Seminari
Mësimi 141 – Doktrina e Besëlidhje 132: Martesa me Shumë Bashkëshorte


“Mësimi 141 – Doktrina e Besëlidhje 132: Martesa me Shumë Bashkëshorte”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 132”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 141: Doktrina e Besëlidhje 129–132

Doktrina e Besëlidhje 132:1–2, 34–66

Martesa me Shumë Bashkëshorte

Jozef Smithi duke lexuar dhe përkthyer Biblën

Ndonëse ligji në fuqi i Perëndisë për martesën është midis një burri dhe një gruaje (shih te Jakobi [LiM] 2:27, 30), ka pasur raste kur Ai i ka urdhëruar disa prej fëmijëve të Tij që të ushtronin martesën me shumë bashkëshorte. Vitet e para të Kishës së rivendosur ishin njëra nga ato periudha përjashtimi. Zoti e urdhëroi Profetin Jozef Smith ta ushtronte martesën me shumë bashkëshorte dhe t’ua mësonte parimin të tjerëve. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë më shumë rreth urdhërimit të Zotit për disa shenjtorë që të ushtronin martesën me shumë bashkëshorte në ditët e hershme të Kishës.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Urdhërime të vështira

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Presidenti Rasëll M. Nelson

“Perëndia u ka kërkuar përherë fëmijëve të Tij të besëlidhjes që të bëjnë gjëra të vështira”. (Rasëll M. Nelson, “Qëndroni si Mijëvjeçaristë të Vërtetë”, Liahona, tetor 2016, f. 49)

  • Cilët janë disa shembuj të gjërave të vështira që Perëndia u ka kërkuar fëmijëve të Tij që të bëjnë?

    Nëse është e nevojshme, referojuni disa rrëfimeve në shkrimet e shenjta për të cilat nxënësit të mendojnë. Shembujt mund të përfshijnë Abrahamin që iu kërkua të flijonte Isakun (shihni te Zanafilla 22:1–2, 10), Maria që pranon thirrjen për të qenë nëna e Jezu Krishtit (shihni te Lluka 1:26–38) dhe Jezu Krishti që vuan dhe shlyen për të gjithë njerëzimin (shihni te Mateu 26:39). Merreni parasysh të paraqitni figura që i përshkruajnë këto ngjarje.

    Abrahami dhe Isaku
    Maria që e viziton engjëlli
    Shpëtimtari në Kopshtin e Gjetsemanit
  • Si mendon, përse Perëndia ndonjëherë i urdhëron fëmijët e Tij që të bëjnë gjëra të vështira?

Si pjesë e këtij diskutimi, mund të lexoni tek Abraham 3:23–25. Mund të shfaqni gjithashtu materialin filmik “Is It Hard to Be the Prophet?” [“A Është e Vështirë të Jesh Profet?”] (1:54), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

1:55

Në periudhën tonë ungjillore, Zoti i kërkoi Profetit Jozef Smith të bënte shumë gjëra të vështira. Një urdhërim i vështirë që Perëndia i dha Jozef Smithit, ishte të fillonte praktikën e martesës me shumë bashkëshorte, që njihet edhe si poligami, në ditët e hershme të Kishës.

Shpjegoni se martesa me shumë bashkëshorte i referohet martesës së një burri me më shumë se një grua. Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se është diçka normale të përleshen me ndjenja pështjellimi apo të kenë pyetje rreth kësaj praktike. Merreni parasysh t’u jepni kohë nxënësve për t’i shkruar pyetjet që mund të kenë, në ditarët e tyre të studimit.

Është gjë e mirë që nxënësit të kërkojnë përgjigjet e tyre. Ftojini ata t’i kushtojnë vëmendje udhërrëfimit që marrin nëpërmjet Frymës së Shenjtë ndërsa studiojnë. Roli juaj si mësues nuk është t’u jepni përgjigje të gjitha pyetjeve të nxënësve. Është normale të thoni se nuk i keni përgjigjet. Mund të tregoni se edhe duke mos i pasur të gjitha përgjigjet, ne mund të bëjmë përpara me besim te Jezu Krishti.

Udhëzimet e Zotit mbi martesën me shumë bashkëshorte

Ndërsa përkthente Biblën, Profeti Jozef Smith lexoi për disa shërbëtorë të Perëndisë që u martuan me më shumë se një bashkëshorte. Për të zbuluar se për çfarë e pyeti Jozefi Perëndinë, lexo te Doktrina e Besëlidhje 132:1. Më pas lexo vargjet 2 dhe 34–37, duke kërkuar se si Zoti iu përgjigj pyetjes së Profetit.

  • Cila është një e vërtetë që mëson nga këto vargje rreth faktit se kur është e pranueshme për Zotin martesa me shumë bashkëshorte?

Ftojini nxënësit të shprehin se çfarë po mësojnë dhe ndihmojini të përcaktojnë të vërtetën se Zoti e pranon ushtrimin e martesës me shumë bashkëshorte vetëm kur Ai e urdhëron atë.

