“Mësimi 206 – Në Tempull, Ne Besëlidhim që ta Zbatojmë Ligjin e Përkushtimit: Të Jetuarit e Ligjit të Përkushtimit Mund të na Ndihmojë të Bëhemi si Perëndia”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Në Tempull, Ne Besëlidhim që ta Zbatojmë Ligjin e Përkushtimit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 206: Përgatitja për në Tempull
Në Tempull, Ne Besëlidhim që ta Zbatojmë Ligjin e Përkushtimit
Të Jetuarit e Ligjit të Përkushtimit Mund të na Ndihmojë të Bëhemi si Perëndia
Si pjesë e dhuratës, ose dhurimit [indaumentit] që mund të marrim nga Zoti në tempujt e Tij, ne bëjmë besëlidhje të shenjta. Një nga besëlidhjet që bëjmë me Atin Qiellor është të zbatojmë ligjin e përkushtimit. Anëtarët e pajisur me dhurimin premtojnë t’ia përkushtojnë kohën, talentet e tyre dhe bekime të tjera që marrin ndërtimit të Kishës së Jezu Krishtit në tokë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë ligjin e shenjtë të përkushtimit, për të cilin besëlidhim në tempull me Perëndinë që t’i bindemi.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Ndjekja e një recete
Shënim: Ky mësim paraqet besëlidhjet që bëjmë si pjesë e ordinancës së dhurimit në tempull dhe përqendrohet në ligjin e përkushtimit. Mësimet në kurset e tjera të seminarit trajtojnë ligjet e tjera.
Ftojini nxënësit të kërkojnë një recetë për diçka që mund t’u pëlqejë ta hanë. Inkurajojini të gjejnë figura shoqëruese të rezultateve nga receta vijuese. Mund t’u kërkoni nxënësve të kërkojnë dhe raportojnë në grupe të vogla. Nëse nxënësit nuk janë në gjendje të kërkojnë receta dhe figura shoqëruese në orën mësimore, mund të paraqitni figurën vijuese dhe t’i pyesni nxënësit se si të parët e rezultatit përfundimtar mund t’i shtyjë ata ta ndjekin recetën.
-
Çfarë ke bërë duke përdorur një recetë?
-
Si mund të të ndihmojë pasja e një fotografie ose materiali filmik krahas recetës?
Ne bëjmë besëlidhje me Perëndinë në tempujt e shenjtë
Ashtu si një fotografi ose materiali filmik i një recete të përfunduar, dijenia për rezultatin e dëshiruar të marrjes së dhurimit tonë në tempull mund të jetë e dobishme. Si pjesë e ordinancës së dhurimit, ne besëlidhim me Perëndinë t’u bindemi pesë ligjeve të ndryshme. Të jetosh sipas këtyre ligjeve është si të ndjekësh çdo hap të rëndësishëm të një recete. Ligjet që besëlidhim për t’u bindur në tempull na ndihmojmë të bëhemi më shumë si Perëndia dhe mund të na përgatitin për të jetuar me Të në mbretërinë çelestiale.
Merreni parasysh të shkruani sa vijon në tabelë (duke përjashtuar fjalët në kllapa) dhe t’u kërkoni nxënësve ta shkruajnë secilin prej ligjeve që besëlidhim të jetojmë kur marrim dhurimin tonë në tempuj. Nëse nxënësve u nevojitet ndihmë, mund t’i drejtoni te pjesa 27.2, “Dhurimi”, te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.
-
Ligji i (bindjes)
-
Ligji i (sakrificës)
-
Ligji i (ungjillit të Jezu Krishtit)
-
Ligji i (dëlirësisë)
-
Ligji i (përkushtimit)
Shkruajeni të vërtetën vijuese në tabelë: Si pjesë e dhurimit në tempull, ne besëlidhim me Perëndinë të jetojmë ligjin e përkushtimit.
Nxënësit mund të kenë mësuar rreth ligjit të përkushtimit në një mësim të mëparshëm. (Shihni te “Mësimi 57: Doktrina e Besëlidhje 42:29–39: Përkushtuar Zotit”)
Ftojini nxënësit të tregojnë atë që dinë rreth këtij ligji. Vlerësimi i njohurive të mëparshme të nxënësve mund t’ju ndihmojë të kuptoni ku t’i ndihmoni nxënësit të përqendrohen gjatë mësimit. Mund të bëni disa prej këtyre pyetjeve përsëri nga fundi i mësimit për t’i ndihmuar nxënësit ta shprehin atë që mësuan.
-
Çfarë di ti rreth ligjit të përkushtimit?
-
Çfarë pyetjesh ke ende rreth ligjit të përkushtimit?
-
Inkurajojini nxënësit të kërkojnë ndihmë nga Fryma e Shenjtë për të kuptuar ligjin e përkushtimit dhe se si përgatitja për të bërë besëlidhje me Perëndinë në tempull mund t’i bekojë ata.
Sigurojuni nxënësve fletushkën vijuese dhe ftojini të zbulojnë çfarë është ligji i përkushtimit dhe se si të jetuarit e këtij ligji na ndihmon të bëhemi më shumë si Perëndia. Për informacion shtesë, nxënësit mund të shohin te Tema dhe Pyetje, “Consecration” [“Përkushtim”].
