Seminari
Mësimi 109 – Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 7: Doktrina e Besëlidhje 84–93


“Mësimi 109 – Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 7: Doktrina e Besëlidhje 84–93”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 7”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 109: Doktrina e Besëlidhje 93

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 7

Doktrina e Besëlidhje 84–93

adoleshent duke marrë pjesë në seminar

Reflektimi mbi të mësuarit tonë shpirtëror dhe vlerësimi i tij mund të na ndihmojnë të afrohemi më shumë me Jezu Krishtin. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kujtojnë dhe vlerësojnë rritjen shpirtërore që kanë përjetuar nëpërmjet studimit të tyre të librit Doktrina e Besëlidhje.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përparimi

Merreni parasysh ta shkruani fjalën përparim në tabelë.

Ju gjithashtu mund të paraqitni një figurë të një shiriti përparimi si ai i mëposhtëm:

shiriti i përparimit
  • Cilët janë disa shembuj të gjërave për të cilat mund ta gjurmojmë përparimin?

    Disa shembuj mund të përfshijnë arsimimin tonë, qëllimet që i kemi vendosur vetes, vendndodhjet drejt të cilave do të udhëtojmë, ose gjërat që mund t’i blejmë ose shkarkojmë nga interneti.

  • Përse është e dobishme të jesh në dijeni të përparimit të këtyre gjërave?

Në këtë mësim, ti do të vlerësosh një pjesë të përparimit shpirtëror që po bën nëpërmjet studimit të librit Doktrina e Besëlidhje. Kjo mund të të japë ty një mundësi për të kremtuar sukseset e tua dhe për të bërë çdo rregullim të nevojshëm.

  • Cilat janë disa mënyra se si ke përparuar shpirtërisht ndërsa ke qenë duke studiuar librin Doktrina e Besëlidhje?

Ndërkohë që dhatë mësimet te Doktrina e Besëlidhje 84–93, ju mund të keni theksuar të vërteta të ndryshme nga ato të vlerësuara në veprimtaritë vijuese. Nëse është e nevojshme, rregullojini veprimtaritë vijuese për t’i ndihmuar nxënësit ta vlerësojnë veten për të vërtetat që klasa i theksoi më shumë.

Shpjegojii rolet, titujt dhe karakteristikat e Jezu Krishtit

Merrni parasysh të paraqitni një figurë të Jezu Krishtit përpara se të tregoni sa vijon.

Një nga ftesat e Shpëtimtarit te Doktrina e Besëlidhje është të “mëso[ni] nga [Ai] dhe dëgjo[ni] fjalët [e Tij]” (Doktrina e Besëlidhje 19:23).

  • Çfarë po mëson rreth Jezu Krishtit në studimin tënd më të fundit të librit Doktrina e Besëlidhje?

    Kjo pjesë e mësimit ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të shpjegojnë disa role, tituj ose karakteristika të veçanta të Jezu Krishtit. Merreni parasysh të paraqitni një ose më shumë nga mundësitë vijuese dhe t’u jepni kohë nxënësve për ta plotësuar njërën. Nxënësit mund të punojnë për këto veprimtari individualisht ose në dyshe.

    Mund të jetë e dobishme të paraqitni disa referenca të shkrimit të shenjtë që nxënësit i kanë studiuar së fundi, të cilat i përshkruajnë rolet ose titujt e Jezu Krishtit. Nxënësit mund t’i shqyrtojnë këto si pjesë e veprimtarisë. Shembujt mund të përfshijnë Doktrina e Besëlidhje 76:1–7, 22–24; 88:1–13, 41; 93:1–10.

  • Harto një listë të disa prej emrave ose titujve të Jezu Krishtit që i ke studiuar kohët e fundit. Më pas zgjidh njërin ose më shumë prej tyre dhe përgjigju për pyetjet vijuese: 1) Çfarë të mëson ky emër ose titull rreth Jezu Krishtit? 2) Çfarë të ndihmon ky emër ose titull të kuptosh rreth mënyrës se si Ai mund të të ndihmojë?

  • Krijo një paraqitje pamore të disa prej roleve ose titujve të tu të parapëlqyer të Jezu Krishtit. Kjo mund të jetë një paraqitje me fjalë ose një vizatim që përfaqëson një ose më shumë nga rolet ose titujt që zgjodhe. Përfshi referenca të zbatueshme të shkrimeve të shenjta si pjesë të krijimit tënd.

  • Shkruaj një poezi ose tekstin e një kënge që përfshin disa prej roleve ose titujve të Jezu Krishtit që të parapëlqejnë.

