Seminari
Mësimi 204 – Jezu Krishti Është në Qendër të të Gjithë Adhurimit në Tempull: “Jezu Krishti Është Arsyeja Pse Ndërtojmë Tempuj”


“Mësimi 204 – Jezu Krishti Është në Qendër të të Gjithë Adhurimit në Tempull: ‘Jezu Krishti Është Arsyeja Pse Ndërtojmë Tempuj’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Jezu Krishti Është në Qendër të të Gjithë Adhurimit në Tempull”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 204: Përgatitja për në Tempull

Jezu Krishti Është në Qendër të të Gjithë Adhurimit në Tempull

“Jezu Krishti Është Arsyeja Pse Ndërtojmë Tempuj”

grua duke parë një statujë të Shpëtimtarit

Gjatë gjithë kohës, Zoti e ka urdhëruar popullin e Tij që të ndërtojë tempuj. Në kohën tonë, ne kemi parë një rritje të madhe në ndërtimin e tempujve. Jezu Krishti është në qendër të gjithçkaje që bëjmë në tempull. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për ta adhuruar Jezu Krishtin në shtëpinë e Tij.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Shpëtimtari në qendër të adhurimit tonë

Merreni parasysh të paraqitni figurat e njerëzve që marrin sakramentin, të të rinjve dhe të rejave që frekuentojnë kishën dhe të rinjve në moshë madhore që shërbejnë si misionarë kohëplotë.

marrja e sakramentit
duke hyrë në kishë në Shabat
misionarë duke i dhënë mësim një familjeje
  • Si mendon se Jezu Krishti është në qendër të marrjes së sakramentit, frekuentimit të Kishës, ose shërbimit në një mision kohëplotë?

  • Si do të ndikohej përvoja e dikujt nëse nuk përqendrohet te Shpëtimtari gjatë pjesëmarrjes në këto veprimtari?

Tregojuni nxënësve një figurë të një tempulli afër jush bashkë me një figurë të Shpëtimtarit. Ftojini nxënësit të reflektojnë për pyetjet vijuese. Ata mund të kenë dobi nga të shkruarit e përgjigjeve të tyre në ditarët e studimit.

Reflekto për përvojat e tua në tempull ose të përgatitjes për në tempull.

  • Deri në ç’masë është Shpëtimtari në qendër të përgatitjes sate për të marrë pjesë në tempull dhe në përvojat që ke kur je atje?

  • Si mund të ndikojë përqendrimi më i madh te Shpëtimtari në përvojën tënde në tempull?

Inkurajojini nxënësit ta ftojnë Shpirtin t’i udhërrëfejë ndërsa përpiqen të mësojnë më shumë rreth mënyrës se si Shpëtimtari është në qendër të adhurimit në tempull.

Zoti e urdhëron popullin e Tij të ndërtojë tempuj

Figurat vijuese janë përshkrime të disa prej vendeve të shenjta dhe tempujve që Zoti i urdhëroi njerëzit e Tij t’i ndërtonin në lashtësi. Merreni parasysh t’i paraqitni ato dhe t’i pyesni nxënësit a mund t’i identifikojnë ndërtesat e paraqitura (tabernakulli që ndërtoi Moisiu në shkretëtirë [shihni tek Eksodi 25:8], tempulli i Solomonit në Jerusalem [shihni te 1 Mbretërve 6:12–13], tempulli i nefitëve në qytetin e Begatisë [shihni te 3 Nefi 11:1]).

tabernakulli i Moisiut
tempulli i mbretit Solomon
tempulli i nefitëve në Begati

Në librin Doktrina e Besëlidhje, Zoti i urdhëroi shenjtorët të ndërtonin tempuj (shih te Doktrina e Besëlidhje 57:3; 109:2; 115:7–8; 124:26–27). Ky urdhër ndjek modelin që vendosi Zoti në lashtësi.

Presidenca e Parë ka shpallur:

“Sa herë që Zoti ka pasur një popull në tokë, i cili do t’i bindet fjalës së Tij, ata janë urdhëruar të ndërtojnë tempuj.” (“First Presidency Releases Statement on Temples”, 2 janar 2019, ChurchofJesusChrist.org)

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 109:2, 5, 12–13, duke kërkuar atë që Zoti na jep mësim rreth tempujve.

  • Çfarë zbulove?

  • Si do ta përshkruaje vargun 13 me fjalët e tua?

    Një e vërtetë që mund të përcaktojnë nxënësit është se tempulli është shtëpia e Zotit, një vend i shenjtërisë së Tij.

  • Çfarë bekimesh mund të na vijnë duke e ditur vetë këtë të vërtetë?

