Seminari
Doktrina e Besëlidhje 129–132: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 129–132: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 129–132”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 129–132

Doktrina e Besëlidhje 129–132

Vështrim i Përgjithshëm

Ndërkohë që shenjtorët ishin në Ilinois, Profeti Jozef Smith tregoi të vërteta të rëndësishme rreth një larmie temash, përfshirë rëndësinë e marrjes së njohurisë dhe inteligjencës, bekimet që marrim nëpërmjet bindjes ndaj urdhërimeve të Perëndisë, dhe natyra e Perëndisë. Ai paraqiti doktrinën e martesës së përjetshme dhe dha mësim se ne duhet të hyjmë në besëlidhjen e re dhe të përjetshme të martesës për të marrë bekimet e ekzaltimit. Profeti gjithashtu shënoi një zbulesë që lidhej me praktikën e martesës me shumë bashkëshorte, një zbulesë që Zoti iu kërkoi disa anëtarëve të hershëm të Kishës që ta jetonin.

ikona e trajnimitPërçojuani nxënësve faktin që kontributet e tyre vlerësohen: Gjatë gjithë mësimit, mendoni mënyra se si t’i ndihmoni nxënësit të ndiejnë se kontributet e tyre vlerësohen dhe janë me rëndësi. Për shembull, kur të ngrenë duart për të bërë një koment, ju mund t’i thërritni në emër dhe të shprehni dëshirën tuaj për të dëgjuar atë që ata kanë për të thënë. Për më tepër mbi mënyrën se si i ndihmoi Shpëtimtari nxënësit e Tij që të ndiheshin të vlerësuar, shihni pjesën “Shpëtimtari u Sigurua që të Gjithë të Ndiheshin të Respektuar dhe të Vlerësuar” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave me titull “Doktrina e Besëlidhje 130”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 130

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë elementet e mësimdhënies të doktrinës së Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi ndonjë mundësi mësimdhënieje që kanë pasur kohët e fundit në shtëpi ose në kishë. Merreni parasysh t’i ftoni ata të vijnë të përgatitur për të diskutuar sukseset dhe sfidat e tyre me mësimdhënien e ungjillit të Shpëtimtarit.

  • Fletushkë: “Mësimdhënia e të Vërtetave nga Doktrina e Besëlidhje 130 (Pjesa 1 dhe Pjesa 2)”

Doktrina e Besëlidhje 131

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e martesës së përjetshme në planin e Atit Qiellor.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i kërkojnë një njeriu të dashur ose një udhëheqësi të Kishës të tregojë disa nga bekimet që ka marrë ai ose ajo nëpërmjet martesës së vet në tempull. Nxënësit mund të ftohen t’ia tregojnë klasës atë që mësuan.

  • Material filmik: “Eternal Marriage, an Apostolic Perspective” [“Martesa e Përjetshme, një Këndvështrim Apostolik”] (5:26)

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për veprimtarinë e studimit nën kreun “Rëndësia e Martesës në Planin e Perëndisë”

Doktrina e Besëlidhje 132:1–2, 34–66

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë më shumë rreth urdhërimit të Zotit që disa shenjtorë ta ushtronin martesën me shumë bashkëshorte në ditët e hershme të Kishës.

Ushtrimi 9 i Zotërimit Doktrinor

Qëllimet e mësimit: T’u japë mundësi nxënësve për të ushtruar mësimin përmendsh të referencave të fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe frazave kyç të shkrimit të shenjtë që i shoqërojnë. Ky mësim do t’i ndihmojë ata gjithashtu t’i mësojnë dhe zbatojnë parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të ushtrohen për të mësuar përmendsh referencën e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për disa fragmente të zotërimit doktrinor që kanë studiuar gjatë vitit.

  • Sende për t’u sjellë: Kanë uji dhe disa gota