Seminari
Mësimi 207 – Historia Familjare dhe Shërbimi në Tempull: Ne Mund të Kryejmë Ordinanca për Paraardhësit Tanë të Vdekur në Shtëpinë e Zotit


“Mësimi 207 – Historia Familjare dhe Shërbimi në Tempull: Ne Mund të Kryejmë Ordinanca për Paraardhësit Tanë të Vdekur në Shtëpinë e Zotit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Historia Familjare dhe Shërbimi në Tempull”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 207: Përgatitja për në Tempull

Historia Familjare dhe Shërbimi në Tempull

Ne Mund të Kryejmë Ordinanca për Paraardhësit Tanë të Vdekur në Shtëpinë e Zotit

të reja duke mbajtur karta të ordinancave në tempull

Në planin e mëshirshëm të Atit Qiellor, ata që vdiqën pa marrë ordinancat shpëtuese të ungjillit të Jezu Krishtit nuk janë të humbur përgjithmonë. Ne mund t’u ofrojmë paraardhësve tanë të vdekur ndihmën që u nevojitet duke bërë shërbimin për historinë familjare dhe në tempull. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të gjejnë emrat e paraardhësve të tyre të vdekur dhe të përgatiten për të kryer ordinanca për ta në tempujt e Zotit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Bekimet e shërbimit për historinë familjare dhe në tempull

Ndihmojini nxënësit t’i përsiatin bekimet në dispozicion nëpërmjet punës për historinë familjare dhe në tempull. Nëse nxënësit kanë pasur përvoja vetjake, mund t’i ftoni ata t’i tregojnë bekimet që kanë dëshmuar.

Nëse është e nevojshme, mund të shfaqni edhe materialin filmik “Improve Your Temple Experience; Change Your Life” [“Përmirësoni Përvojën Tuaj në Tempull: Ndryshoni Jetën Tuaj”] (3:21), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 1:42 deri në 3:21.

3:22

Një mundësi tjetër do të ishte të jepni dëshminë vijuese.

Pier-Albani, një 17-vjeçar që jeton në Francë, dha dëshminë vijuese rreth përvojës së tij të vizitës në tempull:

“Herën e parë që shkova në Tempullin e Bernës në Zvicër, shkova me familjen dhe shokët e mi. Kjo përvojë më solli gëzim të madh. Të gjithë e ndiem Shpirtin. E dija se ajo që po bëja ishte e mirë dhe se Perëndia ishte krenar për punën tonë. E di se tempulli na sjell shumë bekime. Kur gjejmë kohë për të bërë punën në tempull për paraardhësit tanë, Ati Qiellor na bekon. Ai do të lumturohet me atë që kemi bërë për fëmijët e Tij në shtëpinë e Tij.” (Pierre-Alban C., For the Strength of Youth, prill 2022, brenda kapakut të përparmë)

  • Çfarë bekimesh di që janë në dispozicion nëpërmjet shërbimit për historinë familjare dhe në tempull?

  • Si mund të fillosh ta ndihmosh dikë që dëshiron të marrë pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare por nuk di se si të fillojë?

Kryerja e ordinancave për ata që kanë ndërruar jetë

Merreni parasysh të tregoni disa përvoja nga historia e Kishës të njerëzve që mësuan rreth pagëzimit për të vdekurit kur u dha mësim për herë të parë në këtë periudhë ungjillore. Mund t’i ftoni nxënësit të lexojnë pjesën e shkëputur vijuese nga Saints [Shenjtorët], Vëll. 1, The Standard of Truth [Standardi i së Vërtetës] dhe ta diskutojnë atë që mësojnë me një partner.

“Shenjtorët u mblodhën në Navu për konferencën e përgjithshme të tetorit të vitit 1840. Jozefi u dha atyre më shumë mësim rreth pagëzimit për të vdekurit, duke shpjeguar se shpirtrat e të vdekurve po prisnin që të afërmit e tyre të gjallë të merrnin ordinancën e shpëtimit në emër të tyre.