Si të jetë e përshtatshme, inkurajojini nxënësit të tregojnë përvojat që kanë pasur ku janë ndier afër Zotit në tempull ose kanë ndier se tempulli është një vend i shenjtë. Ndarja e përvojave tuaja mund t’i ndihmojë nxënësit të tregojnë edhe të tyret.

Shpëtimtari është në qendër të tempullit

Thëniet vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit të kuptojnë se si Shpëtimtari është qendra e tempullit. Ndërsa nxënësit i lexojnë thëniet, ftojini të kërkojnë një qëllim qendror të tempullit.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

18:59
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Tempulli ndodhet në qendër të forcimit të besimit dhe qëndresës sonë shpirtërore sepse Shpëtimtari dhe doktrina e Tij janë vetë thelbi i tempullit. Çdo gjë që jepet mësim në tempull, nëpërmjet udhëzimit dhe nëpërmjet Shpirtit, e rrit kuptimin tonë për Jezu Krishtin. Ordinancat e Tij thelbësore na lidhin me Të nëpërmjet besëlidhjeve të shenjta të priftërisë.” (Rasëll M. Nelson, “Tempulli dhe Themeli Juaj Shpirtëror”, Liahona, nëntor 2021, f. 93–94)

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dëshmoi:

Plaku Dejvid A. Bednar

“Çdo gjë që mësohet dhe gjithçka që bëhet në tempull, theksojnë hyjninë e Jezu Krishtit dhe rolin e Tij në planin e madhërishëm të Atit Qiellor për lumturinë.” (Dejvid A. Bednar, “Kjo Shtëpi Duhet të Ndërtohet për Emrin Tim”, Liahona, maj 2020, f. 86)

  • Çfarë ndien se është e rëndësishme te këto thënie?

  • Pse mendon se është e rëndësishme të dish se tempulli na ndihmon të kuptojmë dhe të arrijmë ta njohim Jezu Krishtin më mirë?

Nëse është e mundur, ftojini nxënësit të kërkojnë fotografi të tempullittemples.ChurchofJesusChrist.org dhe të shpjegojnë se si një figurë e caktuar u kujton atyre Jezu Krishtin. Gjithashtu, nëse doni, mund të diskutoni rëndësinë e frazave “Shenjtëri Zotit” dhe “Shtëpia e Zotit”, që gjenden në secilin tempull.

Nxitjet vijuese kanë për qëllim t’i ndihmojnë nxënësit të diskutojnë mënyrat se si mund ta shohin Shpëtimtarin në qendër të përvojës së tyre në tempull. Ftojini nxënësit t’i plotësojnë këto nxitje së bashku në grupe të vogla. Çdo grup mund t’i plotësojë këto nxitje së bashku në një fletë letre të vetme.

Ndërsa i plotëson nxitjet vijuese, mendo rreth mënyrës se si tempulli të kujton Jezu Krishtin.

  1. Veshja e bardhë që veshim në tempull na kujton Jezu Krishtin për shkak se …

  2. Ajo që shohim në tempull na kujton Jezu Krishtin për shkak se …

  3. Ajo që bëjmë në tempull na kujton Jezu Krishtin për shkak se …

  4. Mënyra si përgatitem për të shkuar në tempull më kujton Jezu Krishtin për shkak se …

Kur grupet mbarojnë, mund t’i ftoni ata t’ia tregojnë atë që shkruan një grupi tjetër në klasë. Duke e treguar atë që mësuan, ata mund ta thellojnë kuptueshmërinë dhe të forcojnë dëshmitë e tyre për Shpëtimtarin.

Një dëshirë për të qenë me Jezu Krishtin në tempull

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve në vijim në ditarët e tyre të studimit. Nëse është e mundur, mund të doni të vini muzikë të qetë që mund t’i ndihmojnë nxënësit të mendojnë për tempullin. Muzika mund të ndihmojë të ftohet Shpirti në të mësuarin e ungjillit. Mund të vini muzikë nga një himn për tempullin. Ose mund të vini një material filmik të një kori të të rejave që interpreton “In That Holy Place” [“Në Atë Vend të Shenjtë”], në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

4:37
  • Çfarë ke zbuluar ose ndier sot për Shpëtimtarin si qendra e adhurimit tonë në tempull?

  • Si mund të ndikojë ajo që mësove ose ndjeve në mënyrën se si përgatitesh dhe e adhuron Zotin në shtëpinë e Tij?

Sigurohuni që nxënësit të kenë pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgjigjur para se t’i ftoni nxënësit e gatshëm t’i tregojnë mendimet e tyre. Mund të tregoni edhe mënyrat se si e bëni Shpëtimtarin qendrën e përvojës suaj në tempull.