Seminari
Mësimi 140 – Doktrina e Besëlidhje 131: Besëlidhja e Re dhe e Përjetshme e Martesës


“Mësimi 140 – Doktrina e Besëlidhje 131: Besëlidhja e Re dhe e Përjetshme e Martesës”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 131”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 140: Doktrina e Besëlidhje 129–132

Doktrina e Besëlidhje 131

Besëlidhja e Re dhe e Përjetshme e Martesës

çift i sapomartuar

Martesa midis një burri dhe një gruaje është pjesë thelbësore e planit të Atit Qiellor për fëmijët e Tij. Nëpërmjet Profetit Jozef Smith, Zoti zbuloi se, kur bashkëshortët dhe bashkëshortet vulosen me anë të fuqisë së priftërisë dhe janë besnikë ndaj besëlidhjeve të tyre, martesa e tyre do të zgjatë përtej vdekjes. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë rëndësinë e martesës së përjetshme në planin e Atit Qiellor.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Të Kuptuarit e Martesës

Merreni parasysh ta shkruani thënien vijuese në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit t’i diskutojnë mendimet e tyre rreth gjërave që mësojnë prej saj. Për shembull, mund t’i vini nxënësit në grupe të vogla dhe të diskutoni pyetjet që vijojnë.

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpalli:

Plaku Dejvid A. Bednar

“Një nga detyrat më madhore të kohës sonë … është që t’i ndihmojmë njerëzit të kuptojnë domethënien dhe qëllimin e vërtetë të martesës.” (David A. Bednar, “The Divine Pattern of Eternal Marriage”, Ensign, shtator 2020, f. 41)

  • Si do ta përkufizoje “domethënien dhe qëllimin e vërtetë të martesës”?

  • Cilët janë disa shembuj të keqkuptimeve që kanë njerëzit rreth martesës sot?

Nxënësit mund të tregojnë keqkuptime të tilla si ato që njerëzit ndiejnë se janë më mirë beqarë ose që martesa nuk ka pse të jetë midis një burri dhe një gruaje.

Ftojini nxënësit të shkruajnë një titull në ditarët e tyre të studimit të titulluar Pse martesa është e rëndësishme për Perëndinë? Ftojini ata të shkruajnë se si do t’i përgjigjeshin asaj pyetjeje. Ata mund të ftohen edhe që të përsiatin ndjenjat ose pyetjet vetjake që kanë rreth martesës.

Inkurajojini ata të shtojnë përgjigje në ditarët e tyre të studimit gjatë gjithë mësimit. Dëshmoni se, ndërsa ata kërkojnë përulësisht të kuptojnë pse martesa është e rëndësishme për Perëndinë, Fryma e Shenjtë mund ta forcojë dëshminë e tyre për martesën dhe të ndihmojë për të zgjidhur pyetjet ose shqetësimet e tyre.

Martesa e përjetshme

Merreni parasysh të tregoni ose ta përmblidhni paragrafin vijues për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë kontekstin për mësimet te Doktrina e Besëlidhje 131:

Në maj të vitit 1843, ndërkohë që ishte në Remus, Ilinois, Jozef Smithi u tha Benxhamin dhe Melisa Xhonsonit se kishte për qëllim t’i martonte ata sipas ligjit të Zotit. Për shkak se ata qenë martuar tashmë, Benxhamini bëri shaka se do të martohej me Melisën përsëri vetëm nëse ajo i vardisej. Por Jozefi e kishte seriozisht. Profeti u mësoi atyre doktrinën e martesës së përjetshme, më pas e vulosi çiftin në përjetësi. Uilliam Klejtoni po shërbente si shkruesi i Jozefit në atë kohë dhe i shënoi mësimet e tij, të cilat tani gjenden te Doktrina e Besëlidhje 131 (shih “Our Hearts Rejoiced to Hear Him Speak”, në Revelations in Context [2016], f. 279–280).

Përpara se t’i ftoni nxënësit të lexojnë vargjet vijuese, mund të jetë e dobishme që ata ta dinë se shkallën më të lartë të mbretërisë çelestiale shpesh e quajnë jeta e përjetshme ose ekzaltimi. Ata që ekzaltohen, do të jetojnë përjetësisht me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin dhe do të bëhen si Ata. Fraza “Besëlidhj[a] e re dhe [e] përjetshme [e] martesës” i referohet besëlidhjes që bëjnë çiftet në tempull, e cila u mundëson atyre të vulosen për kohën dhe gjithë përjetësinë.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 131:1–4, duke kërkuar atë që dha mësim Profeti rreth martesës.

ikona e zotërimit doktrinor Doktrina e Besëlidhje 131:1–4 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

  • Çfarë të mësojnë këto vargje rreth rëndësisë së martesës në planin e Atit Qiellor?