Ndërmjet sesioneve të konferencës, shenjtorët nxituan për te lumi Misisipi, ku disa pleq qëndronin në ujë deri në mes, duke u bërë thirrje atyre të pagëzoheshin për gjyshërit, etërit, nënat, motrat e vëllezërit dhe fëmijët e tyre të vdekur. Menjëherë pas kësaj, Hajrëmi u pagëzua për vëllanë e tij Alvinin.

Ndërsa Vajlet Kimballi i shihte pleqtë në lumë, ajo dëshironte të pagëzohej për nënën e saj, që kishte ndërruar jetë më shumë se një dekadë më parë. Ajo dëshironte që Hibëri të kthehej nga Anglia për të kryer ordinancën, por meqë Jozefi i kishte nxitur shenjtorët t’i shëlbonin të vdekurit sa më shpejt të ishte e mundur, ajo vendosi të pagëzohej menjëherë për nënën e saj.

Mendimet e Ema Smithit ishin edhe për familjen. Babai i saj, Isak Hejli, kishte ndërruar jetë në janar të vitit 1839. …

… Ema e donte babanë e saj dhe u pagëzua për të në lumë. Ai nuk e kishte pranuar ungjillin e rivendosur në këtë jetë, por kishte shpresuar që nuk do të ishte ashtu përgjithmonë.” (Saints, 1:423–424)

  • Çfarë t’u duk kuptimplotë në këto përvoja?

Përveç gjërave të tjera të përmendura, mund të vini në dukje se këto pagëzime po kryheshin në lumin Misisipi dhe jo në tempull. Në atë kohë, në Navu nuk kishte tempull ose vaskë pagëzimi. Nxënësit mund të vënë re gjithashtu se Ema Smith u pagëzua për babanë e saj. Mund të shpjegoni se më vonë, Zoti zbuloi modelin e grave që kryenin ordinanca për gratë dhe të burrave për burrat (shihni Saints, 1:578–579).

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 124:29–36, duke kërkuar atë që i zbuloi Zoti Jozef Smithit rreth pagëzimeve që shenjtorët në Navu po kryenin për të vdekurit.

  • Çfarë zbuloi Zoti?

  • Çfarë mund të na mësojnë gjithashtu këto vargje rreth Tij?

    Ka të ngjarë që nxënësit të përcaktojnë të vërteta të ndryshme rreth Zotit që theksojnë rëndësinë që Ai vendos mbi tempujt e Tij. Një shembull është se Zoti i pranon ordinancat që kryejmë për paraardhësit tanë të vdekur në tempujt e Tij të shenjtë.

    Nxënësit mund të përmendin edhe të vërtetat rreth karakterit të Zotit. Ata mund të përcaktojnë se Jezu Krishti është i duruar dhe i drejtë për shkak se u premtoi shenjtorëve “kohë të mjaftueshme” (vargjet 3133) për të ndërtuar tempullin. Ndërsa pjesa e mbetur e këtij mësimi përqendrohet në kryerjen e ordinancave në tempuj, sidomos për paraardhësit tanë, nëse nxënësit dëshirojnë, ndihuni të lirë të shpenzoni kohë duke diskutuar cilësitë e Jezu Krishtit.

  • Çfarë mund të mësojmë nga përdorimi prej Zotit i fjalëve “pagëzimet tuaja për të vdekurit tuaj”? (shih te Doktrina e Besëlidhje 124:32–33; 127:5).

Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha këtë lidhur me paraardhësit tanë:

Plaku Kuentin L. Kuk

“Zoti në udhëzimet e zbulesës fillestare iu drejtua ‘pagëzimi[t] për të vdekurit tuaj’ [Doktrina e Besëlidhje 127:5; theksimi i shtuar]. Detyrimi ynë doktrinor është kundrejt vetë paraardhësve tanë. Kjo është ngaqë organizimi çelestial i qiellit bazohet tek familjet.” (Kuentin L. Kuk, “Rrënjët dhe Degët”, Liahona, maj 2014, f. 45)

  • Si ka ndikuar tek ti të mësuarit rreth paraardhësve të tu? Si mund të ndikojë te ti?

  • Si mendon se kryerja e ordinancave të tempullit për paraardhësit që kanë ndërruar jetë mund të ndikojë në marrëdhënien tënde me Atin Qiellor?

