Seminari
Mësimi 208 – Përgatitja për Konferencën e Përgjithshme: Të Dëgjuarit e Fjalëve të Shpëtimtarit nëpërmjet Konferencës së Përgjithshme


“Mësimi 208 – Përgatitja për Konferencën e Përgjithshme: Të Dëgjuarit e Fjalëve të Shpëtimtarit nëpërmjet Konferencës së Përgjithshme”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Përgatitja për Konferencën e Përgjithshme”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 208: Mësime të Udhëheqësve të Kishës

Përgatitja për Konferencën e Përgjithshme

Të Dëgjuarit e Fjalëve të Shpëtimtarit nëpërmjet Konferencës së Përgjithshme

familje duke marrë pjesë në konferencën e përgjithshme

Përgatitja e qëllimtë për konferencën e përgjithshme dhe pjesëmarrja në të na mundëson të marrim zbulesë vetjake. Mesazhet frymëzuese dhe udhërrëfyese që jepen në konferencën e përgjithshme vijnë nga Zoti nëpërmjet udhëheqësve të Tij të zgjedhur. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përgatiten për të dëgjuar mesazhe vetjake nga Shpëtimtari në konferencën e përgjithshme.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përgatitja për ngjarjet

Ftojini nxënësit të mendojnë për ngjarje tek të cilat u pëlqen të marrin pjesë, si një festë zyrtare e veçantë, një ndeshje sporti, pushime ose një ngjarje tjetër. Kërkojuni atyre të tregojnë se si kanë marrë pjesë ose janë përgatitur për të marrë pjesë në këto ngjarje. Diskutoni se si përgatitja jonë për ngjarjet na ndihmon të kemi një përvojë më kuptimplotë gjatë ngjarjes. Pas diskutimit, merreni parasysh të paraqitni fotografinë e një familjeje duke parë konferencën e përgjithshme.

  • Çfarë bën ti ose familja jote për t’u përgatitur dhe për të marrë pjesë në konferencën e përgjithshme?

Qëllimi i konferencës së përgjithshme

Në shkurt 1831, Zoti u dha një zbulesë Jozef Smithit dhe Sidni Rigdonit duke i udhëzuar të mblidhnin pleqtë së bashku për një konferencë, e cila u mbajt në qershor të atij viti.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 44:2, duke kërkuar atë që premtoi Zoti se do të bënte në këtë konferencë.

  • Si mund të të ndihmojë premtimi i Zotit në këtë varg që të kuptosh pse kemi konferencë të përgjithshme?

Lexoje thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson, duke kërkuar qëllimin e konferencës së përgjithshme.

Presidenti Rasëll M. Nelson

“Qëllimi i kësaj konference dhe i çdo konference të përgjithshme, është që të na ndihmojnë ta dëgjojmë Atë.” (Rasëll M. Nelson, “Mesazhi i Hapjes”, Liahona, maj 2020, f. 7)

Nxënësit mund ta shkruajnë ose ta lidhin thënien e Presidentit Nelson në shkrimet e tyre të shenjta në krah të vargut te Doktrina e Besëlidhje 44:2.

Theksojeni të vërtetën se qëllimi i konferencës së përgjithshme është që të na ndihmojë ta dëgjojmë Jezu Krishtin.

  • Pse është e rëndësishme të dish se çfarë Jezu Krishti do të të thoshte ty?

  • Cilat janë disa mënyra se si mund ta dëgjosh Shpëtimtarin në konferencën e përgjithshme?

Për t’i ndihmuar nxënësit të reflektojnë për përgatitjen e tyre për konferencën e përgjithshme, merreni parasysh të paraqitni pyetjet vijuese për vlerësimin e vetes në tabelë. Nxënësit mund t’i përsiatin pyetjet dhe t’i shkruajnë përgjigjet e tyre në një ditar studimi.

  • Sa mirë përgatitesh për ta dëgjuar Shpëtimtarin të të flasë nëpërmjet mesazheve në konferencën e përgjithshme?

  • Çfarë ke nevojë ose shpreson të marrësh nga konferenca e përgjithshme?

Përgatitja për konferencën e përgjithshme

ikona e fletushkësQëllimi i fletushkës është t’i ndihmojë nxënësit të zbulojnë mënyra të ndryshme se si mund të përgatiten për konferencën e përgjithshme. Nxënësit mund të punojnë në grupe të vogla, me një partner ose në mënyrë të pavarur.

Përgatitja për Konferencën e Përgjithshme

Kur Jezu Krishti i vizitoi nefitët, Ai i ftoi ata të përgatitnin mendjen për ta dëgjuar dhe kuptuar mesazhin e Tij (shih tek 3 Nefi 17:3). Imagjino si mund të ishte përvoja jote me konferencën e përgjithshme po të bëje të njëjtën gjë.

  1. Studioji burimet vijuese, duke kërkuar mënyra se si mund të përgatitesh për të marrë mesazhet e Zotit në konferencën e përgjithshme. Nëse do, mund t’i shenjosh fjalët dhe frazat kuptimplota që të bëjnë përshtypje.

