“Doktrina e Besëlidhje 125–128: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 125–128”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 125–128
Doktrina e Besëlidhje 125–128
Vështrim i Përgjithshëm
Që nga pagëzimi i tij, Brigam Jangu kishte shërbyer në shumë misione duke predikuar ungjillin. Në korrik të vitit 1841, ai u kthye nga një mision në Angli. Pak pas kthimit të tij, Profeti Jozef Smith mori zbulesën që tani ndodhet te Doktrina e Besëlidhje 126. Në vitin 1842, zyrtarët e Misurit e akuzuan padrejtësisht Jozefin për planifikimin e një sulmi mbi ish‑guvernatorin Lilbërn W. Bogs. Jozefi u detyrua të fshihej për të shmangur arrestimin. Ndërsa fshihej, pati shumë mendime dhe ndjenja rreth doktrinës së pagëzimeve për të vdekurit. Ai u shkroi letra shenjtorëve për t’i udhëzuar ata mbi rëndësinë e mbajtjes së një dokumenti të pagëzimeve të kryera për paraardhësit e tyre të vdekur. Ai gjithashtu deklaroi doktrina të tjera të rëndësishme rreth pagëzimeve për të vdekurit.
Ndihmojini nxënësit të ndihen të respektuar dhe të vlerësuar: Çdo nxënës është një fëmijë i Perëndisë me cilësi, talente dhe dhurata unike. Tregohuni vëzhgues dhe vëreni në dukje kur nxënësit përpiqen fort të kontribuojnë në mënyra pozitive. Nxitni një qëndrim pranimi dhe dashurie mes të gjithë anëtarëve të klasës. Për më tepër mbi mënyrën se si Shpëtimtari e bëri këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari e Shprehu Dashurinë e Tij për Ata të Cilëve u Dha Mësim” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 127–128, Pjesa 2”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 126
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit që t’iu shtohet dëshira për të punuar me zell për Zotin siç bëri Brigam Jangu.
Doktrina e Besëlidhje 127–128, Pjesa 1
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor për ta, të shfaqur nëpërmjet ordinancave të tempullit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta gjejnë informacionin e kyçjes së tyre për programin FamilySearch ose të krijojnë një llogari. Kjo do t’i ndihmojë ata të përdorin programin FamilySearch në mësimin e radhës.
-
Figurë Një pagëzimore tempulli
Doktrina e Besëlidhje 127–128, Pjesa 2
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të gjejnë informacion rreth paraardhësve të tyre të vdekur dhe të përgatiten për të kryer ordinanca për ta në tempull.
Shënim: Shumë nga veprimtaritë në këtë mësim kërkojnë të drejtë hyrjeje në FamilySearch.org ose në programin FamilySearch. Nëse nuk keni qasje në internet në vendndodhjen tuaj të zakonshme të mësimit, mund të dëshironi ta zhvilloni këtë orë mësimore në një ndërtesë të Kishës ose në një vendndodhje tjetër me qasje në internet.
Nëse nuk e njihni programin FamilySearch.org, merreni parasysh të shpenzoni kohë për t’u familjarizuar me veprimtaritë në mësim. Nëse doni gjithashtu mund të ftoni një këshillues për tempullin dhe historinë familjare nga lagjja ose dega juaj për të ndihmuar.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta përdorin emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e llogarisë së tyre të Kishës dhe të hyjnë në FamilySearch.org. Nëse ndonjë nxënës nuk ka një llogari të Kishës, ftojeni atë t’i kërkojë një prindi ose udhëheqësi të Kishës që ta ndihmojë të krijojë një të tillë.
-
Sende: Kopje të broshurës Familja Ime: Historitë që na Bashkojnë
-
Material filmik: “Zemra të Thurura në Bashkim” (16:08; shikojeni nga kodi kohor 14:30 deri në 15:02)