    Shkruani një të vërtetë të ngjashme me sa vijon në tabelë duke përdorur fjalët e nxënësve, nëse është e mundur: Për t’u bërë si Perëndia dhe për të jetuar me Të përsëri në mbretërinë çelestiale, duhet të hyjmë në besëlidhjen e re dhe të përjetshme të martesës. Ftojini nxënësit ta shtojnë këtë të vërtetë te lista e përgjigjeve në ditarët e tyre të studimit.

  • Si mendon se mund të na përgatitë martesa që të bëhemi më shumë si Perëndia?

Rëndësia e martesës në planin e Perëndisë

Ftojini nxënësit të vazhdojnë të mësojnë rreth rëndësisë së martesës në planin e Perëndisë. Ata mund të punojnë me veprimtarinë vijuese individualisht ose në grupe të vogla. Nëse është e nevojshme, merreni parasysh të shtypni biseda ose artikuj nga udhëheqësit e Kishës që nxënësit të mund t’i studiojnë. Ftojini nxënësit ta shënojnë atë që mësojnë, në ditarët e tyre të studimit.

Si pjesë e kësaj veprimtarie, mund edhe të shfaqni materialin filmik “Eternal Marriage, an Apostolic Perspective” [“Martesa e Përjetshme, një Këndvështrim Apostolik”] (5:26), në dispozicion te ditari në internet Inspiration [Frymëzim]ChurchofJesusChrist.org.

5:26

Zgjidh një ose më shumë nga sugjerimet vijuese për të zbuluar përgjigje të tjera për pyetjen “Pse martesa është e rëndësishme për Perëndinë?” Shtoji të vërtetat që mëson, te lista e përgjigjeve në ditarin tënd të studimit.

  1. Shqyrtoji shkrimet e shenjta. Studio te Doktrina e Besëlidhje 49:15–17; 132:19. Gjej fragmente të tjera për studim duke kërkuar te zëri “martesa” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.Për

  2. Studioji mësimet e udhëheqësve të Kishës. Kërko fjalën “martesë” te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose në pjesën e temave të arkivit të fjalimeve nga konferencat e përgjithshme.

  3. Dërgoji një mesazh me celular një pjesëtari të familjes ose një të rrituri të besuar duke e pyetur si do t’i përgjigjej pyetjes “Pse martesa është e rëndësishme për Perëndinë?”

Kur nxënësit të kenë mbaruar studimin, ftojini ata që të shkruajnë secili në tabelë një të vërtetë që mësuan rreth arsyes pse martesa është e rëndësishme për Perëndinë. Ata mund edhe të përfshijnë burimin që përdorën për ta gjetur atë të vërtetë. Ftojeni klasën të vështrojë atë që kanë shkruar shokët e klasës dhe të përcaktojnë të vërtetat që mund të shtojnë në ditarët e tyre të studimit. Merreni parasysh të diskutoni atë që kanë mësuar nxënësit duke bërë pyetje të tilla si vijueset:

  • Çfarë është diçka që e mësove, të cilën nuk e dije më përpara?

  • Si mund të të ndihmojnë këto mësime kur vë re ide në botë që janë në kundërshtim me ligjet e Perëndisë rreth martesës?

  • Si mund të ndikojë të parit e martesës nga këndvështrimi i Perëndisë te ndjenjat e tua rreth martesës?

Shpjegoje doktrinën e martesës

Nëse ndieni se nxënësit do të kishin dobi nga përmbledhja e asaj që kanë mësuar, merreni parasysh t’i vini ata në dyshe. Ftojini t’u përgjigjen skenarit dhe pyetjeve vijuese me partnerin e tyre:

Imagjino sikur po i diskuton synimet e tua për të ardhmen me një shok ose shoqe. Kur ti përmend që shpreson të martohesh, shoku ose shoqja të pyet: “Pse ka vallë rëndësi martesa?”

  • Si do t’i përgjigjeshe shokut ose shoqes duke përdorur mësimet që ke studiuar sot?

Inkurajojini nxënësit të përgatiten për të marrë bekimet e martesës së përjetshme. Dëshmoni se, ndërsa ushtrojnë besim te Jezu Krishti, ata do të përjetojnë bekimet që Ai dëshiron t’u japë.

Mësoni Përmendsh

Nëse dëshironi, mund t’i ndihmoni nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë gjatë këtij mësimi dhe t’i përsëritin ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë është “Besëlidhja e re dhe e përjetshme e martesës”. Idetë për veprimtaritë e mësimit përmendsh janë në materialet e shtojcës nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.