    Mosia 2:9; Doktrina e Besëlidhje 88:63

    Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

    Presidenti Rasëll M. Nelson

    “Nga kjo foltore sot dhe nesër, ju do të vazhdoni të dëgjoni të vërtetën. Ju lutem, mbajini shënim mendimet që jua tërheqin vëmendjen dhe ato që ju vijnë në mendje dhe ju mbeten në zemër. Kërkojini Zotit me lutje t’jua vërtetojë se ajo që keni dëgjuar, është e vërtetë.” (Rasëll M. Nelson, “Çfarë Është e Vërtetë?”, Liahona, nëntor 2022, f. 30)

    Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dha mësim:

    Presidenti Henri B. Ajring

    “I njoh shërbëtorët e Perëndisë, që do t’ju flasin gjatë kësaj konference. Ata janë thirrur nga Perëndia për t’u dhënë mesazhe fëmijëve të Tij. Zoti ka thënë për ta: ‘Atë që unë, Zoti, kam thënë, e kam thënë dhe nuk justifikohem, dhe ndonëse qiejt dhe toka do të kalojnë, fjala ime nuk do të kalojë, por do të përmbushet e gjitha, qoftë nëpërmjet zërit tim apo nëpërmjet zërit të shërbëtorëve të mi është njësoj’ [Doktrina e Besëlidhje 1:38].

    Ju e tregoni mirëbesimin tuaj tek Ai kur dëgjoni me qëllimin për të mësuar e për t’u penduar dhe, pastaj, shkoni e bëni çfarëdo që Ai kërkon. Nëse i mirëbesoni Perëndisë sa të dëgjoni për mesazhin e Tij në çdo predikim, këngë dhe lutje në këtë konferencë, ju do ta gjeni atë. Dhe nëse shkoni e bëni atë çfarë Ai do që ju të bëni, fuqia juaj për t’i mirëbesuar Atij do të rritet dhe me kohë ju do të pushtoheni nga mirënjohja [kur të zbuloni se] Ai ka arritur t’ju mirëbesojë juve.” (Henri B. Ajring, “Mirëbeso tek Perëndia, Pastaj Shko dhe Bëj”, Liahona, nëntor 2010, f. 73)

    Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, dha mësim:

    Presidenti Diter F. Uhtdorf

    “Ndërsa përgatiteni për konferencën e përgjithshme, unë ju ftoj të mendoni mbi pyetje që keni nevojë për përgjigje. Për shembull, ju mund të jeni të etur për drejtim dhe udhëzim nga Zoti lidhur me sfida me të cilat po përballeni.

    Përgjigje për lutjet tuaja të posaçme mund të vijnë drejtpërdrejt nga një bisedë e veçantë apo një fjali konkrete. Herë të tjera përgjigjet mund të vijnë nga një fjalë, fjali apo këngë në dukje pa lidhje. Një zemër e mbushur me mirënjohje për bekimet e jetës dhe një dëshirë e sinqertë për të dëgjuar dhe ndjekur fjalët e këshillës do të përgati[t]in rrugën për zbulesë vetjake.” (Diter F. Uhtdorf, “Konferenca e Përgjithshme – Bekim i Pazakontë”, revista Liahona, shtator 2011, f. 4)

  2. Nga ajo që studiove, bëj një listë me mënyrat se si mund të përgatitesh për ta dëgjuar zërin e Zotit në konferencën e përgjithshme.

  3. Rendit disa mënyra të tjera se si mund të përgatitesh për ta dëgjuar zërin e Zotit në konferencën e përgjithshme.

Përgatitja ime për konferencën e përgjithshme

Pyetjet vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit të zbatojnë këshillën nga thënia e Plakut Uhtdorf në fletushkë. Nxënësit mund të përgjigjen për pyetjet në ditarin e tyre të studimit ose në një copë të vogël letre apo pusullë që mund ta marrin me vete në shtëpi si kujtues.

  • Çfarë pyetjesh kam? Çfarë udhërrëfimi ose drejtimi më nevojitet për sfidat me të cilat përballem?

  • Cila është diçka specifike që do të bëj për t’u përgatitur të dëgjoj drejtimin e Zotit për mua në konferencën e përgjithshme? (Zgjidh një ose dy mënyra që rendite në fletushkën tënde.)

Ndihmojini nxënësit të raportojnë për përvojën e tyre me konferencën e përgjithshme

Pas konferencës së përgjithshme, merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të tregojnë se si ndikoi përgatitja e tyre për konferencën e përgjithshme në përvojën e tyre. Disa nxënës mund të mos kenë marrë pjesë në konferencë. Mund t’u jepni kohë këtyre nxënësve të rishikojnë përmbledhjet e bisedave.

  • Çfarë bëtë për t’u përgatitur? Në çfarë mënyrash ishte e dobishme kjo?

  • Si ju ndihmoi përgatitja për ta dëgjuar zërin e Shpëtimtarit dhe për të marrë drejtim nga Ai?

Nxënësit mund edhe të shprehin ndjenjat ose dëshminë e tyre rreth asaj që ndien ose dëgjuan gjatë konferencës së përgjithshme.