Ligji i Zotit për Përkushtimin
Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:
“Ligji i Zotit për përkushtimin (shih, për shembull, DeB 42:32, 53) … ka një rol ekonomik, por më shumë se kjo, është një zbatim i ligjit qiellor të jetës këtu dhe tani (shih DeB 105:5). Të përkushtosh është të veçosh apo ta kushtosh diçka si të shenjtë, kushtuar qëllimeve të shenjta. Suksesi i vërtetë në këtë jetë vjen [kur ia] përkusht[ojmë] jetë[n] tonë, që do të thotë kohën dhe zgjedhjet tona, qëllimeve të Perëndisë (shih Gjoni 17:1, 4; DeB 19:19). Duke bërë kështu, ne e lejojmë Atë të na ngrejë në destinacionin tonë më të lartë.” (D. Tod Kristoferson, “Mendime mbi një Jetë të Përkushtuar”, Liahona, nëntor 2010, f. 16)
Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:
“Sakrifica dhe përkushtimi janë dy ligje qiellore që ne besëlidhim t’u bindemi në tempullin e shenjtë. Këto dy ligje janë të ngjashme, por jo të njëjta. …
Përkushtimi ndryshon nga sakrifica në të paktën një mënyrë të rëndësishme. Kur e përkushtojmë diçka, nuk e lëmë të konsumohet mbi altar. Përkundrazi, e vëmë në përdorim në shërbim të Zotit. Ne ia kushtojmë atë Atij dhe qëllimeve të Tij të shenjta. Ne i marrim talentet që na ka dhënë Zoti, dhe përpiqemi fort t’i rritim, shumëfish, për t’u bërë edhe më të dobishëm në ndërtimin e mbretërisë së Zotit.
Shumë pak vetave prej nesh do t’u kërkohet ndonjëherë të sakrifikojnë jetën për Shpëtimtarin. Por të gjithë kemi ftesën t’ia përkushtojmë jetën tonë Atij.” (Diter F. Uhtdorf, “Gjithçka Kemi me Gjithë Zemër”, Liahona, maj 2022, f. 124)
Çfarë është ligji i përkushtimit? Si ndikon ai tek unë?
“Sot ne e jetojmë këtë ligj në mënyra të ndryshme. Për shembull, u shërbejmë të tjerëve, pranojmë thirrje dhe detyra në Kishë dhe bëjmë më të mirën me to dhe paguajmë një të dhjetën e plotë dhe një ofertë agjërimi bujare. Kur bëjmë atë që profetët dhe Fryma e Shenjta na drejtojnë të bëjmë për të ndërtuar mbretërinë e Perëndisë dhe ndihmuar nevojtarët, ne po e jetojmë ligjin e përkushtimit.” (“What is the law of consecration? How does it affect me?” [“Çfarë është ligji i përkushtimit? Si ndikon ai tek unë?”], For the Strength of Youth, prill 2021, f. 31)
-
Duke u bazuar në kuptueshmërinë tënde për ligjin e përkushtimit, në ç’mënyrë është ai një bekim nga Perëndia?
-
Si mendon se të jetuarit e ligjit të përkushtimit mund të na ndihmojë të bëhemi si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?
Çfarë do të thotë të jetosh ligjin e përkushtimit
Për t’i ndihmuar nxënësit të demonstrojnë atë që po mësojnë, mund t’i ftoni të bëjnë veprimtarinë vijuese individualisht, me një partner, ose në grupe të vogla. Nëse nxënësit zgjodhën njërin prej dy sugjerimeve të para, inkurajojini të përfshijnë figura ose ilustrime.
Nëse nxënësve u nevojitet ndihmë për të gjetur shembuj nga shkrimet e shenjta për mundësinë e parë, mund të rekomandoni vargjet te Mateu 4:23; 26:36–44; Lluka 8:1–3; 10:30–37; Veprat e Apostujve 3:2–8; 4:32.
Përdore një nga zgjedhjet vijuese për të krijuar diçka që mund të të ndihmojë të shpjegosh hollësi të rëndësishme rreth ligjit të përkushtimit. Ajo që krijon mund edhe të shërbejë si kujtues ndërsa përgatitesh për të marrë dhurimin tënd nga Zoti.
-
Shkruaj dy ose tri fjali që i shpjegojnë ligjin e përkushtimit një adoleshenti. Përfshi disa shembuj nga shkrimet e shenjta ku Jezu Krishti ose dishepujt e Tij demonstruan të jetuarit sipas këtij ligji duke ua dhënë të tjerëve kohën e tyre, talentet ose bekime të tjera.
-
Shkruaj një artikull të shkurtër për revistën Për Forcën e Rinisë. Mund të zgjedhësh ta përqendrosh mesazhin tënd te ndihma ndaj adoleshentëve që po përgatiten për të marrë dhurimin e tyre nga Zoti.
-
Organizo një dramë të shkurtër me role ose skeç për të demonstruar mënyrat se si të jetohet ligji i përkushtimit. Përpiqu të përfshish shembuj që do të ishin të përshtatshëm për adoleshentët që zgjedhin ta jetojnë këtë ligj.
Jepuni nxënësve mundësi ta demonstrojnë kuptueshmërinë e tyre për ligjin e përkushtimit duke treguar atë që përgatitën. Mund t’i ftoni nxënësit t’i raportojnë klasës, ose atyre mund t’u pëlqejë të flasin me njëri-tjetrin në grupe të vogla.
Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë mënyrën se si fillimi i të jetuarit të këtyre parimeve të ligjit të përkushtimit mund të jetë tashmë një bekim për ta dhe të tjerët. Mund të ftoni një diskutim të klasës duke paraqitur pyetjet vijuese dhe duke u kërkuar nxënësve t’i përgjigjen njërës prej tyre. Gjithashtu, mund të shtoni dëshminë tuaj për atë që tregojnë nxënësit.
-
Cila është diçka që mësove sot që mund të të ndihmojë të përgatitesh për të marrë pjesë në tempull dhe marrë dhurimin tënd nga Zoti?
-
Si mendon se të jetuarit e ligjit të përkushtimit mund të ndikojë në marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?
-