Në Librin e Mormonit, ne mësojmë se disa nefitë i nisën martesat me shumë bashkëshorte kundër vullnetit të Perëndisë. Ata i justifikuan veprimet e tyre duke u bazuar te rrëfimet në shkrimet e shenjta nga Dhiata e Vjetër (shih te Jakobi [LiM] 2:23–24; shih edhe te Doktrina e Besëlidhje 132:38–39). Zoti i dënoi këto veprime dhe u mësoi nefitëve standardin e Tij për martesën.

Lexo te Jakobi [LiM] 2:26–27, 30, duke kërkuar mësimet e Zotit për nefitët.

  • Çfarë kuptueshmërie more nga këto vargje rreth martesës me shumë bashkëshorte?

Nëse është e nevojshme, ndihmojini nxënësit të kuptojnë se martesa midis një burri dhe një gruaje është ligji i qëndrueshëm i Perëndisë për martesën. Megjithatë, Perëndia nganjëherë e ka urdhëruar praktikën e martesës me shumë bashkëshorte si një përjashtim nga ky ligj i qëndrueshëm. Një arsye që Perëndia ka dhënë për ushtrimin e martesës me shumë bashkëshorte, është që të “rris[ë] farën për veten [e Tij]” (Jakobi [LiM] 2:30).

  • Si mund të të ndihmojë kjo njohuri për pyetjet që mund të kesh rreth praktikës së martesës me shumë bashkëshorte në ditët e hershme të Kishës?

Martesa me shumë bashkëshorte mes shenjtorëve të hershëm

Nxënësit mund të përfitojnë nga mundësia për t’i përdorur burimet e caktuara në mënyrë hyjnore, për ta kuptuar më mirë praktikën e martesës me shumë bashkëshorte në ditët e hershme të Kishës.

ikona e fletushkësMerreni parasysh të shpërndani fletushkën e titulluar “Pjesë të Shkëputura nga ‘Martesa me Shumë Bashkëshorte në Kirtland dhe Navu’”. Ju mund t’u kërkoni nxënësve t’i studiojnë këto materiale individualisht ose në grupe të vogla. Ftojini ata të kërkojnë informacione që mund të ndihmojnë për t’iu dhënë përgjigje pyetjeve që mund të kenë.

Pasi nxënësit të përfundojnë studimin, jepuni atyre një mundësi që ta tregojnë atë që mësuan, duke bërë pyetje si ato në vijim:

  • Çfarë mësove nga studimi yt që t’u duk e dobishme?

  • Si ishte për Jozef Smithin dhe anëtarët e tjerë të hershëm të Kishës që t’u kërkohej të ushtronin martesën me shumë bashkëshorte?

  • Si i ndihmoi Perëndia shenjtorët për këtë urdhërim të vështirë?

Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se nuk është problem nëse kanë ende pyetje rreth kësaj teme. Ai ishte një urdhërim i vështirë për t’u jetuar nga shenjtorët e hershëm dhe mund të jetë i vështirë për t’u kuptuar sot. Megjithatë, përqendrimi tek të vërtetat e rëndësishme që vërtet dimë rreth Atit Qiellor, Jezu Krishtit dhe ungjillit të rivendosur, mund të na ndihmojë të bëjmë përpara me besim. Nëse keni dëshirë, mund të jepni një dëshmi vetjake dhe të lexoni një thënie si ajo në vijim:

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

15:1
Plaku Nil L. Andersen

“Besimi nuk kërkon kurrë një përgjigje për çdo pyetje, por kërkon sigurinë dhe guximin që të shkojmë përpara, ndonjëherë duke e pranuar: ʻUnë nuk di çdo gjë, por di mjaftueshëm që të vazhdoj në udhën e dishepullimit’”. (Nil L. Andersen, “Besimi Nuk Vjen nga Rastësia, por nga Zgjedhja”, Liahona, nëntor 2015, f. 66)

Përmblidhe atë që mësove

Për t’i ndihmuar nxënësit ta shprehin me fjalë atë që mësuan sot, merreni parasysh të paraqitni një skenar si ai në vijim:

Imagjino sikur po bashkëbisedon me një shok ose shoqe që pyet veten nëse Jozef Smithi po shkonte kundër vullnetit të Perëndisë kur filloi ushtrimin e martesës me shumë bashkëshorte në Kishë. Ndalu një çast për të përvijuar disa pika në ditarin tënd që mund t’ia tregosh shokut ose shoqes me dashamirësi dhe durim.

Pasi nxënësit të kenë pasur mundësi të shkruajnë në ditar, mund të pyesni a ka ndonjë nxënës që nuk e ka problem ta tregojë atë që shkroi. Kjo mund të jetë gjithashtu koha e duhur që nxënësit të shprehin çfarëdo përgjigjeje që mund të kenë zbuluar për disa prej vetë pyetjeve ose shqetësimeve të tyre.

Merreni parasysh t’u dëshmoni nxënësve se kur ata ushtrojnë besim te Jezu Krishti dhe i drejtohen Atit të tyre në Qiell për ndihmë, Ai do t’i ndihmojë ata për sfidat ose pyetjet që hasin në jetën e tyre.