Seminari
Doktrina e Besëlidhje 94–97: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 94–97: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 94–97”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 94–97

Doktrina e Besëlidhje 94–97

Vështrim i Përgjithshëm

Në fund të dhjetorit të vitit 1832, Zoti i urdhëroi shenjtorët të ndërtonin një tempull në Kirtland, Ohajo. Deri në qershor të vitit 1833 ata nuk e kishin nisur ndërtimin. Zoti e qortoi popullin e Tij dhe e ripohoi urdhrin e Tij për të ndërtuar shtëpinë e Tij. Kur udhëheqësit e Kishës në Misuri i kërkuan udhëzime Jozef Smithit, Zoti gjithashtu i urdhëroi ata të ndërtonin një tempull.

ikona e trajnimitBëni pyetje që nxitin diskutim: Diskutimet kuptimplota si klasë ndodhin kur nxënësit ndërveprojnë me mësuesin dhe me njëri-tjetrin. Bëni pyetje të rëndësishme që u japin mundësi shumë nxënësve që të përgjigjen. Ju mund të bëni gjithashtu pyetje që i ftojnë nxënësit t’u përgjigjen komenteve të shokëve të klasës. Për të mësuar më shumë mbi mënyrën se si Shpëtimtari i ftoi të tjerët të ishin nxënës aktivë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Ndihmoi Njerëzit ta Kërkonin, Dallonin dhe Kuptonin të Vërtetën” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni një shembull të përdorimit të pyetjeve për t’i ndihmuar nxënësit të marrin pjesë në mënyrë aktive në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 95”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 95

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të adhuruar Zotin në tempullin e Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shkruajnë në ditarët e tyre të studimit se si Zoti i ka bekuar ata nëpërmjet njohurisë së tyre për tempujt. Kjo do t’i përgatitë ata për t’ia treguar përvojat e tyre klasës.

  • Fletushkë: “Sakrificat e Bëra për të Ndërtuar Tempullin e Kirtlandit”

  • Material filmik: “Temples Are a Beacon” [“Tempujt Janë një Fener”] (2:50)

Doktrina e Besëlidhje 97

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të bëhen të kulluar në zemër.

Ushtrimi 7 i Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: T’u japë nxënësve mundësi për t’i përvetësuar fragmentet e zotërimit doktrinor dhe doktrinën që ata japin mësim, dhe t’i ndihmojë ata t’i mësojnë dhe zbatojnë parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përzgjedhin një fragment të zotërimit doktrinor që do të donin ta mësonin përmendsh. Nxitini ata t’i kushtojnë pak kohë mësimit përmendsh të fragmentit duke përdorur programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] ose burime të tjera.

  • Sende: Copa të vogla letre ose karta për të krijuar karta të ilustrimit