ndiqni shembullin e Shpëtimtarit?

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dëshmoi për përgjegjësinë tonë të rëndësishme:

Presidenti Henri B. Ajring

“Shumë prej paraardhësve tuaj nuk i morën ato ordinanca. Por, me anë të përkujdesit të Perëndisë, ju i morët. Dhe Perëndia e dinte se ju do të ndienit tërheqje nga dashuria për paraardhësit tuaj dhe se ju do të kishit teknologjinë e nevojshme për t’i gjetur ata. Ai e dinte gjithashtu se ju do të jetonit në një kohë kur mundësia për të hyrë në tempujt e shenjtë, në të cilët mund të kryhen ordinancat, do të ishte më e madhe se kurdoherë në histori. Dhe Ai e dinte se Ai mund t’ju besonte për ta përmbushur këtë punë në emër të paraardhësve tuaj. …

… Shumë të rinj kanë zbuluar se dhënia e kohës së tyre për kërkime mbi historinë familjare dhe punën në tempull e ka thelluar dëshminë e tyre për planin e shpëtimit. Ajo e ka rritur ndikimin e Shpirtit në jetën e tyre dhe e ka ulur ndikimin e kundërshtarit. Ajo i ka ndihmuar ata të ndihen më afër familjeve të tyre dhe më afër Zotit Jezu Krisht. Ata kanë mësuar se kjo punë nuk shpëton vetëm të vdekurit; ajo na shpëton të gjithë ne [shih te Doktrina e Besëlidhje 128:18].” (Henri B. Ajring, “Të Mbledhësh Familjen e Perëndisë”, Liahona, maj 2017, f. 21, 22)

  • Çfarë ke bërë për të marrë pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare? Si të ka bekuar Zoti ngaqë e ke bërë këtë?

  • Si të ka ndihmuar pjesëmarrja në këtë punë që të ndihesh më pranë Jezu Krishtit?

Pjesëmarrja në punën në tempull dhe për historinë familjare

Kjo pjesë e mësimit ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të marrin pjesë në punën për historinë familjare dhe ndoshta të përgatiten për të kryer ordinanca në tempull. Ka mënyra të shumta se si mund t’i ftoni nxënësit të marrin pjesë. Ja disa shembuj:

  • Shfaqeni listën vijuese të veprimtarive dhe pyetini nxënësit a mund t’ua mësojnë klasës ato. Më pas nxënësit mund të demonstrojnë se si kryhen detyrat.

  • Ndajeni klasën në grupe të vogla dhe ftojini nxënësit të punojnë për veprimtaritë së bashku. Nxënësit me përvojë mund t’i ndihmojnë nxënësit që nuk kanë përvojë.

  • Krijoni stacione të të mësuarit për disa nga veprimtaritë. Ftojeni një nxënës që e njeh veprimtarinë, që ta udhëheqë stacionin. Nxënësit mund të rrotullohen nëpër stacionet që përzgjedhin.

Merreni parasysh të ftoni një këshillues për tempullin dhe historinë familjare nga lagjja juaj që të ndihmojë. Nëse qasja në teknologji është e kufizuar, mund të merrni parasysh të përqendroheni te veprimtaria e parë që renditet më poshtë.

  • Plotësoji veprimtaritë e ndryshme në broshurën Familja Ime: Historitë që na Bashkojnë.

  • Njihu me pemën tënde familjare në FamilySearch.

  • Përdore veçorinë “Ordinancat Gati” në FamilySearch që të gjesh emra për t’i çuar në tempull.

  • Lër një orar për ta frekuentuar tempullin në temples.ChurchofJesusChrist.org.

  • Njih mënyrën se si të shtosh njerëz ose të bashkëlidhësh dokumente historike në pemën tënde familjare në FamilySearch.

  • Shto kujtime për njerëzit në pemën tënde familjare në FamilySearch.

  • Eksploro pjesën “Activities” [“Veprimtaritë”] në FamilySearch.org.

  • Eksploro pjesën “Temple and Family History” [“Tempulli dhe Historia Familjare”] te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit t’i tregojnë klasës atë që bënë ose zbuluan. Nxënësit mund të diskutojnë edhe se si mund të jetë rritur siguria e tyre te vetja për të marrë pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare.

ikona e trajnimit Ndihmojini nxënësit të ndihen të respektuar dhe të vlerësuar: Për të mësuar më shumë se si t’u tregoni nxënësve që i respektoni dhe i vlerësoni, shihni trajnimin e titulluar “Send a message to a student’s parent about something positive you have noticed about their child” [“Dërgojini mesazh prindit të një nxënësi ose nxënëseje rreth diçkaje pozitive që keni vënë re te fëmija i tij ose saj”] Ky trajnim gjendet te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Duajini Njerëzit të Cilëve u Jepni Mësim.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 128:24, duke kërkuar se çfarë oferte mund t’i japim Zotit.

  • Si mendon se puna në tempull dhe për historinë familjare që bëjmë është një ofertë e drejtë për Zotin?

  • Çfarë oferte rreth punës në tempull dhe për historinë familjare ndihesh i/e frymëzuar t’i japësh Zotit?

Ftojini nxënësit të veprojnë sipas mbresave që kanë marrë. Inkurajojini nxënësit të marrin pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare në shtëpi me familjet e tyre.