“Mësime të Udhëheqësve të Kishës: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Mësime të Udhëheqësve të Kishës”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësime të Udhëheqësve të Kishës
Mësime të Udhëheqësve të Kishës
Vështrim i Përgjithshëm
Shpesh Zoti na flet nëpërmjet shërbëtorëve të Tij (shih te Doktrina e Besëlidhje 1:38). Ndërsa i dëgjojmë dhe i studiojmë mesazhet nga udhëheqësit e Kishës, ne mund të mësojmë atë që dëshiron Shpëtimtari që të dimë. Këto mësime mund t’i ndihmojnë nxënësit t’i studiojnë mesazhet e Zotit të dhëna nëpërmjet shërbëtorëve të Tij.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Përgatitja për Konferencën e Përgjithshme
Sugjerime për ritmin mësimor: Ky mësim mund të jepet shkurtimisht para konferencës së përgjithshme të prillit ose tetorit.
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të përgatiten për të dëgjuar mesazhe vetjake nga Shpëtimtari në konferencën e përgjithshme.
-
Përgatitja e nxënësve: Mund t’i ftoni nxënësit të flasin me familjet e tyre për atë që mund të bëjnë për t’u përgatitur dhe për të marrë pjesë në konferencën e përgjithshme.
-
Figurë: Fotografi e një familjeje duke parë konferencën e përgjithshme
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Pyetjet për vlerësimin e vetes nga fillimi i mësimit.
-
Fletushkë: “Përgatitja për Konferencën e Përgjithshme”
Studimi i Mesazheve të Shërbëtorëve të Zotit
Sugjerime për ritmin mësimor: Merreni parasysh ta jepni këtë mësim përpara mësimeve vijuese në këtë grup. Mund ta jepni mësim afër fillimit të vitit shkollor për t’u paraqitur nxënësve studimin e mesazheve të udhëheqësve të Kishës.
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë rëndësinë e studimit dhe zbatimit të mesazheve të Zotit të dhëna nëpërmjet shërbëtorëve të Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të dhënë një thënie nga një udhëheqës i Kishës që është kuptimplotë për ta dhe të shpjegojnë përse. Kjo thënie mund të jetë nga një fjalim i konferencës së përgjithshme, një mesazh i transmetuar, një publikim në mediat shoqërore, ose diçka e ngjashme.
-
Materiale për nxënësit: Një mesazh i pjesshëm ose i plotë nga konferenca e përgjithshme, nga revista Liahona ose Për Forcën e Rinisë, ose një takim shpirtëror apo transmetim i Kishës
-
Figurë për t’u paraqitur: Një figurë e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të tanishëm
-
Material filmik: “Punës Le t’i Vihemi” (6:01; shikojeni nga kodi kohor 1:17 deri në 1:58)
Model: Mësime të Udhëheqësve të Kishës
Sugjerime për ritmin mësimor: Të gjitha mësimet që e përdorin këtë model mund të jepen në çdo moment të vitit shkollor ose gjatë çdo jave sipas ritmit mësimor të materialit Eja, Më Ndiq. Megjithatë, nëse nuk e keni përdorur këtë model më parë, mund të jetë e dobishme ta jepni mësimin “Zgjedhjet për Përjetësinë” më poshtë përpara se të përgatitni një mësim të ri rreth një mesazhi nga një udhëheqës i Kishës. Ky mësim ofron një model për mësimdhënien rreth një mesazhi nga një udhëheqës i Kishës.
Qëllimi i mësimit: Ky model ju ofron ide për t’i ndihmuar nxënësit të studiojnë mesazhet nga udhëheqësit e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
-
Përgatitja e nxënësve: Jepuni nxënësve titullin e mesazhit që do të studiojnë në orën mësimore. Nxitini ata ta lexojnë, shohin, ose dëgjojnë mesazhin përpara orës mësimore. Ftojini ata të përgatiten me lutje që Fryma e Shenjtë t’u japë mësim ndërsa i studiojnë mesazhet e shërbëtorëve të Jezu Krishtit.
“Zgjedhjet për Përjetësinë”
Qëllimi i mësimit: Të japë një shembull të mënyrës se si mësuesit mund ta përdorin materialin “Model: Mësime të Udhëheqësve të Kishës” për ta udhërrëfyer klasën ndërsa i studion këto mesazhe dhe për ta thelluar kuptueshmërinë e nxënësve për parimet që i ndihmojnë të përgatiten për jetën e përjetshme.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përgatiten me lutje për të studiuar fjalimin e Presidentit Rasëll M. Nelson “Zgjedhjet për Përjetësinë” (takim shpirtëror mbarëbotëror për të rinjtë e të rejat në moshë madhore, 15 maj 2022, ChurchofJesusChrist.org). Ata mund të mendojnë për pyetjet që kanë rreth të ardhmes së tyre dhe t’i luten Atit Qiellor për përgjigje. Përndryshe, ftojini nxënësit ta lexojnë, shohin ose dëgjojnë “Zgjedhjet për Përjetësinë” përpara orës mësimore.
-
Fletushka: “‘Zgjedhjet për Përjetësinë’, Pjesa 1”; “‘Zgjedhjet për Përjetësinë’, Pjesa 2”; “‘Zgjedhjet për Përjetësinë’, Pjesa 3”
-
Materiale për nxënësit: Letër dhe mjete të tjera për nxënësit që të krijojnë diçka artistike