Pjesa që mund të bësh në punën e Zotit për shpëtimin

Mund t’i ftoni nxënësit të mendojnë rreth përvojave të tyre me punën në tempull dhe për historinë familjare duke reflektuar mbi mënyrën se sa mirë gjejnë zbatim thëniet vijuese tek ata.

Në një shkallë nga 1 deri në 5 (1 = jo e vërtetë dhe 5 = shumë e vërtetë), vlerëso se sa mirë të përshkruajnë këto thënie.

Di si t’i gjej emrat e paraardhësve të mi.

Di se si t’i dorëzoj emrat e paraardhësve të mi në tempull.

Dua të gjej emrat e paraardhësve të mi dhe të kryej ordinanca për ta në tempull.

E ndiej rëndësinë e bërjes së punës për të afërmit e mi që kanë ndërruar jetë.

Inkurajojini nxënësit të tregojnë kuptueshmëritë e tyre dhe përvojat me punën në tempull dhe për historinë familjare. Pyetini se çfarë duan të mësojnë dhe për çfarë u nevojitet ndihmë. Ftojini të mësojnë nga njëri-tjetri dhe nga Fryma e Shenjtë duke diskutuar bekimet që mund të sjellin puna në tempull dhe për historinë familjare.

Nëse është e nevojshme, merreni parasysh të shfaqni një nga materialet filmike vijuese.

Focus on the Temple” [“Përqendrimi tek Tempulli”] (7:18; shikoje nga kodi kohor 3:50 deri në 4:36)

7:19

Spiritual Dynamite” [“Dinamiti Shpirtëror”] (2:40)

2:41

Të Mbledhësh Familjen e Perëndisë” (4:18)

4:19

Hapat që mund të ndërmarrësh

Paraqit hapat vijues që mund t’i ndihmojnë nxënësit të përfshihen në punën për historinë familjare dhe në tempull. Inkurajojini nxënësit që i kanë ndërmarrë më parë këta hapa t’i ndihmojnë nxënësit e tjerë sa më shumë të jetë e mundur.

  • Hapi 1. Krijo një llogari të Kishës.

  • Hapi 2. Eksploro broshurën Familja Ime: Histori që na Bashkojnë, FamilySearch, ose programi Pema Familjare.

  • Hapi 3. Përdor funksionin “Ordinancat Gati”.

  • Hapi 4. Planifiko një takim dhe frekuento tempullin.

Ftojeni një nxënës të tregojë se si përdoret funksioni “Ordinancat Gati”. Inkurajojini nxënësit ta shkarkojnë dhe të mësojnë ta përdorin programin Pema Familjare. Në program, ata mund të klikojnë ikonën e tempullit dhe hallkën lidhëse “Ordinancat Gati” për të gjetur emrat e pjesëtarëve të familjes për të cilët mund të kryejnë ordinanca. Ndihmojini nxënësit të mësojnë se si të kërkojnë dhe shtypin karta emrash për t’i çuar në tempull. Pasi nxënësit të kenë gjetur emrat e disa paraardhësve, inkurajojini ata të mësojnë se cila është lidhja e tyre familjare dhe çdo informacion vetjak në dispozicion rreth këtyre paraardhësve. Ftojini nxënësit që kanë një rekomandim tempulli të planifikojnë një takim për të frekuentuar tempullin.

Nëse është e nevojshme, informacioni vijues mund të sigurojë udhërrëfim shtesë.

Pasi nxënësit ta kenë ndihmuar njëri-tjetrin të gjejnë emra për t’i çuar në tempull, mund t’i ftoni ata të tregojnë pikëpamjet dhe mësimet që mësuan. Inkurajojini të mendojnë rreth Shpëtimtarit dhe dëshirës së Tij që ne të ndihmojmë paraardhësit tanë. Mund të pyesni:

  • Si mendon se pjesëmarrja në punën në tempull dhe për historinë familjare tani mund të ndihmojë të përgatitesh për të bërë dhe mbajtur besëlidhje me Perëndinë në tempullin e Tij?

  • Si mund ta thellojnë shërbimi në tempull dhe për historinë familjare dashurinë tënde për Shpëtimtarin?