“Mësimi 110 – Doktrina e Besëlidhje 95: ‘Ndërtimi i Shtëpisë Sime’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 95”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 110: Doktrina e Besëlidhje 94–97
Doktrina e Besëlidhje 95
“Ndërtimi i Shtëpisë Sime”
Si pjesë të Rivendosjes së ungjillit të Tij, Jezu Krishti i urdhëroi shenjtorët të ndërtonin një tempull në Kirtland të Ohajos. Muaj më vonë, kur shenjtorët ende nuk e kishin nisur ndërtimin, Shpëtimtari i qortoi ata me dashuri dhe ua tha përsëri urdhërimin e Tij për të ndërtuar shtëpinë e Tij. Me bindje, shenjtorët punuan me zell për të ndërtuar Tempullin e Kirtlandit. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të adhuruar Zotin në tempullin e Tij.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Bërja e adhurimit të tempullit një përparësi
Për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë rreth rëndësisë së adhurimit të Zotit në tempujt e Tij, ju mund t’i ndihmoni nxënësit të krijojnë një skenar të një të riu/reje imagjinar/e që kishte plane ta frekuentonte tempullin, por zgjodhi të mos e bënte. Një mënyrë për ta bërë këtë është të paraqitni nxitjen vijuese dhe t’u kërkoni nxënësve t’i plotësojnë vendet bosh me arsyet që mund të japë dikush për mosfrekuentimin e tempullit. Diskutoni përse ndonjëherë ne nuk arrijmë t’i japim përparësi frekuentimit të tempullit.
Nëse ju dhe nxënësit tuaj jetoni shumë larg nga një tempull për të qenë në gjendje t’i jepni përparësi frekuentimit të tempullit, ju thjesht mund ta filloni mësimin me vetëvlerësimin që pason veprimtarinë e plotësimit të vendeve bosh.
Unë doja ta frekuentoja tempullin. Megjithatë, për shkak të , nuk shkova.
Përdore shkallën vijuese për të reflektuar se sa e rëndësishme ndien se është të adhurosh Zotin në tempull.
Nxitini nxënësit të kërkojnë zbulesë vetjake gjatë mësimit për të ditur mënyrat se si ata mund t’i japin përparësi adhurimit në tempull.
Nëse nxënësit tuaj nuk kanë qasje në një tempull aty pranë, përshtateni mësimin sipas rastit për t’i ndihmuar nxënësit ta ndiejnë rëndësinë e përgatitjes për të frekuentuar tempullin një ditë.
Zoti i qorton ata që Ai i do
Në fundin e dhjetorit të vitit 1832, Shpëtimtari e urdhëroi popullin e Tij të ndërtonte një tempull ose “një shtëpi të Perëndisë” (Doktrina e Besëlidhje 88:119). Kur Zoti zbuloi seksionin te Doktrina e Besëlidhje 95 në qershor të vitit 1833, shenjtorët e kishin blerë tokën, por ndërtimi nuk kishte filluar ende.
-
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 95:1–3, duke kërkuar atë që Zoti i tha popullit të Tij.
-
Çfarë mësojmë nga këto vargje rreth ndjenjave të Zotit për tempullin?
-
Si e tregoi Zoti dashurinë e Tij për popullin e Tij?
Mund të jetë mirë që t’i pyesni nxënësit a e dinë se çfarë do të thotë “të qortosh”. Nëse është e nevojshme, shpjegoni se “të qortosh” do të thotë të ndreqësh me qëllimin e përmirësimit të sjelljes.
Zoti e urdhëroi popullin e Tij të ndërtonte një tempull
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 95:4, 8–9, duke kërkuar arsyet përse Zoti i urdhëroi shenjtorët ta ndërtonin shtëpinë e Tij.
-
Si do të bekoheshin shenjtorët për bindjen ndaj urdhërimit të Zotit për të ndërtuar një tempull?
-
Çfarë u premtoi atyre në veçanti Ati Qiellor?
Ndërsa nxënësit tregojnë arsyet përse Zoti i urdhëroi shenjtorët ta ndërtonin shtëpinë e Tij, ndihmojini ata të përcaktojnë një parim të tillë si: Jezu Krishti e urdhëron popullin e Tij të ndërtojë tempuj për të përmbushur premtimin e Atit Qiellor për t’u dhuruar atyre fuqi.
-
Çfarë mendon se do të thotë të marrësh dhurimin e fuqisë së Perëndisë?
Sipas nevojës, shpjegoni se “të dhurosh” do të thotë t’i japësh dikujt një dhuratë. Të marrësh një dhurim në tempull do të thotë të marrësh një dhuratë të njohurisë dhe fuqisë shpirtërore.
Bëni pyetje që nxitin diskutim: Pyetjet vijuese mund të përdoren për të krijuar një diskutim kuptimplotë si klasë. Për t’u ushtruar më shumë mbi mënyrën se si ta bëni këtë, shihni trajnimin e titulluar “Help Learners Take Responsibility for Their Learning” [“Ndihmojini Nxënësit të Mbajnë Përgjegjësi për të Mësuarit e Tyre”], që gjendet te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve. Merreni parasysh të ushtroni zotësinë “Resist the tendency to respond to every comment and question and invite class to respond” [“Rezistojini prirjes për t’iu përgjigjur çdo komenti dhe pyetjeje dhe ftojeni klasën të përgjigjet”].