  • Imagjino sikur ke mundësinë t’i mësosh dikujt se kush është Jezu Krishti dhe çfarë mund të bëjë Ai për ne. Shkruaj një përshkrim të paktën një paragraf të gjatë, që përfshin të paktën tre nga rolet ose titujt e Krishtit.

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë të mjaftueshme për ta plotësuar veprimtarinë e tyre të zgjedhur, jepuni atyre një mundësi për ta treguar atë që bënë. Nëse punuan individualisht, ata mund t’ia tregojnë një partneri ose një grupi të vogël. Nëse punuan me nxënës të tjerë, ata mund të flasin me një grup të ndryshëm. Gjithashtu, mund të ftoni disa nxënës të gatshëm t’ia tregojnë të gjithë klasës atë që bënë.

Ndiej një dëshirë më të madhe për t’u afruar më shumë me Jezu Krishtin

Veprimtaria vijuese e vlerësimit lidhet me ftesën e Shpëtimtarit te Doktrina e Besëlidhje 88:63 për t’i ardhur pranë Atij. Nëse gjen zbatim, merreni parasysh t’u kujtoni nxënësve disa nga veprimtaritë e të mësuarit nga mësimi “Doktrina e Besëlidhje 88:51–95” për t’i ndihmuar ata ta kujtojnë atë që mësuan dhe ndien.

Për shembull, nëse përdorët magnetet si mësim me sende, ju mund të merrni parasysh të ngrini lart dy magnete dhe t’i ftoni nxënësit ta tregojnë atë që mbajnë mend rreth atij mësimi. Nëse nxënësit krijuan vizatime në ditarët e tyre të studimit që përfaqësuan se sa pranë ata u ndien në atë kohë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, ju mund t’i ftoni t’i gjejnë ato vizatime për t’i ndihmuar të krahasojnë se si ndihen tani me mënyrën se si u ndien në atë kohë.

Mund të të kujtohet studimi i një ftese të rëndësishme nga Shpëtimtari te Doktrina e Besëlidhje 88:63. Lexoje këtë varg për të shqyrtuar ftesën e Shpëtimtarit.

Jepuni nxënësve një mundësi për t’i vlerësuar dëshirat e tyre për t’iu afruar më shumë Jezu Krishtit duke iu përgjigjur pyetjeve vijuese në ditarët e tyre të studimit.

  • Si krahasohet dëshira jote për t’iu afruar më shumë Jezu Krishtit sot me pozicionin e saj para disa javësh ose muajsh (më e ulët, pothuajse njëlloj, ose më e lartë)?

  • Çfarë ka ndikuar në dëshirat e tua nga ato që ke mësuar ose përjetuar?

  • Çfarë veprimesh ke ndërmarrë për t’iu afruar më shumë Krishtit? Çfarë veprimesh dëshiron të ndërmarrësh për t’iu afruar më shumë Atij?

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë të mjaftueshme për t’i shënuar përgjigjet e tyre, ftojini disa vullnetarë t’ia tregojnë klasës disa prej përgjigjeve të tyre.

Ftesa për t’u zbatuar

Si pjesë e studimit tënd në seminar, ti mund të jesh ftuar të zbatosh ftesa të caktuara nga shkrimet e shenjta në jetën tënde.

Ndalu një çast për të kujtuar disa nga qëllimet që ke vendosur për veten, ose mbresat shpirtërore që ke pasur ndërsa studiove. Mund ta bësh këtë duke kërkuar në ditarin tënd të studimit ose duke gjetur shkrimet e shenjta që i ke shenjuar kohët e fundit.

Nëse është e mundur, merreni parasysh të tregoni disa ftesa të veçanta që u keni bërë nxënësve në mësimet më të fundit. Për shembull, ju mund t’i keni ftuar nxënësit të përcaktojnë qëllime të ngjashme me ato në vijim:

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë të mjaftueshme për ta rishikuar qëllimin që i kanë vendosur vetes, jepuni kohë atyre për ta vlerësuar përparimin e tyre duke u bërë pyetje si ato në vijim:

  • Çfarë përpjekjesh ke bërë për t’i zbatuar këto mësime nga Jezu Krishti në jetën tënde?

  • Çfarë ndryshimi kanë sjellë këto përpjekje në jetën tënde dhe në marrëdhënien tënde me Perëndinë?

  • Cilët mendon se duhet të jenë hapat e tu të radhës në këto fusha?