-
Cilat janë disa mënyra të ndryshme se si Perëndia mund të zgjedhë të na bekojë me fuqinë e Tij nëpërmjet tempujve të Tij?
-
Si mendon se marrja e fuqisë së Perëndisë nëpërmjet tempullit të Tij do të të ndikonte në shtëpi, shkollë ose në aspekte të tjera të jetës sate?
“Ju do të keni fuqi për ta ndërtuar atë”
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 95:11–14, duke kërkuar fjalët ose frazat që mund t’i kenë shtyrë shenjtorët t’i binden urdhërimit të Zotit për të ndërtuar një tempull.
-
Çfarë gjete? Si mund të ketë qenë shtysëdhënëse kjo?
Merreni parasysh ta ndani klasën në grupe të vogla. Ju mund t’i jepni secilit grup një kopje të fletushkës “Sakrificat e Bëra për të Ndërtuar Tempullin e Kirtlandit”. Ftojini nxënësit të lexojnë rreth ndërtimit të Tempullit të Kirtlandit në fletushkë ose te Saints, vëll. 1, The Standard of Truth, f. 210–211, 221.
Nxënësit mund të renditin në fletushkë ose në tabelë disa sakrifica që bënë shenjtorët për Tempullin e Kirtlandit. Më pas ata mund të diskutojnë dhe renditin sakrificat që ne mund të bëjmë për të frekuentuar tempullin ose për t’u përgatitur për të adhuruar Zotin në tempujt e Tij në kohën tonë.
Sakrificat e Bëra për të Ndërtuar Tempullin e Kirtlandit
Menjëherë pas u mor seksioni 95, Hajrëm Smithi filloi ta pastronte fushën ku do të ndërtohej tempulli. Ndërtimi i tempullit ishte një sfidë e vështirë. Në atë zonë ishin vetëm rreth 150 anëtarë të Kishës. Ata nuk i kishin përvojën ose zotësitë për të mbikëqyrur një ndërtesë kaq të madhe. Ndërtimi i tempullit gjithashtu do t’i vendoste Kishës dhe anëtarëve një barrë financiare. Megjithatë, ata i hynë punës dhe Zoti e përmbushi premtimin e Tij për t’u dhënë atyre “fuqi për ta ndërtuar atë” (Doktrina e Besëlidhje 95:11). Artemus Milleti, një i kthyer në besim nga Kanadaja dhe murator me përvojë, u zhvendos në Kirtland dhe e mbikëqyri ndërtimin. Një i kthyer tjetër në besim, Xhon Taneri, ofroi ndihmë financiare në një çast kritik. Burrat, gratë dhe fëmijët e asaj zone dhuruan kohë, punë dhe burime për ta ndërtuar tempullin. (Shihni Lisa Olsen Tait dhe Brent Rogers, “A House for Our God” [“Një Shtëpi për Perëndinë Tonë”], te Revelations in Context [Zbulesat në Kontekst] [2016], f. 167; Saints, vëll. 1, The Standard of Truth, f. 210–211.)
-
Cilat janë disa sakrifica që bënë shenjtorët për të ndërtuar Tempullin e Kirtlandit? Çfarë ju bën përshtypje rreth këtyre sakrificave?
-
Cilat janë disa sakrifica që mund të bëjmë për të frekuentuar shtëpinë e Zotit?
Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit ta tregojnë atë që mësuan. Merreni parasysh me lutje se kur mund t’ua tregoni nxënësve thënien vijuese nga Presidenti Nelson që e përsërit rëndësinë e bërjes së sakrificave për të adhuruar Zotin në tempull.
Presidenti Rasëll M. Nelson na bekoi për të bërë një sakrificë për të adhuruar në tempull:
“Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, ndërtimi i këtyre tempujve mund të mos e ndryshojë jetën tuaj, por koha juaj në tempull sigurisht do ta ndryshojë. Në këtë frymë, ju bekoj t’i dalloni ato gjëra të cilat mund t’i vini mënjanë që të mund të harxhoni më shumë kohë në tempull.” (Rasëll M. Nelson, “Punës Le t’i Vihemi”, Liahona, maj 2018, f. 119)
-
Si je bekuar ti ose të tjerë që ti i njeh, duke bërë sakrifica për ta adhuruar Zotin në tempullin e Tij?
Nëse keni pasur përvoja të adhurimit të Zotit në tempullin e Tij, merreni parasysh të tregoni mënyrat se si Zoti ju ka bekuar si rrjedhojë e tij. Nëse ju ose ndonjë nxënës nuk e keni pasur mundësinë ta frekuentoni tempullin, materiali filmik “Temples Are a Beacon” [“Tempujt Janë një Fener”] (2:50) mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë për ta adhuruar Zotin në tempull, pavarësisht sakrificës.
2:50Nxënësit mund të kenë dobi nga shënimi i përgjigjeve të tyre për pyetjet vijuese në ditarët e tyre të studimit. Më pas, mund të ftoni nxënës të gatshëm t’i shprehin mendimet e tyre.
-
Si mendon se mësimet te Doktrina e Besëlidhje 95 mund të gjejnë zbatim te ti sot?
-
Çfarë ke mësuar rreth rëndësisë së adhurimit të Zotit në tempujt e Tij?